LIVE UPDATES
Aktualitet

DOSJA/ Hetimi për drogën zbuloi korrupsionin në Elbasan, u hetua dhe përgjua një prokuror (BISEDAT)

Në rrjetën e përgjimeve dhe vëzhgimeve në teren, ka qënë dhe prokurori i Elbasanit, Arbër Berexha, i cili ka pasur një komunikim me oficerin Çelnik Toska, duke e urdhëruar këtë të fundit që mos lironte nga komisariati makinën e bllokuar me dru, pa pasur një urdhër-lirimi, të firmosur nga prokurori i çështjes.

28 Maj 2023, 15:00 Nga Dosja.al
DOSJA/ Hetimi për drogën zbuloi korrupsionin në Elbasan, u hetua
SPAK

TIRANË- Arrestimi i dy inspektorëve të policisë së Elbasanit Çelnik Toska dhe Sefer Shukën, lindi si pasojë e kryerjes së përgjimeve për një çështje droge, e cila po ndiqej nga prokuroria e Elbasanit.

Në rrjetën e përgjimeve dhe vëzhgimeve në teren, ka qënë dhe prokurori i Elbasanit, Arbër Berexha, i cili ka pasur një komunikim me oficerin Çelnik Toska, duke e urdhëruar këtë të fundit që mos lironte nga komisariati makinën e bllokuar me dru, pa pasur një urdhër-lirimi, të firmosur nga prokurori i çështjes.

“Ora News” ka siguruar të plotë dosjen e gjykatës, ku në vendimin prej 53 fletë jepet një tablo e qartë e përpjekjeve të sekserëve dhe oficerëve të policisë, për lirimin e një kamioni tip “Mitsubishi”, i cili ishte ngarkuar me dru, por qe kapur nga policia e Gramshit.

Referuar dosjes hetimore çështja penale në SPAK, që çoi në ndalimin e Çelnik Toskës, sekserit Lulzim Hasa me pseudonimin “Brava”, Sefer Shukës dhe babë e bir, Lirian dhe Zenel Taragjini, ka lindur nga një informacion që oficeri i përgjimeve në Prokurorinë e Përgjithshme, ka çuar në SPAK.

Oficeri ka informuar prokurorët e SPAK, se ishte duke kryer përgjime për dosjen penale me Nr.1407, e cila flet për kultivim të lëndëve narkotike. Kur gjatë bisedave të përgjuara, njëri nga personat ka përmendur faktin se për lirimin e një makine të kapur me dru, kishte dhënë 1 milion lekë të vjetra.

Këto para janë paguar 500 mijë lekë të vjetra për prokurorin e çështjes dhe pjesa tjetër do jepej në forma të ndryshme, duke e paguar me mish.

Kjo bisedë e përgjuar në fillim të muajit nëntor 2022 kryhet mes Zenel Taragjinit pronarit të makinës dhe një personi tjetër që posedon numrin +839.Taragjini i shprehet personit se:

”…për nxjerjen e makinës nga komisariati kam dhënë 1 milion lekë. 500 mijë lekë janë dhënë për prokurorin e çështjes, ndërsa 500 të tjera do të jepen në formë tjetër, duke therur ndonjë bagëti për mish…”.

Në fakt sasinë e mishit e ka marë oficeri i policisë Çelnik Toska, i cili në 8 dhjetor 2022 ka marë në ambjentet e lokal “Champion” në Elbasan, sasinë e mishit të futur në një thas të bardhë me vija rozë. Sasia e mishit i është dorëzuar oficerit të policisë, nga i hetuari Zenel Taragjini.

Mbi bazën e këtij informacioni SPAK, në muajin Nnëtor 2022 ka nisur hetimet duke vënë në përgjim dhe survejim, oficerët e policisë së Elbasanit, babë e bir Taragjini, sekserin Lulzim Hasa dhe vetë prokurorin e çështjes në Elbasan, Arbër Berexha.

Në datën 15 nëntor 2022, Zenel Taragjini ka komunikuar me Lulzim Hasa ose “Brava” dhe midis tyre është zhvilluar kjo bisedë me përbajtje e mëposhtme si vijon, duke kuptuar se Lulzimi ka shkuar në prokurorinë e Elbasanit dhe ishte interesuar për prezencën e prokurorit të çështje:

Lulzim Hasa: O Zenel.

Zenel Taragjini: Si je, mos je i zënë?

Lulzim Hasa: Mirë, mirë, jo jo i zënë isha unë po.. ai s’ka ardhur se këtu jam…seminar nuk vika sot....

Zenel Taragjini: Po kur vjen?

Lulzim Hasa: I lashë numrin, i lashë numrin që të më marri…

Zenel Taragjini: A bëhet këtë javë o burrë?

Lulzim Hasa: Po po po po po.. rri rehat…

Zenel Taragjini: Më merr në telefon dhe të vij direkt pastaj.

Lulzim Hasa: Eh do të marr unë në telefon.. se ku e dija unë që seminar.. ça ti bëja.

Zenel Taragjini: mirë mirë unë prandaj thashë se thashë se…

Lulzim Hasa: Po po rri i qetë..rri i qetë..rri i qetë…

Zenel Taragjini: Të pashë kur ike…

Lulzim Hasa: Hë më pe ti mua?

Zenel Taragjini: Po të pashë ishe me, aty matanë Cerrikut më duket…

Lulzim Hasa: Po po po mirë.. hajde shëndet mirupafshim.

Zenel Taragjini: Hajt dëgjohemi.

Nga përmbajtja e bisedës më sipër, krijohet dyshimi i arsyeshëm se shuma monetare e përmendur në bisedat e mëparshme nga të hetuarit Lirian dhe Zenel, prej 500 mijë lekësh i është dhënë Lulzim Hasa, me qëllim që ky i fundit të sigurojë nxjerrjen e makinës së sekuetruar. Ai e siguron që të rrijë i qetë, duke i s’qaruar se atë ditë prokurori i dosjes ndodhej në një seminar dhe jo në ambjentete punës.

Ndërkohë në datën 7 janar 2023, Lirian Taragjini bisedon në telefon me gruan e tij. Ka kaluar shumë kohë dhe sërisht ai makinën nuk e kishte marë nga policia, megjithëse pretendonte se kishte paguar 1 milion lekë përfshirë këtu dhe sasinë e mishit. Në bisedë, Liriani i shprehet gruas së tij se do shkonte vetë të takonte prokurorin dhe ta mbaronte atë punë. Sipas bisedës me sa duket Liriani do shkonte me një person tjetër në takimin me prokurorin, që besohet se ka qënë një nga oficerët e implikuar. Ndërsa sipas kësaj bisede, sekseri Lulzim Hasa, dyshohet se nuk ka dorëzuar tek prokurori sasinë e lekëve prej 500 mijë lekë të vjetra.

Gruaja: Çar tha për makinën, çar tha?

Lirian Taragjini: Do vete të hënën.

Gruaja: Do vesh prapë mo?

Lirian Taragjini: Po qysh pra, të hënën, do vete me atë të hënën atje direkt.

Gruaja: Tek ai shefi?

Lirian Taragjini: Po tek ai prekurori pra prekurori. Unë kam bërë nja 2-3 ashtu me të tha, edhe ai i ka ndarë gjysëm me mua tha. Ku të pranon ty vetëm ai tha, po sikur ta nxjerrësh me video ti tha? Ja mba bytha atij te ti marri ty tha. Hajde të lumtë hajde. Të dy bashkë tha. E më mori edhe emrin e Lulit.

Gruaja: Epo do ashtu ai tha.

Lirian Taragjini: Mori emrin e Lulit, mori ...ehu.

Gruaja: Dua ta di thoshe, a e ka marrë kafen filani.

Lirian Taragjini: Ka marrë opingat. Po qysh pra, do i themi bashkë atë ditë tha, vemi direkt.

Gruaja: Po jo o burr kafen do t’ja them (nuk kuptohet)

Lirian Taragjini: Grua, ma tha vetë, ndaj u nisa tek ai, po neve…

Gruaja: Mirë.

Lirian Taragjini:...ik anej.

Gruaja: Mirë o mirë.

Lirian Taragjini: E bëri ai Goni, ai nga Gramshi. E mora në telefon, i mora numrin e telefonit.

Në kuadër të hetimit të kësaj dosje, mes personave të përgjuar dhe mbajtur në vëzhgim është dhë prokurori i Elbasanit, Arbër Berexha. Nuk dihet me saktësi nëse takimi mes tij dhe Lirian Taragjinit është kryer në ambjentet e brendshme të prokurorisë ose jo, por në këtë bisedë të përgjuar prokurori Arbër Berexha urdhëron oficerin Çelnik Toska, që të mos kryejë asnjë veprim për lirimin e makinës me dru, pa nxjerë një urdhër-lirimi vetë prokurori. Mes Berexhës dhe oficerit Toska, zhvillohet kjo bisedë si vijon më poshtë, ku nga përmbajtja duket se hetimi i SPAK është dekonspiruar pasi prokurori urdhëron në mënyrë të prerë oficerin që të mos meret fare me punën e kthimit të makinës.

Arbër Berexha: Po Çelnik.

Çelnik Toska: Prokuror si ja kalove?

Arbër Berexha: Mirë si ja kalove?...Mirë mirë…

Çelnik Toska: Më fal për shqetësimin , po jam duke bërë referimin e këtij relacionit të procedimit 1558

Arbër Berexha: Po…

Celnik Toska: Prerja e paligjshme e pyjeve.. tani ky personi nuk ka prerë dru në zonën e mbrojtur, i kreva këto detyrat që më ke lënë….

Arbër Berexha: Po.

Granit Xhaka lëviz me makinë Smart, në rrugët e Londrës, ja arsyeja

Çelnik Toska: Nuk është proceduar më parë... nuk ka ndonjë procedim ndaj tij.

Arbër Berexha: Nuk ka ndonjë denoncim ndonjë gjë ndonjë ashtu?

Çelnik Toska: Jo nuk ka denoncime fare kështu.. ee ne ai vendi ku i kish prerë na çoi e bëmë atë… kqyrjen e vendit të ngjarjes….

Arbër Berexha: Po.

Çelnik Toska: Edhe ishin disa pemë të prera me një fjalë prej pak kohe…

Arbër Berexha: Po...

Çelnik Toska: Edhe tani ka ngelur vetëm kjo makina.. është për tu këthyer apo jo?.

Arbër Berexha: Tashi më dëgjo mua Çelnik.. mos u merr me pjesën e makinës…

Çelnik Toska: Po.

Arbër Berexha: Ashtu, kryej veprimet, bo ato dhe kaq…

Çelnik Toska: Në rregull në rregull.

Arber Berexha: Mirë?

Çelnik Toska: Në rregull.

Arbër Berexha: Kur të marrësh urdhrin atëherë.. nëse nuk merr urdhër nuk ashtu.. mos u mer me atë.

Çelnik Toska: Në rregull unë po bëj relacionin atëherë dhe…

Arbër Berexha: Dakort e pra.. hajt mos u merr me atë…

Çelnik Toska: Mirë, mirupafshim.

Nga të dhënat e përftuara nga biseda e mësipërme, rezulton se i hetuari Çelnik Toska, oficeri i policisë gjyqësore i ngarkuar për hetimin e procedimit penal në ngarkim të Zenel Taragjini, flet me prokurorin e çështjes Arbër Berexha, ku pasi e informon lidhur me veprimet hetimore të kryera prej tij, e pyet prokurorin e çështjes lidhur me makinën dhe nëse ajo është për tu kthyer apo jo. Prokurori i kërkon që të mos merret me pjesën e makinës për sa kohë nuk ka urdhër nga ai për ta kthyer./Marre nga Ora News

celnik toska sefer shuka arber berexha

Sondazh

Poll

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën