LIVE UPDATES
Aktualitet

Dosja “Sterilizimi”, grabitja e miliardave u krye përmes nënkontraktorëve, vetëm në një rast zbatuan kontratën

Gjatë hetimeve të kryera, SPAK ka gjetur shkelje të përsëritura të Nenit 15 të kontratës, që flet për kriteret e “Nënkontraktimit” të subjekteve të treta.

25 Gusht 2023, 16:09 Nga m.s
Dosja “Sterilizimi”, grabitja e miliardave u krye përmes
Klodian Rjepaj dhe Ilir Beqaj

Mes shumë pikave të shkeljes së kontratës koncesionare të sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale, është hapësira e lidhjes së bashkëpunimeve në këtë biznes përmes skemës së nënkontraktimeve të kompanive të treta.

Gjatë hetimeve të kryera, SPAK ka gjetur shkelje të përsëritura të Nenit 15 të kontratës, që flet për kriteret e “Nënkontraktimit” të subjekteve të treta.

Shkeljet dhe moszbatimi i këtij neni të dakordësuar mes koncesionarit dhe autoritet të Ministrisë së Shëndetësisë, janë kryer nga pronari i koncesionit, Ilir Rrapaj tashmë në burg, ish-zv/ministri Klodian Rjepaj tashmë në burg dhe ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ende i lirë, por i vënë në hetim nga SPAK që prej muajit Korrik 2023.

Sipas Nenit 15, “…konçesionari i sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale, ka të drejtë të nënkontraktojë një ose më shumë shërbime, pasi të ketë marrë aprovimin paraprak me shkrim të autoritet të Ministrisë së Shëndetësisë…”.

Në rastin konkret, SPAK thotë se zbatimi i këtij Neni në kontratën koncesionare është bërë vetëm me rastin e nënkontraktimit të kompanisë “Kneo Transport Kompani” alias (Med Red) që rezulton të jetë në pronësi të Kneo Laçit dhe Iris Allajbeut, gruas së pronarit të Spitalit Amerikan, Klodian Allajbeu.

Vetëm në këtë rast është zbatuar kontrata mes dy palëve, duke futur si nënkontraktore në shërbimin e pastrimit të mbetjeve spitalore, kompaninë e Klodian Allajbeut.

Autorizimi në këtë rast është dhënë në 23 shkurt 2016 nga Ministria e Shëndetësisë, ku Klodian Rjepaj, kishte dhënë urdhër-porosi që të jepej autorizimi, me qëllim futjen në lojë të kompanisë së Allajbeut.

Kompania nënkontraktore e Allajbeut ka fituar duke kryer shërbimin për llogari të “Sani Service”, plot 173 milion lekë të reja.

Ndërsa në të gjitha rastet e tjera, koncesionari “Sani Servisi” dhe Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Ilir Beqaj, nuk kanë zbatuar nenin që flet për nënkontraktorët.

Janë me dhjetëra kontrata miliona dhe miliarda lekë, që “Sani Service” e Ilira Rrapaj ka lidhur me firma nënkontratore të hapura pikërisht nga vetë Rrapaj, duke përdorur kartat e ID të shokëve, punonjësve të tij, nipit, vëllait Mitat Rrapaj dhe fëmijët e punonjësve të konçesionarit.

Për dhjetëra kontrata shërbimesh si “Game Service”, “Globalsher”, Ilir Rrapaj, Umbro Staçini, “Servizi Italia”, “Tecnosanimed”, “Ujet”, "Eumedica Senior", “AlbaMed 2014”, “Geonad Systems”, “Steralb”, “Sitec”, “2T”, “Comfort”, “Tecnosanimed srl”, Servet Biçaku, IT Solutions e Rezarta Biba, “Me-Sys” etj, nuk është dhënë autorizimi nga ministri, Ilir Beqaj dhe zv/ministri Klodian Rjepaj.

Futja me nënkontraktim, e të gjitha kompanive të shokëve të Ilir Rrapaj dhe vetë kompanitë e tij, është bërë në mënyrë të njëanshme nga konçesionari “Sani Service”, duke mos pyetur fare për autorizimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Në këtë rast del qartë se ose konçesionari nuk ka pyetur fare ministrinë. Ose titullarët e kësaj të fundit, nuk kanë shfaqur interes dhe s’kanë ushtruar detyrën përmes kontrollit të lejuar me ligj, mbi veprimet e konçesionarit në lidhjen e nënkantraktimeve.

Këto janë shkelje të abuzimit me detyrën, ku përmes veprimit dhe mosveprimit, drejtuesit e Ministrisë së Shëndetësisë, kanë konsumuar veprën penale.

Përmes skemës së nënkontratimeve të kompanive të treta dhe të katërta në pronësi të Ilir Rrapaj, italianit Umbro Staçini dhe pronarët e tjerë të “Sani-Service”, ata kanë kryer mbivaturim të vetvetes tek kompania konçesionare “Sani Service”.

Vetëm në një rast, thotë SPAK 14 subjekte nënkontraktuale kanë faturuar për shërbime të ndryshme me 440 milion lekë të vjetra, kompaninë “Globalsher” të Ilir Rrapaj, e cila ishte futur si nënkontraktore në shërbimin e sterilizimit nga konçesionari “Sani Service” në pronësi të Ilir Rrapaj.

Për të njëjtin shërbim që 14 nënkontraktuesit kanë faturuar 440 milion lekë “Globalsher”, kjo e fundit ka mbifaturuar konçesionarin “Sani service” me 6 miliard 967 milion lekë dhe 321 mijë euro.

Një balancë financiare kjo që tregon vjedhjen e kryer përmes skemës së nënkontraktimeve. /Burimi i lajmit Ora News 

sterilizimi klodian rjepaj ilir beqaj

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj