LIVE UPDATES
Aktualitet

DOSJA/ U dhunua brutalisht deri sa i ra të fikët, rrëmbimin e Omerit e tregoi motra: E morën, ka frikë mos e vrasin! Astrit Ndoj: I dashuri i vajzës ishte me pistoletë, u tremba

Mbas kësaj telefonate motra, kishte humbur kontaktet me vëllain dhe ndihej e friksuar për jetën e tij. Nga kërkimet që kreu Policia, Gentian Omeri është gjendur në orën 06:00, të asaj nate në afërsi të fshatit Xarrë, i gjakosur dhe pa ndjenja brenda një kanali.

2 Shkurt 2023, 18:00 Nga k.m.
DOSJA/ U dhunua brutalisht deri sa i ra të fikët, rrëmbimin e
Foto ilustruese

TIRANË- Detaje të reja janë mësuar lidhur me pengmarrjen e Gentian Omerit më 19 janar të këtij viti, pranë fshatit Xarë të Sarandës. Sipas gazetarit Elton Qyno, në artikullin e shkuar për "OraNews", shkak i pengmarjes dhe dhunimit deri në gradën e shkaktimit të gjendjes së të fiktit, është bërë një lidhje intime që kishte krijuar i dëmtuari Gentian Omeri me shtetasen M., të cilën ia kishte marrë vesh i ati i saj. 

Ka qënë motra e Gentianit, shtetësja V.D, e cila në orën 00:58 ka telefonuar sallën operative të komisariatit të Policisë Sarandë, duke i pohuar se: ”…më ka telefonuar vëllai Gentian Omeri, duke më thënë se dy makina po ndiqnin nga pas dhe kishte frikë se mos e vrisnin…”.

Mbas kësaj telefonate motra, kishte humbur kontaktet me vëllain dhe ndihej e friksuar për jetën e tij. Nga kërkimet që kreu Policia, Gentian Omeri është gjendur në orën 06:00, të asaj nate në afërsi të fshatit Xarrë, i gjakosur dhe pa ndjenja brenda një kanali. Teksa dërgohej në spital, ai i tregoi efektivëve të Policisë së ishte njohur në rrjetet e tij sociale me një vajzë, me të cilën kishte krijuar edhe një lidhje. Por kishte një "problem". M. ishte e martuar, por megjithatë i kishte premtuar se do ta linte bashkëshortin e saj dhe do të niste një histori të re dashure me të. 

Rreth orës 18:00, të kësaj dite Omeri shkoi në Konispol, me makinën e tij të markës “Toyota”, dhe e morri M. në afërsi të varrezave të Konispolit dhe u larguan në drejtim të Sarandës. 

"Në Sarandë qëndruam rreth 15 minuta tek shtëpia e tij dhe së bashku e M. u nisëm në drejtim të Tepelenës, ku qëndruan rreth një orë e gjysëm në një Hotel. Në kohën që ishim në hotel M. komunikonte me familjarët të cilët i kërkonin të kthehej. Nga Tepelena u nisëm për në Sarandë, dhe mbritëm rreth orës 00:30, pa vajtur në Sarandë në afersi të Metoqit, M. zbret nga makina  dhe shkon tek babai i cili e priste me një makinë të markës “Benc”, të cilit nuk e fiksova."

Pasi M. iku tek i ati, Gentian Omeri, u nisi për në drejtim të Sarandës, dhe afër rreth rrotullimit të Gjashtës, një makinë e markës “Volsvagen Turam”, tentoi ta godiste. Brenda makinës ishte Alfred Ndoj. Pas tij e godet edhe Astrit Ndoj, e pikërisht me këtë të fundit, makina ka bërë disa rrotullime dhe përfundoi në kanal.

Me të nxjerrë të riun nga makina, Antonio dhe Aleksandër Ndoj, e godisnin me leva dhe shkopinjë kurse xhaxhai tyrë Alfred Ndoj, sipas Gentian Omerit, u thoshte vazhdoni goditeni. Më pas, këta persona e morrën e futën në bagazhin e makinës dhe në afërsi të fshatit Xarrë, e zbritën dhe filluan ta godisnin me shkelm, grushta, leva dhe hekura, ku nga dhuna humbi ndjenjat, kurse ata u larguan dhe e lanë aty.

Pra për rreth 3 orë, Gentian Omerin e morën peng dhe e dhunuan: Astrit Ndoj, Alfred Ndoj, Aleksandër Ndoj dhe Antonio Ndoj.

Gentian Omeri, deklaroi se me asnjë prej tyre nuk ka pasur konflikt më parë, por se sherri ka nisur në momentin që u zbulua lidhja e tij me vajzën e Astrit Ndoj.

Astrit Ndoj, deklaroi se nga komunikimet që kishte pasur me vajzën e tij M, kishte mësuar se ajo ishte larguar nga banesa e burrit me një person që nuk e njihte.  Sipas tij, vajzës i kishte kërkuar të kthehej në shtëpi, duke shtuar se nga komunikimi që kishte patur me Gentian Omerin, i kishte thënë t'ja kthente vajzën në fshat. Por sipas tij, Gentjan Omeri, tallej duke i dhënë adresa të gabuara.

“…erdhi Gentjan Omeri dhe vajza doli nga makina e tij dhe hipi tek makina ime. Makina ishte parkuar paralel dhe Gentjan Omeri, mu duk sikur nxori pistoletë dhe ma drejtoi, u ndjeva i kërcënuar dhe fillova ta ndiqja me makinë. Pas një distance Omeri, frenoi dhe unë u tremba se mos më qëllonte me pistoletë dhe nuk kisha rrugë tjetër dhe e përplasa pa dashje…,”-ka treguar Astrit Ndoj.

merret peng gentian omeri ne sarande

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj