Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Gazetari më tej komentoi pamjet e tyre dhe veshjen teksa ironizoi duke thënë se për pak mendoi se kishin dalë të shpallnin ndonjë reformë. Ai shtoi se kjo është puna e tyrë për të hetuar dhe arrestuar personat që blejnë vota.
TIRANË- Gazetari Flamur Vezaj përmes një postimi në "Facebook" ka ironizuar takimin e djeshëm të kreut të KQZ Ilirian Celibashi, kreut të SPAK Altin Dumani i SPAK-ut, Prokurorit të Përgjithshme Olsian Çela dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda. Vezaj e ka cilësuar këtë takim si një sfilatë të drejtësisë me pjesmarrje VIP.
Gazetari më tej komentoi pamjet e tyre dhe veshjen teksa ironizoi duke thënë se për pak mendoi se kishin dalë të shpallnin ndonjë reformë. Ai shtoi se kjo është puna e tyrë për të hetuar dhe arrestuar personat që blejnë vota. Vezaj u shpreh se takimi Dumani-Proda ishte sikur po shkonin në dasmë teksa shtoi se në shtator 2022 SPAK i sekuestroi telefonin drejtorit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë se kishte dekonspiruar operacionin kundër grupit kriminal Çopja.
Ai ngriti disa pyetje në lidhje me sekuestrimin e telefonit. Sipas tij ky nuk është më shtet ligjor por është reality show dhe spote fushate. Gazetari shtoi se tani nuk dihet më nëse jemi publiku apo viktima e rradhës.
“Selfie me të dyshuarin”, drejtësia e re, edicioni ‘fashion ëeek’ në KQZ. Mbase nuk keni dëgjuar, por dje ka ndodhur një ngjarje e jashtëzakonshme në Tiranë: sfilata e drejtësisë me pjesëmarrje VIP-ave! Në pasarelë, krejt të buzëqeshur, parakaluan: Ilirian Celibashi i KQZ-së, Altin Dumani i SPAK-ut, Olsian Çela i Prokurorisë së Përgjithshme dhe… padyshim ylli i mbrëmjes, Ilir Proda Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Çfarë elegance, çfarë rroba firmato, lubrifikim të flokëve e mjekrës, lustrim këpucësh e çfarë harmonie, për pak do mendonim se kishin dalë të shpallnin ndonjë reformë, jo thjesht për të bërë poza për kamerat!
Po prit një çikë… mos është kjo puna juaj?! Apo jeni kthyer në influencerë të drejtësisë!!? Nga hetimi dhe arrestimi i atyre që blejnë vota, tek fryrja e mediave me foto “look at us”. Më i bukuri i paradës? Kush tjetër veç dyshes, Dumani-Proda. Jo për gjë, por e dini besoj që në shtator 2024, prokurorët “urdhër zbatues” të Dumanit i sekuestruan telefonin Prodes për dyshime serioze se kishte dekonspiruar operacionin kundër grupit kriminal Çopja në Elbasan. Dhe sot? Ja ku janë bashkë, sikur kanë shkuar për dasmë, jo për drejtësi.
Na thoni tani: gjetët gjë në atë telefon, apo thjesht e kthyet që të bënte storie me kolegët? Çfarë ndodhi me hetimin për nxjerrje të sekretit hetimor? Çfarë ndodhi me Franc e Hajdar Çopjën që “çuditërisht” nuk u kapën? Ky nuk është më shtet ligjor, është reality show edhe spote fushate… Dhe ne s’po dimë më nëse jemi publiku apo viktima e rradhës." shkruan Vezaj.

Foto TIRANË- Individët e punësuar dhe personat fizikë nga zbritja e shpenzimeve për arsimin e fëmijëve të moshë...
Foto ilustruese TIRANË- Në Shqipëri, paga mesatare mujore bruto për vitin 2024, sipas INSTAT, arriti në 77.5 mijë lekë/ ...
Foto TIRANË- Sot, moti në Shqipëri do të karakterizohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Gjatë ditës, n&...
foto ilustruese TIRANË- Më 30 prill të këtij viti emisioni “Stop” në Tv Klan solli në vëmendje një tjet...
foto ilustruese TIRANË- Në vitin 2022 Gjykata e Korçës lëshoi urdhër-arresti për qytetaren Viola Sterjo, pasi u provua...
foto ilustruese TIRANË- Vrasja me sfond mafioz që tronditi qytetin e Vlorës më 27 prill, ku mbeti i vdekur 58-vjeçari Renato Hox...
Endrit Ademi ITALI- Një 24-vjeçar nga Kosova ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në Milano, Itali. Viktima i identifiku...
Foto ilustruese ITALI- Një vajzë 20-vjeçare ka shkuar në Stacionin e Karabinierëve në Tor Bella Monaca, pasditen e 26 prill...
Foto ilustruese LEZHA- Materialet zgjedhore kanë mbërritur ditën e sotme edhe për dy KZAZ-ëtë e Lezhës. Kryetari i ...
KUKËS- Një punonjës policie është dhunuar nga disa persona këtë pasdite në një fshat të Kukësit. B...