LIVE UPDATES
Aktualitet

“Ustallesha” rifillon avazin e mashtrimit pas lirimit, i zhvat para ‘viktimës’ së radhës

Një qytetar tregon se dy vjet më parë do të ndahej nga e shoqja dhe duhet të hapte proces divorci. Viola i tha se do ta ndihmonte se ishte avokate. Për procesin e divorcit, denoncuesit i duhej edhe një akt mjeko-ligjor për gjendjen psikologjike të vajzës, ndaj sipas këshillës së Violës, e çoi vajzën në një klinikë private.

6 Maj 2025, 22:24 Nga E. D
“Ustallesha” rifillon avazin e mashtrimit pas lirimit, i zhvat para
foto ilustruese

TIRANË- Në vitin 2022 Gjykata e Korçës lëshoi urdhër-arresti për qytetaren Viola Sterjo, pasi u provua se ajo kishte përvetësuar 250 mijë euro nga 3 persona nga Korça dhe Pogradeci. Por po e njëjta gjykatë, më vonë e liroi Viola Sterjon. Kjo e fundit rinisi mashtrimet.

Një qytetar tregon se dy vjet më parë do të ndahej nga e shoqja dhe duhet të hapte proces divorci. Viola i tha se do ta ndihmonte se ishte avokate. Për procesin e divorcit, denoncuesit i duhej edhe një akt mjeko-ligjor për gjendjen psikologjike të vajzës, ndaj sipas këshillës së Violës, e çoi vajzën në një klinikë private.


Viola i mori zotërisë 70 mijë lekë të reja për vlerësimin mjekësor, 45 mijë për gjykatën dhe 60 mijë lekë borxh. Viola nuk u mjaftua me kaq. Ajo përdori edhe një skemë duke premtuar t’i mbyllte kredinë e keqe e ta fuste në punë në IKMT, me 50 mijë euro.

Denoncuesi: Më the “më lër një javë kohë…,deri të…”


Viola Sterjo: Po pra, po…

Denoncuesi: Deri të mërkurën, unë thashë të enjten.

Viola Sterjo: Deri të enjten, po, shumë mirë…

Denoncuesi: Tani gjyqi ka mbaruar, çfarë presim nga sekretaria e gjykatës se s’po të marr vesh?

Viola Sterjo: O Mandi! Më kupto edhe një gjë, se unë budallaqe të flas në telefon nuk jam…

Denoncuesi: Më ke thënë për Klaudian, qysh kur ka mbaruar gjyqi, që më the e fitove, që kemi ndenjur  4 orë në gjykatë. Lekët e ekspertit që të kam dhënë në fillim. Po tani, 700 mijë lekëshin, a ia ke dhënë atyre?

Viola Sterjo: Po patjetër që ia kam dhënë se për 700 mijë lekë dhe 400 mijë lekë jam keq unë?! Ajo goca dje më tha, “e ke gati”. Ok! Dërgova unë një nga ato gocat e mia, më tha mua s’e ka çuar akoma tek kancelari. Unë e kam atë (vendimi e divorcit) të  pafirmosur, por ajo s’ka asnjë vlerë…

Denoncuesi: Si e pafirmosur?

Viola Sterjo: Unë e kam marrë çfarë ka vendosur gjykata. Unë e kam marrë nga sistemi…

Denoncuesi: Me këtë sistemin, ma fik punën mua ti…,shkoj tek gjykata atje që çoj letrat përditë, po nuk ke gjë më thotë mua…

Viola Sterjo: Atëherë e di çfarë shohin ato? Ato shohfin njoftimet e përgjithshme, p.sh, filani në gjyq, në  filan orë, ka gjyq, njoftimet që i hedhin vetë, jo vendimet që hedh gjyqtari, sepse gjyqtari i hedh, vetëm ia çon kancelarit…

Emisioni “Stop”në Tv Klan interesohet në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë, ku në emër të zotërisë nuk ishte hapur asnjë proces divorci. Po kështu në klinikën private, nuk ishte bërë asnjë raport mjekësor për vajzën e denoncuesit. Të gjitha paratë i ka marrë Viola Sterjo, duke u rikthyer në atë që di të bëjë më mirë, të mashtrojë njerëz në nevojë.

Viola Sterjo: Atë 700 mijë lekëshin, unë ta kam marrë për ekspertët…

Denoncuesi: Po pra, por për ekspertët kemi dhënë të dhënat e Klaudias.

Viola Sterjo: Patjetër, sepse ashtu ka qenë e lidhur që në fillim dhe mua për atë më është dashur, sa të fillohet ajo…

Denoncuesi: Po letrat (akt-ekspertimi mjeko-ligjor) atje, kush i ka tërhequr?

Viola Sterjo: Letrat i kam tërhequr unë mo dhe nuk ka bërë një ai, e ka bërë 5 herë. Të parën, që e ke bërë me Klaudian, ka bërë edhe 4 të tjera që i ka bërë më vonë. I kam marrë unë kopjet dhe të kam thënë që ti të gjitha aktet i ke të bashkëngjitur me vendimin, këto kopjet që do të jenë të tuat…  Dëgjo Violën, se ta kam thënë 100 herë, nëse gjëja nuk del ashtu siç them unë, sepse nuk kam ndonjë arsye as për 700, as për 400, as për 5000, 6 000 mijë euro, as për 15 000 mijë euro, as për 30 milionë, nuk i mbahet  tjetrit jeta varur, se kam qenë vetë në këto kushte, sepse kur kam pasur hall, më është dashur t’i mbyll gjërat shpejt e shpejt dhe tjetrit, jeta varur nuk i mbahet, sepse bën sikur ia fut dikujt dhe ‘bam’ ta jep ai lart…/tvklan.al

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj