LIVE UPDATES
Aktualitet

Sfidat serioze për të siguruar mjekun në zonat rurale në Kosovë dhe në Shqipëri

Një hulumtim i BIRN-it tregon se komunat e Kosovës kanë deficit të mjekëve dhe zonat më të prekura nga ky deficit janë fshatrat. Situata është e ngjashme edhe në Shqipëri.

6 Maj 2025, 19:37 Nga Arbërie Shabani, Oriada Dajko
Sfidat serioze për të siguruar mjekun në zonat rurale në
Foto ilustruese

TIRANA- Kosova dhe Shqipëria përballen me sfida serioze për të punësuar mjekë dhe staf shëndetësor në zonat rurale. Një hulumtim i BIRN-it tregon se komunat e Kosovës kanë deficit të mjekëve dhe zonat më të prekura nga ky deficit janë fshatrat. Situata është e ngjashme edhe në Shqipëri. Ekspertët konstatojnë ikje të mjekëve dhe infermierëve.

Komuna e Pejës është në mesin e komunave që ka investuar në ndërtimin e qendrave mjekësore në fshatra mirëpo në mungesë të mjekëve tri ambulancat, ajo në Dobërdol, Poqestë dhe Glloxhan, janë pa mjekë.

“Këto qendra kanë mbetur pa staf mjekësor për shkak të procedurave të tejzgjatura të rekrutimit dhe mungesës së mjekëve” -  thotë Arjeta Musliqi zyrtare në Komunën e Pejës.

Situata e ngjashme paraqitet edhe në komunën e Ferizajt, ku katër ambulanca janë joaktive për shkak të mungesës së stafit. Nadire Ymeri, drejtoreshë e QKMF-së në këtë qytet, tregon se AMF-të në Varosh, Gaçkë, Talinoc i Muhaxherëve dhe Llojza aktualisht nuk janë aktive. Ferizaj ka mbi 300 punëtorë shëndetësorë mirëpo sipas Ymerit këto resurse nuk mjaftojnë për të gjitha ambulancat.

Në anën tjetër, Arben Koshi, drejtor në QKMF në Gjakovë, thot se komuna e tij nuk ka mungesë të punonjësve. Sipas Koshit, orari i punës dhe shpërndarja e stafit nëpër qendra bëhet në bazë të nevojës.  Por, Koshi thot se mungesat në komunën e tij janë evidente te barnat. 

“Një ndër boshllëqet më të dukshme është furnizimi nga MSH me barna nga lista e barnave esenciale (që arrin diku rreth 35%), ndërsa falë përkrahjes së DSHMS me fondin komunal për barna emergjente arrihet sadopak të mbulohet ky boshllëk” - thot  Arben Koshi për BIRN.

A është migrimi shkaktar i hendeqeve në shëndetësi?

Numri i zonave rurale të Kosovës që po përballen me mungesë të shërbimeve mjekësore është në rritje, sikurse është edhe migrimi kombëtar dhe ndërkombëtar. Këtë gjë e pohojnë edhe përfaqësues të Drejtorive të Shëndetësisë në Kosovë, sikurse është ajo e Pejës, që thot se migrimi drejt vendeve të treta ka ndikim në shpërndarjen jo të barabartë të stafit mjekësor në qendra familjare. 

“Arsyet e mungesës së stafit lidhen me procedurat e zgjatura të konkurseve, largimin e mjekëve e infermierëve në vendet e treta, specializimet dhe pensionimi i mjekëve dhe infermierëve” – thot Arjeta Musliqi për BIRN.

Sidoqoftë, të dhënat pohojnë që përkundër tendencave të emigrimit, Kosova ende ka mungesa të mëdha të këtyre punonjësve.  Sipas regjistrimit të fundit të popullsisë nga ASK, numri i banorëve në Kosovë në vitin 2024 ka qenë 1,585,566. Të dhënat nga i njëjti burim tregojnë që numri i punonjësve mjekësorë gjatë këtij viti ka arritur totalin prej 26,636. 

Kjo do të thotë se për një punonjës mjekësor janë 59.54 banorë. Në krahasim më disa shtete të tjera ku një punonjës mjekësor përgjigjet për çdo 1,000 banorë, ky raport doktor për banor është relativisht i mirë. 

Shqipëria përballet me mungesë të stafit mjekësor

Në ambientin e Shqipërisë problemet në zonat rurale janë të ngjashme.  Sipas të dhënave zyrtare në Shqipëri funksionojnë 264 qendra shëndetësore pjesë e Kujdesit Shëndetësor Parësor (KSHP) në zona rurale. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, këto qendra mbulohen me personel mjekësor dhe janë të pajisura me medikamente bazë sipas paketës standarde.

Megjithatë, shpërndarja e pabarabartë e stafit dhe izolimi gjeografik bëjnë që jo të gjitha komunitetet rurale të përfitojnë në mënyrë të barabartë nga shërbimet e mjekut të familjes. Mesatarisht, çdo qendër shëndetësore i shërben një popullate prej 8,000 – 10,000 vetash (kjo shifër luhatet ndjeshëm në zonat urbane dhe rurale), duke pasur një raport mjek/pacient rreth 1 me 2,500 dhe raport infermier/pacient rreth 1 me 400 banorë.

Sipas Elson Jaçajt, president i Shoqatës së Infermierëve të Shqipërisë, mungesa e infermierëve është kthyer në një fenomen të përhapur në të gjitha institucionet shëndetësore, duke përfshirë edhe Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. 

"Në shumë raste mungojnë deklarimet e vendeve të lira dhe punësimi i një infermieri të ri përmes portalit mund të zgjasë deri në një vit, edhe kur ai ka dalë fitues në testim” - thekson Jaçaj.    

Ai shton se pagat e ulëta, mungesa e mbulimit të shpenzimeve për transport apo vështirësitë e zonave të thella pengojnë punësimin e infermierëve në zonat rurale. 

“Në shumë raste, shërbimi në qendrat shëndetësore u ofrohet qytetarëve vetëm nga infermierët, pasi mungojnë mjekët. Rregulli është që punësimi i mjekëve dhe infermierëve të bëhet në bazë të popullatës gjë që aktualisht nuk zbatohet në asnjë spital apo qendër shëndetësore në vend. Kjo problematikë ka sjellë jo vetëm lodhje dhe mbingarkesë të stafit, por është vënë re edhe një ulje e performancës në punë dhe rritje e stresit tek infermierët.”

Përveç shpërndarjes së pabarabartë, migracioni i profesionistëve shëndetësorë jashtë vendit e thellon krizën. Në takimet e Shoqatës vihet re që gjithnjë e më shumë infermierë ndjekin kurse gjuhe me qëllimin për të emigruar, kryesisht në Gjermani, Itali dhe Angli.

"Trendi i largimeve është rritur me ritme të shpejta dhe nëse nuk merren masa, boshllëku do të thellohet ndjeshëm në të ardhmen” - paralajmëron Jaçaj.

Në përpjekje për të frenuar largimin e profesionistëve, në vitin 2024 Qeveria shqiptare miratoi një ligj që detyron studentët e degës së Mjekësisë në universitetin publik të punojnë në Shqipëri për tri vite pas diplomimit ose të paguajnë tarifën e plotë të studimeve.  Ky vendim ka ngjallur kundërshtime dhe protesta nga studentët, duke e çuar çështjen në institucionet e drejtësisë në Shqipëri, si dhe në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg.

Mangësitë në stafin mjekësor rëndojnë gjendjen shëndetësore të grupeve të ndjeshme

Bazuar në të dhënat e INSTAT dhe CENSUS 2023 të realizuar në Shqipëri, mbi 667,000 shqiptarë janë mbi 60-vjeçë, nga të cilët 60% jetojnë në zona të izoluara. Në raportin e Ministrisë së Shëndetësisë përmendet se rreth 35 % e vizitave në qendrat shëndetësore dhe ambulancat për vitin 2023 u realizuan nga personat mbi 60-vjeç. 

Sipas raportit të organizatës “Together For Life”  mbi Shërbimet Shëndetësore në Banesë konstatohet se shpesh nga pamundësia për të përballuar kostot e transportit të moshuarit zgjedhin të mos e marrin fare shërbimin shëndetësor, duke rrezikuar kështu përkeqësimin e situatës së tyre shëndetësore. Gjithashtu në “Planin kombëtar të veprimit mbi moshimin 2020-2024” përmenden si problematika të sektorit shëndetësor: transporti dhe pritshmëritë e ulëta nga shërbimet në zonat rurale.  

“Për të përmbushur nevojat e të moshuarve dhe pacientëve kronikë në zonat e largëta, është shtrirë programi i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor në Banesë në të gjitha qendrat e vendit, me një fokus të veçantë në zonat e largëta, duke u ofruar ndihmë atyre që nuk mund të paraqiten fizikisht pranë qendrave shëndetësore” - shprehet Eduart Dedej nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Institucionet përkatëse premtojnë ndryshime

Një nga prioritetet kryesore të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Shqipëri për buxhetin e vitit 2025 është rehabilitimi i 107 qendrave shëndetësore në gjithë vendin gjatë periudhës 2025-2027, me qëllim përmirësimin e aksesit dhe kushteve të shërbimeve shëndetësore, veçanërisht në zonat rurale.

Në vitet e fundit, mungesat e mjekëve në rrethe dhe zona të largëta e kanë detyruar Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të ofrojë bonuse për mjekët të cilët pranojnë të punojnë në qytetet ku ka nevojë për specialistë, bonuse që shkojnë deri në 250,000 lekë mbi pagën. Në Kosovë komunat premtojnë se do shtojnë investimet për të sanuar gjendjen. 

Drejtoria e Shëndetësisë në Pejë ka synime që të ndërtojë AMF në Tërstenik, zgjerimin e shërbimeve në AMF në Bogë, si dhe hapjen e shërbimeve stomatologjike në QMF në Baran dhe QMF në Raushiq.  Gjithashtu, drejtori i Shëndetësisë në Gjakovë thot se në Planin Vjetor parashihet një strategji për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve në të gjitha nivelet e KPSH përmes sistemit të menaxhimit të cilësisë.

Drejtoria e Shëndetësisë në Prizren pretendon se ka plane të rritjes së infrastrukturës, punësimin e personelit të kualifikuar, edukimin shëndetësor, organizimin e shërbimeve mjekësore mobile, si dhe përmirësimin e logjistikës.  Ndërkaq, Ymeri në emër të Komunës së Ferizajt është shprehur që për përmirësimin e shërbimeve mjekësore në QMF nëpër fshatra dhe aktivizimin e katër AMF-ve, nevojitet një numër i caktuar i stafit për çka do t’i drejtohen sërish me kërkesë MSH dhe MF si dhe DSHMS-së në komunë “për inicimin e shpalljes së tenderit për blerjen e shërbimeve mjekësore sipas ndonjë kontrate apo marrëveshjeje”.

Rënia e numrit të popullsisë në zonat rurale dhe ikja e mjekëve janë sfida të përbashkëta si për Kosovën dhe Shqipërinë. Përderisa Shqipëria ka filluar t’i ndjejë pasojat e para të “brain drain”, Kosova është në faza më fillestare të këtij fenomeni dhe në “kohë” për ta evituar përhapjen e kësaj praktike duke përmirësuar kushtet e ofruara ndaj punonjësve mjekësorë dhe rritjes së standardit jetësor në vend. 

“Problemet qëndrojnë në funksionimin normal të këtyre institucioneve. Mungesa e barnave, pajisjeve mjekësore dhe, herë pas here, e personelit mjekësor i bën këto institucione të pashfrytëzueshme për pacientët. Kur këtyre sfidave u shtohet edhe mungesa e transportit publik dhe gjendja e vështirë ekonomike, vështirësitë për pacientët në qasjen në shërbime shëndetësore bëhen edhe më të mëdha” - PRAK shprehet për BIRN.

Shoqata gjithashtu ngre problemin e shpërndarjes jo të barabartë të punonjësve mjekësorë, sidomos në qendrat kryesore të mjekësisë familjare, të cilat janë të mbingarkuara ndërsa qendrat në zonat rurale kanë numër të vogël pacientësh.  Sipas PRAK-ut, një sfidë tjetër e ofruesve të shërbimeve mjekësore në Kosovë është edhe fragmentimi i këtyre shërbimeve, gjë që i detyron pacientët të drejtohen te sektori privat. 

Një rast që e ilustron këtë problem është situata e E.G. banore e fshatit Mramor në komunën e Prishtinës. Zonja, e cila banon në këtë fshat prej vitit 2008, thot se ka pranuar shumë pak shërbime mjekësore nga AMF gjatë kësaj kohe, veçanërisht gjatë tri shtatzënive të saj. 

“Problemet që më janë shfaqur gjatë shtatzënive kryesisht i kam trajtuar në Prishtinë, ose në QKUK, ose në ordinanca private, shërbime të cilat kushtojnë shumë. Edhe për fëmijët, këtu (në fshat) më udhëzojnë shpesh për te pediatri në qytet. Tash nuk po humbi kohë fare, po shkoj direkt në Prishtinë” – thot E.G.

Shoqata thekson mungesën e stafit mjekësor në disa komuna, dhe disa prej drejtorive të shëndetësisë në këto komuna e pohojnë një gjë të tillë.

‘Ky artikull është prodhuar me përkrahjen financiare të Bashkimit Europian në kuadër të projektit “Fuqizimi i lajmeve cilësore dhe gazetarise se pavarur në Ballkanin perëndimor dhe Turqi II”. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN Kosova dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Europian’

kosova shqiperia

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës