Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Ndërkohë, është shpallur në kërkim e shtetases kineze me iniciale J. L., 53 vjeçe, për veprën penale “Përshtatja e ambienteve për prostitucion”. Mësohet se ato kishin marrë me qira edhe një apartament në zonën e Shkëmbit të Kavajës ku jetonin. Nga veprimet hetimore të kryera rezultoi se shtetaset e huaja janë arrestuar edhe më parë nga policia e Durrësit, për të njëjtat vepra penale.
DURRËS- Policia e Durrësit ka vënë në pranga dy shtetase kineze, pasi ushtronin prostitucion në një banesë të marrë me qira në Durrës. Blutë bëjnë me dije gjithashtu se u proceduan në gjendje të lirë edhe klientët e tyre, tre shtetas nga Librazhdi, Durrësi dhe Burreli, që u gjetën në apartamentin e marrë me qira nga dy shtetaset kineze.
Ndërkohë, është shpallur në kërkim e shtetases kineze me iniciale J. L., 53 vjeçe, për veprën penale “Përshtatja e ambienteve për prostitucion”. Mësohet se ato kishin marrë me qira edhe një apartament në zonën e Shkëmbit të Kavajës ku jetonin. Nga veprimet hetimore të kryera rezultoi se shtetaset e huaja janë arrestuar edhe më parë nga policia e Durrësit, për të njëjtat vepra penale. Ndërkohë materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme hetimore.
Njoftimi i Policisë:
Durrës / Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarisë kriminale të prostitucionit
Finalizohet operacioni policor i koduar “STORM 8”. Operacioni u zhvillua pas 3 javësh hetime, me metoda proaktive. Zbulohet në lagjen nr. 13, Durrës, një apartament ku ushtrohej prostitucion.
Kishin marrë me qira një apartament dhe e shfrytëzonin për prostitucion; evidentohen dhe vihen në pranga 2 shtetase kineze dhe shpallet në kërkim një tjetër. Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme, nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, në bashkëpunim me Seksionin për Mbështetjen Operacionale të Hetimit, pas një hetimi trejavor të ndjekur me metoda proaktive për veprat penale “Prostitucion” dhe “Përshtatja e ambienteve për prostitucion”, në bashkëpunim me Prokurorinë, u finalizua operacioni policor i koduar “STORM 8”.
Si rezultat i këtij operacioni, në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës, në rrugën “Venecia”, u arrestuan në flagrancë për veprat penale “Prostitucion” dhe “Përshtatja e ambienteve për prostitucion”, shtetaset M. Y., 41 vjeçe, dhe L. H., 48 vjeçe, të dyja shtetase kineze.
Gjithashtu, u proceduan në gjendje të lirë për veprën penale “Prostitucion”, tre shtetas nga Librazhdi, Durrësi dhe Burreli, që u gjetën në apartamentin e marrë me qira nga dy shtetaset kineze.
Në vijim të operacionit u bë shpallja në kërkim e shtetases kineze J. L., 53 vjeçe, për veprën penale “Përshtatja e ambienteve për prostitucion”.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy pasaporta të shtetaseve të huaja, një shumë parash në euro dhe lekë, pesë aparate celularë, nëntë karta banke të bankave të ndryshme të Republikës së Kinës, një bllok shënimesh, etj.
Këto shtetase kishin marrë me qira një apartament në zonën e Shkëmbit të Kavajës për qëndrim, ndërsa në rrugën “Venecia”, në Iliria, Plazh, kishin marrë me qira një tjetër apartament, të cilin e kishin përshtatur me qëllim ushtrimin e aktivitetit të prostitucionit.
Nga veprimet hetimore të kryera rezultoi se shtetaset e huaja janë arrestuar edhe më parë nga shërbimet e DVP Durrës, për të njëjtat vepra penale, në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës, në rrugën “Lule Bore”. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme hetimore./Dosja.al
Milasin Ramaj FIER- Policia e Fierit ka zbuluar një bazë kriminale, pas një hetimi të nisur pas denoncimit nga emisioni investigat...
kombetarja shqiptare SERBI- Kombëtarja Shqiptare fitoi mbrëm kundër Serbisë (0-1), e vlefshme për Grupin K kualifikues të Kup...
pamje nga vendngjarja MILOT- Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm pranë mbikalimit të Patokut. Bëhet m...
Astrit Kalaja TIRANË- Fox News i ka kushtuar një artikull vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit, ngjarje e ndodhur...
pamje nga vendngjarja MITROVICA E VERIUT- Qytetarët së bashku me zyrtarë të Listës Serbe kanë shkuar kolektivisht për t&...
foto ilustruese TIRANË- Në vitet e fundit, Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të lëvizshmërisë...
pamje nga vendngjarja BELSH- Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Belsh-Kucovë. Siç shih...
foto ilustruese SERBI- Kombëtarja shqiptare u shfaq e jashtëzakonshme në raundin e kualifikueseve të botërorit 2026. Kuqezinjt&eu...
foto ilustruese TIRANË- Biznesi i qendrave të thirrjeve telefonike (call center) mori një zhvillim të shpejtë pas vitit 2010 duke ...
foto ilustruese TIRANË- Tirana barazohet me Barcelonën dhe Pragën për çmimet e qirave të zyrave në zonat qendrore. Kr...