LIVE UPDATES
Aktualitet

Mori zhvillim të shpejtë pas vitit 2010, Call Center po i lë vendin IT-së

Sektori vitet e fundit po arrin të rezistojë, pavarësisht problemeve, si mungesa e fuqisë punëtore, apo faktit që brezi i sotëm i të rinjve nuk ka më njohuri aq të mira të gjuhës italiane.

12 Tetor 2025, 07:39 Nga E. D
Mori zhvillim të shpejtë pas vitit 2010, Call Center po i lë
foto ilustruese

TIRANË- Biznesi i qendrave të thirrjeve telefonike (call center) mori një zhvillim të shpejtë pas vitit 2010 duke u bërë një prej punëdhënësve më të mëdhenj të të rinjve.

Sektori vitet e fundit po arrin të rezistojë, pavarësisht problemeve, si mungesa e fuqisë punëtore, apo faktit që brezi i sotëm i të rinjve nuk ka më njohuri aq të mira të gjuhës italiane.

Një zhvillim pozitiv është rritja e shoqërive që ofrojnë shërbime më të sofistikuara për të tretët të lidhura me teknologjinë e informacionit.

Vetëm dy kompani call center kanë mbetur në renditjen e “Monitor 200”, nga të paktën katër që kishte disa vite më parë. Pozitive është rritja e shoqërive që kanë një aktivitet më të diversifikuar mes thirrjeve telefonike e teknologjisë së informacionit.

Përtej call center, sektori i shërbimeve të kontraktimeve për të tretët (BoP) ka nisur të zhvillohet në vend duke e çuar BoP në një nivel të ri, përtej call center.

Në shumë shtete të botës, po konstatohet lulëzimi i përdorimit të teknologjive të reja informatike, si për aplikacionet e shitblerjeve online, të kontrollit shëndetësor në mënyrë informatike dhe të aplikacioneve për lojëra virtuale, etj.

Tendenca ka rritur ndjeshëm kërkesën për developer (zhvillues) në mbarë botën.

Edhe për Shqipërinë, interesi është i lartë për ta shfrytëzuar si një treg të shërbimeve nga të tretët, siç po raportohet nga shumë biznese të fushës, teksa emigracioni i forcës së kualifikuar të fuqisë punëtore mbetet një problem i mprehtë.

Shqetësim tjetër është ngadalësimi i kësaj industrie kudo në botë.

“Albania Marketing Service”, operatori më i madh i call center në vend, ka raportuar të dhëna rreth 6.8 miliardë lekë, pothuajse sa vitin e kaluar, sipas të dhënave paraprake nga kompania. Aktiviteti i saj mbetet i qëndrueshëm duke qenë një nga punëdhënësit privatë më të mëdhenj në vend, me një numër mesatar të punësuarish prej 3411 personash, sipas të dhënave zyrtare nga kompania.

“Assist” ka ngadalësuar aktivitetin në vitin 2024, pas një rritje dyshifrore prej tre vitesh radhazi. Kompania raportoi të ardhura prej 3.7 miliardë lekësh, me zgjerim prej 1%, pas rritjes 20% vitin e mëparshëm.

E krijuar në vitin 2015, “Assist” është degë e shoqërisë italiane “Assist Digital spa”. Sipas raportit të aktivitetit, “shoqëria ofron shërbime konsulence për klientë të ndryshëm, shërbime call center inbound dhe outbound nëpërmjet telefonisë, nëpërmjet email-eve, shërbime të menaxhimit të rrjeteve sociale dhe shërbime të tjera të ndryshme në fushën e teknologjisë dhe inovacionit, sipas kërkesave të klientit”.

Nga viti 2021, numri i punonjësve ishte 1229 duke u rritur me shpejtësi në dy vitet në vijim, përkatësisht 1546 punonjës në vitin 2022 dhe 1718 në 2023, sipas të dhënave në raportin vjetor. Por, në 2024-n, në linjë me ngadalësimin e aktivitetit, numri i të punësuarve u rrit më ngadalë, duke arritur në 1769.

“Albacall” dhe “IDS”, që dikur ishin më të mëdhatë që operonin në segmentin e call center, kanë dalë nga lista e më të mëdhave. “IDS”, dikur më i madhi, prej pesë vitesh, nuk është më në listë, pas ndarjes së aktivitetit. “Albacall” doli nga lista që në vitin 2021, pas rënies së të ardhurave në 1.8 miliardë lekë, ndërsa që kur kompania nuk arriti të fitojë një kontratë të madhe me “Vodafone Italia”, ajo nuk është më aktive dhe është nën sekuestro të vazhdueshme konservative në ekstraktin e saj në QKB, për shkak të detyrimeve tatimore e ndaj të tretëve.

“Sisal”, me aktivitet në zhvillimin e aplikacioneve softuerike dhe call center, raportoi të ardhura prej 2.5 miliardë lekësh, me rritje prej 14.4%. Sipas raportit vjetor “aktiviteti kryesor i biznesit të shoqërisë është konceptimi, krijimi, zhvillimi dhe zbatimi i aplikacioneve softuerike, sistemet e plota të IT dhe platformat IT nën autoritetin e ‘Sisal S.p.A.’ dhe kompanive të tjera të grupit ‘Sisal’.

Shoqëria ka si aktivitet tjetër ofrimin e shërbimeve kërkimore dhe të projektimit që lidhen me aktivitetet e mësipërme, si dhe shërbimet në përgjithësi në lidhje me shkencat kompjuterike, telematike dhe robotike, si dhe mirëmbajtjen teknologjike dhe aktivitetet e asistencës që lidhen me softuerin e krijuar në mënyrë direkte ose jodirekte në emër të ‘Sisal S.p.A.’ dhe shoqërive të tjera të grupit ‘Sisal’.

Shoqëria ofron edhe shërbime të tjera jo IT kundrejt shoqërive të grupit ‘Sisal’, si shërbimet e kujdesit ndaj klientit, shërbime kontabiliteti dhe prokurimesh”. Numri mesatar i punonjësve për vitin 2024 është 729, nga 677 vitin e mëparshëm.

Sipas të dhënave të detajuara në bilanc, gati gjysma e të ardhurave (47%) është nga zhvillimi i programeve kompjuterike dhe pjesa tjetër nga shërbimet mbështetëse. Në fund të vitit 2024, kompania kishte 265 zhvillues programesh kompjuterike dhe 407 operatorë (pjesa tjetër është administratë).

Një tjetër shoqëri që po rritet me shpejtësi është “Lufthansa Industry Solutions”, që raportoi të ardhura prej 2.2 miliardë lekësh, me rritje 18% me bazë vjetore në 2024-n, por nuk ka hyrë ende në listën e “Monitor 200”.

“Lufthansa Industry Solutions” (LHIND) është një kompani informatike. Aktiviteti i LHIND bazohet në dy struktura kryesore: Zhvillime aplikacioni dhe Veprimtari mbështetëse, sipas raportit të aktivitetit. Të ardhurat e kompanisë kanë ardhur tërësisht nga shërbimet e zhvillimit të softuerit, sipas të dhënave në bilanc.

“Fiber Grup” (WAF) dyfishoi të ardhurat në 1.7 miliardë lekë në 2024-n. Shoqëria operon në sektorin e telekomunikacionit.

Aktiviteti konsiston në ofrimin e shërbimeve të ndryshme telefonike për llogari të vet apo të palëve të treta, sipas raportit të aktivitetit.

Numri i punonjësve është rritur ndjeshëm, gjë që reflektohet edhe në shpenzimet për personelin në vlerën 993 milionë lekë. “Për vitin 2025, Fiber Group sh.p.k. synon të rrisë më tej portofolin e klientëve dhe të zgjerojë aktivitetin me partnerë ndërkombëtarë.

Strategjia fokusohet në investime në teknologji dhe automatizim, si dhe përmirësimin e proceseve të brendshme për të ruajtur ritmin pozitiv të rritjes”, thuhet në raport. Në shkurt 2024, “Fiber Grup” përthithi shoqërinë “We are fiber”.

“WAF ka forcuar strukturën organizative: sot, më shumë se 1,000 profesionistë janë pjesë e grupit, duke theksuar një rrugëtim që nuk ka të bëjë vetëm me zgjerim në dimension, por edhe me krijimin e vlerës në punësim dhe zhvillimin e aftësive”, pohon Daniele Volpe, CEO i kompanisë .

“Ritech Solutions” po i afrohet listës së 200 më të mëdhave. Të ardhurat e kompanisë arritën në gati 1.65 miliardë lekë në vitin 2024, me zgjerim prej 12% me bazë vjetore. “Gjatë vitit 2024, ‘Ritech Solutions’ është angazhuar në zhvillim back-end dhe front-end, sigurim cilësie (QA), dizajn UI/UX, menaxhim projektesh, DevOps, zhvillim të bazave të të dhënave dhe inxhinieri të të dhënave”, sipas raportit të aktivitetit.

Shoqëria parashikon që industria e zhvillimit të softuerit pritet të vazhdojë rritjen dhe zgjerimin në të ardhmen. Kompanitë do të kenë mundësi të synojnë tregje dhe industri të reja, duke iu përgjigjur segmenteve të ndryshme të klientëve.

“Për të përfituar nga kjo rritje, ‘Ritech’ duhet të kryejë kërkime tregu, të identifikojë tendencat dhe kërkesat që po shfaqen dhe të zhvillojë strategji për hyrje efektive në tregje të reja”./MONITOR

call center it

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj