Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
I mituri me armë në shkollë në Fushë Krujë? VIDEO alarmuese ngre në këmbë policinë, reagimi zyrtar: Ishte lodër
Në pamje shfaqej një i mitur i shkollës 9-vjeçare "Bakushe Visha", me një send që dukje si armë gjysmë-automatike. Sipas uniformave blu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, u gjet sendin në dukje armë që shfaqej në video, e cila rezultoi të ishte lodër.
11 Tetor 2025, 21:34Nga M.L
Foto ilustruese
FUSHË KRUJË- Policia e Tiranës ka dhënë detaje dhe ka saqruar një video që qarkulloi ditën e sotme në rrjet. Në pamje shfaqej një i mitur i shkollës 9-vjeçare "Bakushe Visha", me një send që dukje si armë gjysmë-automatike. Sipas uniformave blu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, u gjet sendin në dukje armë që shfaqej në video, e cila rezultoi të ishte lodër.
NJOFTIMI:
Në lidhje me një video të publikuar në rrjete sociale, në të cilën shfaqet një i mitur brenda territorit të një shkolle duke mbajtur në dorë një send në dukje armë, ju bëjmë me dije se:
Menjëherë pas publikimit të videos, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë organizuan punën dhe bënë të mundur identifikimin e tij, një 15-vjeçar. Nga ana e Policisë po kryhen veprimet në bashkëpunim me strukturat përkatëse, për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë falënderon dhe fton mediat e qytetarët që të denoncojnë rastet e paligjshmërive në çdo formë të shfaqjes së tyre, në numrin 112, duke iu garantuar reagim të menjëhershëm./ Dosja.al