LIVE UPDATES
Aktualitet

Rrezikon të humbasë statusin Park Kombëtar, DW: Beteja për ujin e lumit të Shushicës vazhdon

Nga devijimi i ujit të lumit preken rreth 30 fshatra të Bashkisë Himarë dhe asaj Selenicë në Shqipëri. Banorët pretendojnë se me ta nuk është mbajtur asnjë dëgjesë nga qeveria shqiptare për këtë projekt, që ndikon drejtpërdrejt në qëndrueshmërinë e tyre ekonomike dhe sociale.

26 Shkurt 2024, 08:40 Nga N.F
Rrezikon të humbasë statusin Park Kombëtar, DW: Beteja për
Pamje nga protesta

HIMARË- Banorë të Luginës së Shushicës dhe aktivistë të mjedisit po protestojnë kundër ndërtimit të ujësjellësit të ri të Himarës, që devijon këtë lumë për të furnizuar me ujë bregdetin turistik të jugut.

'Ne nuk jemi kundër zhvillimit të Himarës, por jemi kundër që kjo të bëhet në kurrizin tonë'' – shprehet Shyqyri Hoxhaj, banor i fshatit Kuç – Buronja. ‘'Ne aty pimë ujë, bagëtia po ashtu, me të vadisim tokat bujqësore'' – shprehet më tej 67-vjeçari, i cili është lindur e rritur pranë Lumit të Vlorës, siç e quajnë vendasit Shushicën. Së bashku me Hoxhajn me dhjetra banorë të Luginës protestuan të shtunën (24.02) në urën e Laskos, që ndodhet fare pranë veprës së ujësjellësit.

Nga devijimi i ujit të lumit preken rreth 30 fshatra të Bashkisë Himarë dhe asaj Selenicë në Shqipëri. Banorët pretendojnë se me ta nuk është mbajtur asnjë dëgjesë nga qeveria shqiptare për këtë projekt, që ndikon drejtpërdrejt në qëndrueshmërinë e tyre ekonomike dhe sociale. "Ky projekt nuk na u komunikua kurrë. Ekzistenca e tij doli në dritë vetëm kur u shfaqën makineritë e ndërtimit. Ne nuk do të qëndrojmë duarkryq teksa na marrin ujin'' – u shpreh për DW shqip Astrit Balilaj, kryeplak i fshatit Kuç.

Beteja për lumin Shushica vijon në gjykatë

Rreth 50 banorë të Luginës së Shushicës, së bashku me organizatën shqiptare të ruajtjes së natyrës ‘'EcoAlbania'' kanë ngritur një padi në Gjykatën Administrative të Tiranës ndaj Agjencisë Kombëtare te Mjedisit dhe Bashkisë Himarë. Ata kërkojnë anulimin e lejes së ndërtimit, të vendimit për vlerësimin paraprak të ndikimit në mjedis, si edhe anulimin e lejes për përdorimin e ujit nëntokësor. Seanca e parë gjyqësore nuk është zhvilluar ende. Sipas ekspertëve dhe shkencëtarëve që merren prej vitesh me studimin e Vjosës, raporti i Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis për këtë projekt është i pabazuar në prova shkencore.

"Në VMN argumentohet se sasia e ujit që do të merret nuk ndikon në ekologjinë e lumit. Kjo është e diskutueshme. Studimet e bëra mbi rrezikun e specieve të rralla nuk janë marrë parasysh''- shprehet për DW Shqip Aleko Miho, profesor pranë Universitetit të Shkencave të Natyrës në Tiranë. ‘'Projekti pretendon se ndërhyrja nuk është në zonë të mbrojtur, ndërkohë që Shushica është pjesë e Parkut Kombëtar të Vjosës'' – sqaron Olsi Nika, Drejtor Ekzekutiv i EcoAlbania. Në rrezik është edhe statusi i Parkut Kombëtar të Vjosës, sepse Shushica është një nga tri degët kryesore të lumit Vjosa, që u shpall Park Kombëtar në mars të vitit 2023, duke u bërë zona e parë e ruajtjes së lumenjve të egër në Evropë. Kjo do të thoshte jo vetëm një mbrojtje të ekosistemit lumor, por edhe mundësi zhvillimi për turizmin e të gjithë zonës.

Shushica rrezikon ta humbasë statusin Park Kombëtar

Me punimet e ujësjellësit të Himarës, që duhet të përfundojnë në gusht të këtij viti, Shushica rrezikon ta humbasë statusin Parku Kombëtar. "Kishim shpresa të mëdha për Parkun Kombëtar dhe prisnim se do të nxiste zhvillimin ekonomik. Nëse uji ynë tani hiqet dhe Shushica humbet statusin e Parkut Kombëtar, e ardhmja jonë ekonomike do të jetë në rrezik." - shprehet Elidon Kamaj, kryeplak i fshatit Brataj.

Sipas ekspertëve të mjedisit dëmet mjedisore do të jenë në të gjithë gjatësinë e lumit. "Parku Kombëtar i Lumit të Egër bazohet në një ekuilibër ujor kryesisht natyror dhe të patrazuar në rrjetin e tij lumor. Kjo është ajo që e bën këtë zonë kaq unike. Ky projekt devijimi e rrezikon të gjithë Parkun Kombëtar. ", tha për DW shqip Ulrich Eichelmann, Drejtor Ekzekutiv i Riverwatch. ‘'Rreziku qëndron në mundësinë që devijimi i ujit në Shushicë të krijojë një precedent. Besueshmëria e të gjithë Parkut Kombëtar të Lumit të Egër është në rrezik", sqaron Olsi Nika i EcoAlbania-s.

Marrë nga DW

himare lugina e shushices proteste

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj