LIVE UPDATES
Aktualitet

DW: Zvërneci vë në provë rrugën europiane të Shqipërisë

Në një moment kyç për procesin e integrimit evropian, konflikti po kthehet në një provë të besueshmërisë së Shqipërisë përballë Bashkimit Europian.

4 Qershor 2026, 15:29 Nga Rashela Shehu

DW: Zvërneci vë në provë rrugën europiane të

TIRANË- Prej katër ditësh, mijëra qytetarë po protestojnë në Tiranë nën sloganin "Shqipëria nuk është në shitje". Megjithatë, në thelb të debatit nuk qëndron vetëm fati i një zone të mbrojtur si Pishë-Poro–Narta.

Në një moment kyç për procesin e integrimit evropian, konflikti po kthehet në një provë të besueshmërisë së Shqipërisë përballë Bashkimit Europian. Mënyra se si do të menaxhohet një nga zonat më të rëndësishme të mbrojtura në vend do të tregojë nëse Shqipëria është gati të mbrojë natyrën sipas standardeve që BE u kërkon vendeve anëtare.

Evropa po vëzhgon
Pishë-Poro–Narta nuk është një zonë e mbrojtur si gjithë të tjerat. Ajo është propozuar për statusin Emerald dhe pritet të bëhet pjesë e rrjetit Natura 2000 pas anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Për këtë arsye mënyra se si menaxhohet zona po shihet nga Brukseli si një test i aftësisë së vendit për të mbrojtur habitatet dhe speciet sipas legjislacionit evropian.

Në një përgjigje për DW, Komisioni Evropian tha se po i ndjek nga afër zhvillimet në Pishë-Poro–Nartë. Komisioni përsëriti se zgjatja e vazhdueshme e ligjit për investimet strategjike vazhdon të ngrejë shqetësime për ndikimet e mundshme mjedisore, veçanërisht në zonat e mbrojtura, duke theksuar se "standardet e BE-së duhet të merren plotësisht në konsideratë në këtë projekt”.

Delegacioni i BE-së: Presim që autoritetet shqiptare të veprojnë pa vonesë
Çështja lidhet drejtpërdrejt me Kapitullin 27 për mjedisin dhe ndryshimet klimatike, një nga kapitujt më kompleksë dhe më sfidues të procesit të anëtarësimit. Shqipëria duhet të dëshmojë se është në gjendje të mbrojë habitatet dhe të parandalojë degradimin e ekosistemeve.

Në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian, si pjesë e kritereve përmbyllëse për negociimin e Kapitullit 27 mbi mjedisin dhe ndryshimet klimatike, Shqipëria pritet të harmonizohet plotësisht me legjislacionin e BE-së në këtë fushë, përfshirë Direktivën për Shpendët dhe Direktivën për Habitatet, të shfuqizojë dispozitat e papajtueshme (të miratuara përmes ndryshimeve në ligjin për Zonat e Mbrojtura) dhe t’i japë fund legjislacionit të vitit 2015 për investimet strategjike.

Delegacioni i BE-së në Tiranë deklaroi për DW: "Për të mbyllur Kapitullin 27 Shqipëria duhet të dëshmojë aftësinë e saj për të menaxhuar zonat e ardhshme Natura 2000, përfshirë zbatimin e masave të ruajtjes që parandalojnë përkeqësimin e habitateve dhe të specieve. Shqipëria duhet të heqë dorë nga veprime që mund të cenojnë përmbushjen e kritereve përmbyllëse dhe ne presim që autoritetet shqiptare të veprojnë pa vonesë."

Organizatat ndërkombëtare paralajmërojnë
Për Ulrich Eichelmann, një nga ekologët më të njohur europianë dhe drejtues i Riverwatch, ajo që po ndodh në Pishë-Poro–Nartë shkon përtej kufijve të Shqipërisë. Pas më shumë se një dekade angazhimi për mbrojtjen e lumit Vjosa dhe ekosistemeve të lidhura me të, ai e konsideron deltën e Vjosës një pasuri të rrallë në shkallë mesdhetare. "Delta e Vjosës është delta e fundit e gjallë dhe e paprekur në të gjithë Mesdheun" - thotë ai për Deutsche Welle.

"Është një fragment i botës siç dukej njëqind vjet më parë" - thotë Eichelmann. Për të, vlera e zonës nuk lidhet vetëm me speciet simbolike si flamingot apo pelikanët, por me mijëra organizma dhe habitate që formojnë biodiversitetin e deltës dhe që ende nuk janë studiuar plotësisht. Sipas tij, rrafshimi i dunave ranore dhe transformimi i peizazhit natyror do të çonin në zhdukjen e habitateve dhe specieve që varen prej tyre. "Nga këndvështrimi mjedisor, ky është shkatërrim i plotë" - thotë ai. Për ekologun gjerman, çështja nuk është vetëm mjedisore pasi mënyra se si po trajtohet projekti ngre pikëpyetje edhe për rrugën europiane të Shqipërisë.

"Nëse Shqipëria dëshiron të bëhet pjesë e Bashkimit Europian, kjo nuk mund të jetë mënyra se si trajtohen ekosisteme të tilla" - thotë Eichelmann.

Si nisi përplasja?
Më 30 maj, aktivistë mjedisorë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile hynë në zonën e Pishë-Poro–Nartës për të kundërshtuar nisjen e punimeve në gadishullin e Zvërnecit. Atje i pritën gardhe, mjete të rënda dhe roje private sigurie.

Për Besjana Shehun, bashkëthemeluese e Shoqatës Ornitologjike Shqiptare, ngjarjet e 30 majit janë vetëm episodi më i fundit i një debati që ka nisur prej kohësh.

"Kjo nuk është thjesht një mosmarrëveshje lokale për një gardh, një rrugë apo një kantier ndërtimi, por edhe për mënyrën se si po merren vendime të tilla dhe mungesën e transparencës që i shoqëron ato" - tha ajo për Deutsche Welle.

Sipas saj, në rrezik nuk është vetëm një pjesë e territorit të mbrojtur, por integriteti ekologjik i më shumë se 18 mijë hektarëve që përbëjnë një nga korridoret natyrore më të rëndësishme në Shqipëri.

Rama mbron investimin
Në qendër të konfliktit është projekti turistik i planifikuar në gadishullin e Zvërnecit, i lidhur me dhëndrin e presidentit amerikan Donald Trump, Jared Kushner. Kompania zhvilluese ka deklaruar se investimi mund të kalojë vlerën e 4 miliardë eurove dhe të krijojë më shumë se 10 mijë vende pune. Qeveria e konsideron atë një investim strategjik për zhvillimin e turizmit elitar në Shqipëri.

Të hënën (01.06), në një komunikim publik që zgjati më shumë se një orë, kryeministri Edi Rama iu përgjigj kritikave ndaj projektit të Zvërnecit. Rama dënoi sjelljen e rojeve private të sigurisë duke e cilësuar "të neveritshme". Megjithatë ai tha se nuk ka ndërmend të tërhiqet nga projekti.

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale, ku një protestues tërhiqej zvarrë në rërë nga disa punonjës të sigurisë, shkaktuan reagime të forta publike.

"Çfarë më duhet pushteti nëse duhet të heq dorë nga vizioni që kam ndarë me ju prej vitesh?" - tha Rama. Sipas tij Shqipëria duhet të kalojë nga modeli i turizmit masiv drejt një forme më ekskluzive zhvillimi, në mënyrë që të hyjë në "Champions League" të turizmit botëror.

Kryeministri këmbënguli se statusi i mbrojtur i Pishë-Poro–Nartës nuk e përjashton zhvillimin ekonomik, duke argumentuar se bëhet fjalë për një kategori ku aktiviteti ekonomik dhe mbrojtja e natyrës mund të bashkëjetojnë. Ai shtoi se projekti ndodhet ende në fazë procedurale dhe nuk ka marrë ende një leje përfundimtare mjedisore./DW

zverneci protestat per zvernecin

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje