4 Qershor 2026, 13:49
Nga E.d
Pamje
ZVËRNEC- Gardhi rrethues, i cili ishte vendosur në Zvërnec dhe Porto Novë është hequr totalisht ditën e sotme. Ky lëvizje vjen pas protestave të bëra nga qytetarët, të cilët kanë kërkuar anulimin e projektit të Zvërneci. Banorët dhe aktivistët kishin denoncuar më parë rrethimin e kësaj hapësire, e cila është zonë e mbrojtur.
Mijëra qyetarë kanë protestuar për katër ditë rradhazi në Tiranë. Protestuesit kërkojnë anulimin e projektit të ndërtimit në zonën e Zvërnecit, duke e cilësuar atë si ndërhyrje në një zonë të mbrojtur dhe duke akuzuar qeverinë për favorizim të interesave private në dëm të pronës publike. Nga ana tjetër, ata pretendojnë se investitorë të ndryshëm po përfitojnë nga toka shtetërore në mënyrë të padrejtë.
Çfarë ndodhi në protestën e Zvërnecit?
Të shtunën në fshatin Zvërnec u zhvillua një protestë kundër një projekti turistik që po ndërtohet pranë zonës së mbrojtur të lagunës së Nartës. Banorë, aktivistë mjedisorë dhe përfaqësues të shoqërisë civile kundërshtuan punimet, duke pretenduar se po dëmtohet ekosistemi dhe një zonë me rëndësi të veçantë natyrore. Gjatë protestës pati përplasje mes protestuesve dhe rojeve private të kontraktuara për sigurinë e kantierit. Në pamjet e publikuara në media u panë roje private të maskuara që përdorën spraj me piper dhe dhunë fizike ndaj disa protestuesve. Një protestues u tërhoq zvarrë nga rojet, ndërsa një grua raportohet se humbi ndjenjat gjatë tensioneve. Pas reagimeve të forta publike, policia nisi hetime ndaj dy punonjësve të sigurisë private dhe njëri prej tyre u arrestua./Dosja.al
zvërnec porto novë gardhi
Aktualitet
4 Qershor 2026, 13:41
E.d
Pamje
TIRANË- Autori i ngjarjes së rëndë e cila ndodhi ditën e sotme në Maliq, sapo ka mbërritur tek spitali i Traum&eum...
Aktualitet
4 Qershor 2026, 13:23
I.A
Bordi i Transparencës
TIRANË- Bordi i Transparencës ka ndryshuar çmimet e karburanteve këtë të martë në...
Aktualitet
4 Qershor 2026, 13:22
E.d
Viktima, autori dhe i plagosuri
MALIQ- Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e cila ndodhi mëngjesin e sotëm n&eum...
Aktualitet
4 Qershor 2026, 12:57
E.d
Pamje
MALIQ- Pamjet që po shihni i përkasin stanit ku fshihej 43-vjeçari Violand Braçellari, autori i ngjarjes ku mbeti i vrar...
Aktualitet
4 Qershor 2026, 12:44
I.A
TIRANË- Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale zhvilloi aktivitetin me temë &...
Aktualitet
4 Qershor 2026, 12:44
E.d
Pamje
LUSHNJE- Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar ditën e sotme në aksin rrugor Krutje–Pushimi. Nj...
Aktualitet
4 Qershor 2026, 12:22
E.d
Pamje
KORÇË- Autori i vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së kolegeut të tij, Edison Adri është nisur m...
Aktualitet
4 Qershor 2026, 12:12
I.A
TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për një fraksion të dosjes 'Revanshi'. Mësohet se prokuror...
Aktualitet
4 Qershor 2026, 12:04
E.d
Foto ilustruse
LAÇ- Një shpërthim me lëndë plasëse është raportuar në qyetin e Laçit. Në port&eu...
Aktualitet
4 Qershor 2026, 11:48
E.d
Foto ilustruse
SARANDA- Moti i keq i shoqëruar me rreshje intensive dhe rrufe, i cili preku vendin mbrëmjen e djeshme ka shkaktuar një ngjar...