LIVE UPDATES
Aktualitet

Dyfishimi i çmimit të patentave/ Kaos edhe në autoshkolla, askush nuk ka informacione, administratori: S'po i mbajmë dot klientët

Disa prej tyre edhe “gjejnë rastin” të shprehin gjithë pakënaqësitë që kanë në lidhje me rritjen e çmimit të patentave, disa edhe duke ngritur zërin, me vetëdije se nuk po bëjnë gjënë e duhur.

1 Mars 2023, 18:00 Nga k.m.
Dyfishimi i çmimit të patentave/ Kaos edhe në autoshkolla,
Foto ilustruese

TIRANË- Ndërkohë që telefonat e autoshkollave në Tiranë nuk po pushojnë nga personat që kërkojnë informacione nëse do të rritet çmimi i patentave, apo kur do të rritet, janë vetë administratorët që nuk kanë një përgjigje, për asnjë nga pyetjet që u bëhen dhe kjo i ka sjellë prej ditësh në një situatë kaotike dhe stresuese.

Shumë nga administratorët e autoshkollave që Gazetasi.al takoi dhe kontaktoi nuk pranojnë të prononcohen me emër, sepse siç thonë ata, “kjo punë është kthyer në diçka me rrezik, duke parë edhe ato që po thuhen për autoshkollat”.

“Nuk di çfarë të them, nuk kemi asnjë informacion më shumë se ato që janë thënë në media. Kemi kërkuar informacione por kush të na i japë. Jemi edhe ne po aq të stresuar sa njerëzit, mos më shumë”,- tregon një administrator autoshkolle i cili duket mjaft i acaruar, ndoshta dhe për shkak se prej ditësh i janë bërë të njëjtat pyetje dhe ai nuk ka asnjë përgjigje.

“Po na ikin edhe klientët kështu. Vijnë dhe pyesin dhe nuk dimë çfarë tu themi e sigurisht ikin diku tjetër. Nuk po i mbajmë dot as si klientë”, tha një tjetër administrator i një autoshkolle në Tiranë.

Të tjerë administratorë që Gazetasi.al takoi dhe kontaktoi janë në një linjë, të acaruar dhe pa informacione. Disa prej tyre edhe “gjejnë rastin” të shprehin gjithë pakënaqësitë që kanë në lidhje me rritjen e çmimit të patentave, disa edhe duke ngritur zërin, me vetëdije se nuk po bëjnë gjënë e duhur. Një grua rreth të 50-ave, administratore e një autoshkolle në zonën e Don Bosko, Tiranë thotë për Gazetasi.al se është hera e parë që stresohet aq shumë në punën e saj prej 15 vitesh në atë autoshkollë.

“Njerëzit duan të dinë diçka më shumë se ato që lexojnë dhe sigurisht që do drejtohen tek autoshkollat por më kot, ne nuk dimë çfarë tu themi. Ç’vlerë ka të jesh autoshkollë kur nuk di se sa do kushtojë një kurs patente?”, thotë 50-vjecarja.

Autoshkolla të ndryshme ku gazetarja e Gazetasi.al u prezantua si person i interesuar për të bërë një kurs patente thanë se sido të shkojë marrëveshja, nuk do e ndryshojnë çmimin.

“Nuk e di çfarë do bëhet me çmimin por sido të jetë, ne do vazhdojmë me çmimin që kemi pasur, 40 mijë lekë, ku 20 mijë i jep në momentin që regjistrohesh dhe 20 mijë në fund të kursit”, tha një grua në një autoshkollë në Rrugën Viktor Eftemiu, Tiranë.

Ajo shton se programi do e vazhdojë po njësoj, sepse sipas saj, është i mjaftueshëm edhe për kursantët fillestarë, nuk dinë të ngasin makinën.

“Ne kemi vite me këtë program dhe kemi ecur shumë mirë. Nuk e di se çfarë flitet për program të plotë apo gjëra të tjera, por ne do vazhdojmë si gjithmonë, me të njëjtin program, me të njëjtin çmim”, thotë ajo.

Të tjerë administratorë thanë për Gazetasi.al se presin se çfarë do ndodhë por mundësia më e madhe është që të vazhdojnë me të njëjtin çmim.

“Nuk mund të them me siguri se çfarë do bëjmë sepse as vetë nuk e di ku jemi por me shumë mundësi nuk do rrisim asnjë çmim. Është thënë se ne mund të bëjmë oferta dhe të vendosim çmimet që duam ne, kështu që do vazhdojmë me këtë çmim, rreth 40 mijë lekë”, tha një tjetër administrator.

Ndërkohë Blendi Gonxhja, drejtor i DPSHTRR shpesh herë ka thënë se marrëveshja thotë se autoshkollat mund të bëjnë oferta, të vendosin çmimet që shohin të arsyeshme por në fund “do të përgjigjen tek tatimet për çdo kursant”./GazetaSi

dyfishimi i cmimit te patentes

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj