Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Kur duhet të ishte pas qelisë për të vuajtur dënimin e tij, edhe kur Gjykata e Tiranës e po ashtu ajo e Apelit nuk pranouan t'ia ndryshonin masën e sigurisë nga “arrest në burg” në “detyrim paraqitje në policinë gjyqësore”, ai sërish ishte i lirë. Për arsye që ende nuk dihen.
TIRANË- Dan Hutra duhet të ishte në burg, por në fakt sot me lirinë e tij u mori jetën 3 grave dhe plagosi 3 të tjera pa mëshirë. Por në fakt drejtësia e la jashtë të lirë, edhe pse në të shkuarën e tij kishte kryer krime makabre, si përdhunimin e kunatës së tij, pengmarrje, dhunë dhe vrasjen e gruas së tij të parë me thikë në zemër. Kur duhet të ishte pas qelisë për të vuajtur dënimin e tij, edhe kur Gjykata e Tiranës e po ashtu ajo e Apelit nuk pranouan t'ia ndryshonin masën e sigurisë nga “arrest në burg” në “detyrim paraqitje në policinë gjyqësore”, ai sërish ishte i lirë. Për arsye që ende nuk dihen. Gjykata e Apelit sot është mjaftuar me njoftimin se kishin rrëzuar kërkesën e itj për të dalë, duke u shprehur se nuk kanë informacion se çfarë ka ndodhur në shkallët e tjera të gjyqësorit. Por pak është er sigurtë, diçka nuk ka funksionuar dhe si pasojë 3 grave iu mor jeta.
NJOFTIM PËR MEDIA
Referuar interesimit të mediave, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë: Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka zhvilluar gjykimin lidhur me zëvëndësimin e e masës së sigurimit “arrest në burg” me masën e sigurimit “detyrim paraqitje në policinë gjyqësore”, ndaj personit nën hetim shtetasit me iniciale Dan Hutra, i dyshuar për kryerjen e veprëse penale “Dhunë në familje”, parashikuar nga neni 130/a të Kodit Penal.
Me vendimin nr. 555/1 Akti, datë 09.01.2023 Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, vendosi: - Rrëzimin e kërkesës me nr. 3356/1 Akti, datë 04.01.2023 me kërkues Dan Hutra. Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga personi nën hetim me iniciale Dan Hutra, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit, zëvëndësimin e e masës së sigurimit nga “arrest në burg” në atë “detyrim paraqitje në policinë gjyqësore”.
Në përfundim të gjykimit, me vendimin nr. 66, datë 14.02.2023, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtare znj. Irida Kacerja, vendosi: -Lënien në fuqi të vendimit nr. 3356/1 Akti, datë 09.01.2023 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Për vijueshmërinë e procesit të shtetasit Dan Hutra, në shkallë të tjera të gjykimit, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, nuk ka informacion. Tiranë, 01.03.2023
GJYKATA E APELIT TË JURIDIKSIONIT TË PËRGJITHSHËM
Dan Hutra TIRANË- Tronditet Shqipëria! Brenda 2 orësh, vriten 3 gra dhe plagosen 3 të tjera në kryeqytet, nga i njëjti person...
Foto ilustruese TIRANË- Nga nisja e luftës më 24 shkurt deri më 31 dhjetor 2022, në Shqipëri kanë hyrë 32 mijë...
Foto ilustruese Asnjë objekt i ndërtuar mbi 50 vite më parë në Shqipëri nuk do të shembet. “Nuk është q...
Foto ilustruese BELSH- Një sherr mes drejtëseve të mjeteve ndërqytetase ka ndodhur në Belsh të Elbasanit. Një 35-vje&cce...
Dan Hutra TIRANË- Dan Hutra është autori i dyshuar i vrasjes së dyfishtë në Paskuqan që ndodhi mesditën e sotme n&...
Foto ilustruese FIER- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier, ku një 40-vjeçar ka ndërruar jetë gjatë nj&eum...
Vladimir Kurti TIRANË-Ditën e sotme, u ekzekutua Etleva Kurti për gjakmarrje. Ajo është motra e Vladimir Kurtit, i dënuar me ...
Vladimir Kurti TIRANË- Vladimir Kurti i dënuar përjetë ka reaguar pas lajmit se e motra e tij Etleva Kurti është ekzekutuar n...
Dan Hutra TIRANË- Një nga viktimat që u vra nga Dan Hutra është nusja e shtëpisë (gruaja e vëllait të ish bas...
Foto ilustruese Që prej fundit të luftës në 1999, fluturimet në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës realizoh...