6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Ekspertët nuk kanë gjetur asnjë shenjë të abuzimit me substanca narkotike apo alkool, dhe as ndonjë pengesë në zhvillimin mendor që do të ndikonte në perceptimin e realitetit.
KOSOVA- Instituti i Psikiatrisë Forenzike në Kosovë ka përfunduar vlerësimin psikiatrik ndaj Naim Murselit, i cili po akuzohet për organizimin e vrasjes së bashkëshortes së tij, Liridona Ademaj. Në dokument përjashtohet mundësia që ai të ketë ndonjë sëmundje ose çrregullim mendor.
“Tek i ekzaminuari Naim Murseli nuk është konstatuar ndonjë çrregullim mendor apo sëmundje mendore e karakterit të përkohshëm apo përhershëm”, thuhet në raport.
Ekspertët nuk kanë gjetur asnjë shenjë të abuzimit me substanca narkotike apo alkool, dhe as ndonjë pengesë në zhvillimin mendor që do të ndikonte në perceptimin e realitetit. Sipas raportit, në momentin e kryerjes së krimit, Murseli ka qenë në gjendje të kuptojë veprimet e tij dhe pasojat që ato shkaktojnë.
Ekspertiza thekson se i akuzuari është “plotësisht i përgjegjshëm dhe i llogaritshëm”, në gjendje të marrë pjesë në procesin gjyqësor, të kuptojë akuzat dhe të ndërveprojë me avokatët e tij. Sipas raportit, Murseli është i vetëdijshëm për situatën ku ndodhet dhe përdor mekanizma mbrojtës si shmangien dhe mohimin. Aktualisht ai mohon se ka mendime për vetëlëndim apo për të lënduar të tjerët.
Naim Murseli, Granit Plava, Kushtrim Kokalla dhe Tom Dodaj akuzohen për vrasjen e Liridona Ademajt më 29 nëntor 2023. N Fillimisht ngjarja e ndodhur në fshatin Bërrnicë të Prishtinës u raportua si vrasje si pasojë e grabitjes, por hetimet morën një rrjedhë tjetër, me skenarin e dyshuar se bashkëshorti i saj porositi vrasjen. Atë natë, 29 nëntor 2023, 30-vjeçarja ndodhej në automjet me fëmijët dhe bashkëshortin, Naim Murseli. Ajo u qëllua me plumb në qafë, në prani të fëmijëve të saj. Dyshimet janë se vrasjen e kishte kryer Granit Plava, me urdhër të Murselit i cili i kishte premtuar 30 mijë euro. I dyshuar është edhe nipi i Murselit, Kushtrim Kokalla, që ishte pjesëtar i FSK-së.
Ata u arrestuan ditën ku u varros Liridona, ndërsa ajo që e rëndoi këtë ngjarje ishte se vetë bashkëshorti i saj mori pjesë në ceremoninë mortore duke pritur ngushëllimet për vrasjen që ai vetë kishte porositur. Tre të dyshuarit, përfshirë edhe bashkëshortin e të ndjerës, vazhdojnë të mbahen në paraburgim.
Murseli dyshohet se veprën penale “Vrasje e rëndë në bashkëkryerje”, Plava për veprën penale “Vrasje e rëndë” dhe vepën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa Kokalla për veprën penale “Marrëveshja për të kryer veprën penale "Vrasje e rëndë”. Motivi i kësaj ngjarjeje të rëndë nuk duhet dihet ende, ndërsa në Prokurorinë e Kosovës janë disa pista, të cilat u aluduan gjerësisht në media.
jani prenga TIRANË- Në Apelin e Gjykatës së Posaçme po mbahet seanca për kopshtarin e "Golden Restort", Festim Bexhdillin, ...
Foto ilustruese EUROPA- Europol ka njoftuar sot finalizimin e një operacioni ndërkombëtar të shtrirë në 43 shtete, p&eum...
Renis Dobra MAT- Për vrasjen e 23-vjeçarit Renis Dobra, në media raportohet se autoritet po hetojnë në dy pista kryesore q&...
eraldo muci TIRANË- Eraldo Muçi, 30 vjeç, vijon të jetë i zhdukur që prej datës 15 qershor. Lidhur m...
Foto ilustruese TIRANA- Pas shumë vitesh kërkesë nga pacientet e diagnostikuara me kancer, për herë të parë në spit...
foto ilustruese TIRANË- Nga 14 shoqëri ujësjellës-kanalizimesh të paktën 8 prej tyre, ose 57%, nuk kanë një laborat...
Foto ilustruese TIRANA- Dita e sotme do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore me origjinë perëndimore duke...
artan hoxha TIRANË- Gazetari, Artan Hoxha ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje në fshati...
klodiana lala TIRANË - Gazetarja Klodiana Lala, duke folur për aksionin e prishjes së ndërtimeve në Theth dhe më pas në ...
foto ilustruese TIRANË- Një qytetare nga Tirana, e cila banon në zonën e Komunës së Parisit, ankohet në redaksinë e...