LIVE UPDATES
Aktualitet

“E kafshoi për një lodër”, fëmija me sindromën Down sulmohet në shkollë

Zonja tregon, se djali i saj është kafshuar nga shoku i klasës në prezencë të mësuesve dhe këta të fundit e kanë trajtuar rastin, si jo problematik.

31 Tetor 2023, 22:44 Nga I.A

“E kafshoi për një lodër”, fëmija me

VLORË- “Stop” ishte këtë të martë në Vlorë. Zonja e drejtuar në redaksinë e emisionit, ka një djalë 7 vjeç me sindromën down, i cili frekuenton klasën e parë në shkollën speciale. Zonja tregon, se djali i saj është kafshuar nga shoku i klasës në prezencë të mësuesve dhe këta të fundit e kanë trajtuar rastin, si jo problematik.

“Jam nënë e një djali 7 vjeç me sindromën Down. Javën e dytë më është kafshuar dhe kam patur një reagim shumë të fortë, një gjendje emocionale nuk di ta shpjegoj, por është shumë e rëndë për një prind që fëmija të kafshohet në shkollë. Nuk më është thënë asgjë në atë ditë. E pashë fëmijën rrugës se mu ankua. E kishte kafshuar një fëmijë që ishte epileptik me diagnozë dhe ai ishte pak agresiv dhe i bie që nuk ka pasur kujdes siç duhet që ka ndodhur kjo që ka ndodhur”, tha denoncuesja.

Por në fakt, pas rastit të parë, incidenti është përsëritur edhe dy herë të tjera. Vetë 7-vjeçari arrin të tregojë për kafshimin në krah, që siç thotë ai, ia ka bërë një beb.

Gazetarja: Sa vjeç je? Mikrofonin e do ti? Sa gishta do nxjerrësh?

Fëmija: Shtatë! (tregon 7 gishta)

Gazetarja: Të ka kafshuar këtu te krahu?

Nëna thotë, se është e shqetësuar për të ardhmen e djalit, pasi nuk ka perspektivë për fëmijët me këtë problem në Vlorë.

Shkolla 9-vjeçare speciale në Vlorë ka 35 fëmijë dhe 20 mësues, 2 mësues për maksimumi 6 nxënës.

U takuam me mësuesen kujdestare Genta dhe mësuesen ndihmëse Pranvera.

Mësuesja kujdestare mohoi, që të ketë ndodhur incidenti, ndërsa ndihmësja tregoi, se episodi i parë ka ndodhur në prezencën e saj.

“Nuk e di. Ju lutem se kam punë. Në klasën e parë në orën e mësimit nuk ka ndodhur asnjë kafshim kur kam qenë unë prezente. Fëmija ka dalë nga shkolla, nuk e di”, tha ajo.

Gazetarja: Ka ndodhur episode të kafshimit të fëmijës…

Mësuese Pranvera: Po ka ndodhur!

Gazetarja: Ku keni qenë ju në momentin, që ka ndodhur kafshimi i fëmijës?

Mësuese Pranvera: Tani kam dhe unë orë boshe, jam mësuese ndihmëse, jam punësuar për 20 orë punë në javë. Gjatë orëve, që unë kam asistuar si mësuese ndihmëse, mbështes mësueset e tjera në punën e tyre. Episodin e parë kam qenë prezente vetë. Në sekond shoku e kap shokun, e kafshon, sepse zihen për një lodër. Në moment ai kafshoi dhe unë sigurisht e largova. Vendosëm sot, që t’i kontrollojmë, që mos ta kem as unë, as dikush tjetër.

Ne takuam dhe drejtoreshën e shkollës Eda Llambro, e cila garantoi, se një situatë e tillë nuk do të përsëritet. Ajo pranoi, se ka mësues gjatë gjithë kohës në klasë dhe kafshimi i fëmijës është bërë në syrin e mësueses.

“Kam bërë mbledhje me mësueset që japin në atë klasë mësim. I kam këshilluar, i kam sugjeruar mënyrat e punës. Të dyja mësueset qëndrojnë në klasë. Mësueset në klasë kanë qenë. Ai mund të jetë edhe episod që ndodh në punë sekondi. Nuk e justifikoj fare këtë pjesë. Mësuesit kanë qenë në klasë.

Me prindërin e fëmijës që është agresiv kam marrë masa për çdo lloj gjëje. I kemi vënë në dukje, i kemi thënë pse i ndodh kjo, kemi varë vesh mënyrën e trajtimit të fëmijës.

I kam marrë të gjitha masat, garancia është 100%. Edhe rastin e djeshëm nuk e kuptova pse ndodhi. Nuk do të ndodhin më”, tha ajo.

Marrë nga Tv Klan

vlore

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj