LIVE UPDATES
Aktualitet

‘Zonë e mbrotjur”/ BIRN: Si u shkrumbuan 700 hektarë pyje midis Pishë Poros dhe Darëzezës

Sipas ekspertëve vendorë të mjedisit dëmi i shkaktuar prej këtij zjarri ka qenë i madh, ndërkohë që zjarrëfikësit theksojnë se mungesa e pajisjeve e ka bërë të pamundur shuarjen në kohë të tij.

31 Tetor 2023, 18:19 Nga Valbona Davidhi
‘Zonë e mbrotjur”/ BIRN: Si u shkrumbuan 700 hektarë pyje
Pishporo

FIER-Në më pak se dy javë, masivi pyjor me pisha në bregdetin e Pishë Poros dhe Darëzezës u dogj. Zjarri filloi më 24 shtator dhe u vu nën kontroll vetëm në 5 tetor, pasi kishte shkrumbuar 700 hektarë pyll me pisha.  Vatra e parë masive u shfaq në Darëzezë dhe shkrumboi brenda pak orësh mbi 100 hektarë pyll pishe. Disa ditë më pas, zjarri preku pjesën jugore të pyllit në afërsi Pishë Poros dhe pas 8 ditësh arriti në vatrën fillestare në Darëzezë.

Për shuarjen e flakëve u angazhuan qindra zjarrfikës nga i gjithë vendi, forca të ushtrisë dhe dy avionë ‘Canadair' që erdhën në ndihmë nga Greqia. Por lufta me flakët nuk qe e lehtë.

“Eshtë e vështirë të shuash zjarrin në këto pyje sepse edhe kur duket se nuk ka flakë, shtresa e bimeve dhe gjetheve qëndron e ndezur për ditë të tëra duke u riaktivizuar si vatra në kushtet e temperaturave të larta dhe erës së fortë,” tha prefekti i Qarkut Fier, Lefter Shehaj.

“Kështu ndodhi në Pishë Poro dhe Darëzezë ku zjarri që menduam se u shua, u rishfaq një javë më vonë”, shpjegoi ai.

Sipas ekspertëve vendorë të mjedisit dëmi i shkaktuar prej këtij zjarri ka qenë i madh, ndërkohë që zjarrëfikësit theksojnë se mungesa e pajisjeve e ka bërë të pamundur shuarjen në kohë të tij.

“Sipërfaqja e djegur është më shumë se 1/3 e pyllit, e cila ka humbur plotësisht funksionet e saj ekologjike duke dalë jashtë funksioni”, tha Zydjon Vorpsi, specialist i Agjencisë së Zonave të Mbrojtura në Fier.

Pylli i Pishë Poros është mbjellur pëpara 40-50 vjetësh nën sistemin e dunave në të dy anët e grykëderdhjes së kanalit kullues të Povelçës, në rreth 7 kilometra gjatësi. Në vitin 2022 ai ishte shpallur nga Këshilli i Ministrave si ‘peizazh i mbrojtur' dhe ishte pjesë e rrjetit ‘Emerald' – një rrjet zonash ekologjike të shpallura si të një rëndësie të veçantë nga Këshilli i Europës nën konventën e Bernës.

Flakët që e përfshinë këtë vit zonën nuk kanë djegur vetëm pemët por kanë shkrumbuar të gjithë zinxhirin ushqimor, duke zhdukur edhe strehën e dhjetra llojeve të egra të kafshëve dhe shpendëve.

Sipas Zydjon Vorpsit, një vlerësim paraprak logjik, të çon lehtësisht në përfundimin se humbja e biomasës e përkthyer në shifra është në nivele të larta, ndërkohë që i gjithë zinxhiri ushqimor është zhdukur bashkë me mundësinë e strehimit të jetës së egër.

“Vendfolezimet e llojeve të cilat ishin vrojtuar aty nuk do jenë më, duke hequr dhe mundësinë e prezencës së këtyre llojeve,” shpjegoi Vorpsi.

“Këtu përfshihen llojet e shpendëve të natës si gjoni, kukuvajka mjekroshe apo kukuvajka e zakonshme, llojet e ndryshme të qukapikëve të cilët ishin prezent në zonë, pupëza apo kacavjerrësi i pemëve”, shtoi ai.

Drejtori i Agjencisë së Zonave të Mbrojtura në Fier, Fotjon Premçe i tha BIRN se zjarri shaktërrimtar i këtij viti në Pishë Poro ishte më i madhi gjatë një dekade.

“Pylli ishte djegur në 2013-ën por u rikuperua, megjithëse pemët ende nuk kishin arritur lartësinë e mëparshme,” tha Premçe, ndërsa shtoi se tashmë ‘gjithça u dogj sërisht.'

Premçe thotë se pylli kishte shumë specie që tani janë bërë shkrumb e hi.

“Fakti që është zonë e mbrojtur do të thotë se ka specie bimësh dhe kafshësh të veçanta,” tha ai.

“Konkretisht në këtë pyll kishte bimë dhe pemë endemike që tani me zjarrin mund të jenë zhdukur përfundimisht”, përfundoi Premçe.

Taulant Bino, drejtues i shoqatës së Orintologjisë shpjegon se situata ka sjellë humbje të habitatit për mjaft prej shpendëve, ndërsa thotë se speciet më të dëmtuara janë amfibët, reptilët dhe zvarranikët.

“Kjo është zonë e mbrojtur dhe përveç pyllit ka edhe një lagunë, ndaj mendohet se dëmi në gjallesa është i konsiderueshëm,” tha Bino. “Breshka është një specie që pëson humbje të mëdha në zjarre te tilla”, shtoi ai.

Sipas Vorpsit dëmi nuk është shkaktuar vetëm në pjesën e djegur të pyllit. Zjarri pritet të ndikojnë negativisht edhe pjesën tjetër të ekosistemit Nartë-Pishë Poro dhe në zonën e lagunës.

“E gjithë masa e djegur rrezikon të depërtojë në ekosistemin ujor duke e ndotur dhe duke ndryshuar parametrat biologjike”, tha Vorpsi.

Sipas Vorpsit, zjarri “dogji” edhe mundësinë që pylli të përfshihej në rrjetin “Nature 2000” – një rrjet europian i zonave të mbrojtura.

Ai sqaroi se për zonën kishte një studim të vitit 2020, sipas të cilit ajo kishte habitate që përfshihen në Direktivën e Habitateve të Bashkimit Evropian, për këtë arsye ajo u propozua si një zonë kandidate për tu futur ne rrjetin e ardhshëm të ‘Natura 2000' nga ekspertët.

Zjarret në Pishë Poro kanë ndikuar negativisht dhe blertarët e Fierit, të cilët raportuan rënie drastike të prodhimit të mjaltit. Më të prekur janë bletërritësit pranë masivit pyjor dhe në zonat bregdetare.

Fran Radi bletërritës prej 30 vitesh tha për BIRN se nga një ton mjaltë që prodhonin 150 kosheret e tij me bletë, ketë sezon nxorri vetëm 100 kilogramë. Radi shpjegon se shkak kryesor ishin zjarret që dogjën bimësinë, madje edhe vetë bletët kur ndodhen në kullotë.

”U thanë bimët nga të cilat bletët merrnin nektarin, pastaj ranë zjarret gjithandej,” tha Radi, ndërsa shtoi se “shumë bletë u vranë duke mbledhur nektar”.

Bletërritësi tha se prodhimi do të ndikohet edhe në vitin e ardhshëm, pasi gjysma e bimësisë në zonë është djegur. Të dhënat nga sektori veterinar në Fier konfirmojnë se prodhimi i mjaltit është ulur dhe se zjarret kanë goditur rëndë bletarinë.

”U thanë kullotat nga temperaturat e larta, ndërsa zjarret e përkeqësuan situatën”, tha Ferrik Avdia, agronom dhe shef i administrimit pyjor dhe veterinar pranë Agro Pikës në Fier.

Për banorët e zonës, shtëpitë e të cilëve i ndajnë vetëm disa dhjetëra metra nga pylli, zjarri i këtij viti ishte më i madhi që nga viti 2013.

“Pothuajse çdo vit digjet nga një sipërfaqje e vogël,” tha Neki Tafa, kryeplak i Darëzezës për BIRN, ndërsa shtoi se në 2013-ën ishte “zjarr edhe më i madh se ky tani”.

“Ne nuk prekemi direkt, por na vjen keq për këtë pasuri që digjet”, nënvizoi ai.

Ndërsa aktivistët e mjedisit ankohen për humbjen e biodiversitetit, masat për të përballuar zjarrje të ngjashme mungojnë në bashkinë e Fierit.

Shefi Shërbimit Zjarrfikës në Fier, Zija Hyka i tha BIRN se nëse do të ishin të kompletuar me pajisje, mjete dhe efektivë shtesë, zjarri do të ishte shuar më shpejt, madje pa pasur nevojën e avionëve nga Greqia.

“Na duhen automjete të vogla si fuoristradat zjarrfikëse të cilat mund të depërtojnë lehtësisht në zona si kjo,” tha ai. “Nëse do t'i kishim, koha e shuarjes së zjarrit këtu nuk do ishte kaq e gjatë”, shtoi Hyka.

Prefekti Shehaj shpjegoi se veç mjeteve për zjarrëfikësit kujdesi për pyjet duhet të jetë i përhershëm, duke mbajtur hapur rrugë për zjarrëfikësit që krijojnë mundësinë e ndërhyrjes së shpejtë.

“Dikur pylli kishte rrugë kalimi që në rast zjarri automjetet zjarrfikës depërtonin në brendësi për të shuar flakët,” shpjegoi ai./Marre nga BIRN

pishporo

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj