31 Tetor 2023, 13:38
Nga A.B
Kuvendi
TIRANË- Partia Socialiste ka hartuar një listë me disa emra deputetësh të opozitës, për të cilët kërkon të ndëshkohen sipas rregullores, pas sherrit fizik që ndodhi një ditë më parë në Kuvendin e Shqipërisë. Komisioni i Etikës do të mblidhet në orën 15:00 për të marrë një masë disiplinore për shkak të kaosit dhe tensionit, i cili degradoi edhe në dhunë fizike.
Deputetë që pritet të ndëshkohen janë ata që ishin në vijë të parë të kaosit. Bëhet fjalë për Flamur Nokën, Gazmend Bardhin, Bledian Nallbati, Edi Paloka, Albana Vokshi, Lefter Gështenja dhe Saimir Korreshi.
"Të gjendur përballë një situate të paprecedentë të zhvillimit të seancës plenare të datës 30.10.2023, ku deputetët e opozitës në thyerje të rëndë të Rregullores së Kuvendit dhe të Kodit të sjelljes së Deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, bllokuan foltoren e Kuvendit, hoqën kartat nga pajisjet elektronike të deputetëve të Grupit Parlamentar të PS të cilët ishin të regjistruar për të diskutuar mbi çështjet e evidentuara nga zgjedhësit. Situata arriti deri në përplasje fizike midis deputetit Vullnet Sinaj dhe deputetit Bledion Nallbati" thuhet ndër të tjera.

Ky tension u nis nga deputeti Bledion Nallbati, i cili u konflikt ua fizikisht me deputetin e PS Vullnet Sinaj. Pritet të shihet se cili do jetë ndëshkimi i Disiplinës, për deputetët e PD, të cilët krijuan sherr./Dosja.al
kuvend partia socialiste
Aktualitet
31 Tetor 2023, 12:21
r.ll
majlinda palushi
TIRANË- Majlinda Palushi, mësuesja që u dhunua nga nxënësi i saj, pak ditë më parë në shkoll&...
Aktualitet
31 Tetor 2023, 12:05
r.ll
mark frroku
DURRËS- Detaje të reja janë zbuluar për arrestimin e ish-deputetit Mark Frrokut në lidhje me konfliktin të Kepi i...
Aktualitet
31 Tetor 2023, 11:19
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Një 28-vjeçar është vënë në pranga në Tiranë, pasi akuzohet se ka dhunuar ...
Aktualitet
31 Tetor 2023, 11:17
a.l
Foto ilustruese
KORÇË– Një aksident me vdekje ka ndodhur paraditen e kësaj të martë në aksin rrugor Korç&...
Aktualitet
31 Tetor 2023, 11:13
a.l
Merr flakë shtëpia në Lezhë
LEZHË- Një banesë në Lezhë është përfshirë nga flakët gj...
Aktualitet
31 Tetor 2023, 11:06
r.ll
alvin karaqi
TIRANË- Kampioni i karatesë në Lojërat Europiane, Alvin Karaqi është nderuar ditën e sotme me medaljen &ldq...
Aktualitet
31 Tetor 2023, 10:47
A.B
Fran Marashi
TIRANË- I dënuari me burgim të përjetshëm për masakrën e Korçës, Fran Marashi, pas arresti...
Aktualitet
31 Tetor 2023, 10:47
r.ll
edi rama, alvin karaqi
TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në ceremoninë e nderimit me medaljen “Ylli i Mir&eum...
Aktualitet
31 Tetor 2023, 10:42
A.B
Alvin
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka nderuar me medaljen “Ylli i Mirënjohjes Publike” kampionin e karatesë në Lojëra...
Aktualitet
31 Tetor 2023, 10:37
r.ll
elez biberaj
TIRANË-Gazetari i njohur, Elez Biberaj gazetari i njohur i Zërit të Amerikës, ddo të dalë këtë vit n&e...