31 Tetor 2023, 10:47
Nga A.B
Fran Marashi
TIRANË- I dënuari me burgim të përjetshëm për masakrën e Korçës, Fran Marashi, pas arrestimit dhe rikthimit të tij në vendin tonë ka kërkuar rigjykim. Ankimin e bëri disa vite më parë në Gjykatën e Tiranës teksa kjo e fundit ia kaloi për kompetencë Gjykatës së Lartë e cila ka vendosur ta rikthejë për gjykim në Shkallën e Parë të GJKKO-së.
Marashi mbërriti nga burgu i sigurisë së lartë ku mbahet në Peqin, para kësaj gjykate me gjyqtar Erjon Banin dhe prokuror Alfred Shehun. Seanca u shty duke u lënë kohë në dispozicion që të njoftoheshin lidhur me rihapjen e procesit familjarët e viktimave.
Marashi ka pretenduar se është dënuar padrejtësisht dhe se në kohët kur gjykata ka dhënë vendimin, nuk ka pasur dijeni se ndaj tij zhvillohej një proces hetimor. Marashi do të deklaronte se dënimin dhe akuzat i kishte mësuar pasi ishte ekstraduar në Shqipëri teksa i ka mohuar ato.
Ai është ekstraduar nga Italia në vitin 2007, ndërsa dy vite më vonë, tentoi të arratisej nga burgu i Burrelit bashkë me Preng Lleshin, anëtar tjetër i bandës së Urës Vajgurore, veprim për të cilin do të deklaronte se e bëri për të tërhequr vëmendjen që procesi ndaj tij të rihapej.
Ngjarja për të cilën akuzohet ka ndodhur më datë 17 qershor 1997, ku mbetën të vrarë 5 persona dhe u plagosën 6 të tjerë, të gjithë punonjës policie.
Të dënuar për masakrën janë: Musa Protoduari, me burgim të përjetshëm; Shkëlqim Protoduari, me burgim të përjetshëm; Fran Marashi, me burgim të përjetshëm; Fatbardha Protoduari, me 25 vjet burg, Sokol Ndreu, Gjovalin Ndreu, Preng Miri dhe Gjelosh Miri./Dosja.al
fran marashi
Aktualitet
31 Tetor 2023, 10:47
r.ll
edi rama, alvin karaqi
TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në ceremoninë e nderimit me medaljen “Ylli i Mir&eum...
Aktualitet
31 Tetor 2023, 10:42
A.B
Alvin
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka nderuar me medaljen “Ylli i Mirënjohjes Publike” kampionin e karatesë në Lojëra...
Aktualitet
31 Tetor 2023, 10:37
r.ll
elez biberaj
TIRANË-Gazetari i njohur, Elez Biberaj gazetari i njohur i Zërit të Amerikës, ddo të dalë këtë vit n&e...
Aktualitet
31 Tetor 2023, 10:31
A.B
Klodiana Lala
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka bërë të ditur se prokurorja e Tiranës, Alma Felaj refuzon që t'i përgji...
Aktualitet
31 Tetor 2023, 10:17
A.B
Rinas
TIRANË- Dy shtetas kinezë janë vënë në pranga në aeroportin e Rinasit. Policia bën të ditur se personat ...
Aktualitet
31 Tetor 2023, 10:04
r.ll
universiteti i pensilvanise
SHBA- Gjuha shqipe do të jetë lëndë mësimi në Universitetin e Pensilvenias (University of Pennsyl...
Aktualitet
31 Tetor 2023, 09:58
Elton Qyno
Elton Mermali me nënën e tij, Shpresa Mermali; dhe Laert Haxhiu
63-vjeçaria Shpresa Mermali, nëna e Elton Mermalit nga Lushnja, ka th...
Aktualitet
31 Tetor 2023, 09:16
A.B
Perfaqesuesit
SHBA- Zyrtarë të lartë të SPAK-ut po marrin pjesë në një vizitë studimore në Uashington k&e...
Aktualitet
31 Tetor 2023, 08:51
A.B
Foto ilustruese
VLORË- Prej gati 2 javësh, fusha e mbetjeve në qytetin e Vlorës është e përfshirë nga flakët. ...
Aktualitet
31 Tetor 2023, 08:15
A.B
Policia
ITALI- Dy persona janë arrestuar pasi kanë fyer, diskriminuar dhe sulmuar dy gra me origjinë shqiptare. Mediat italiane bëjn&eu...