31 Tetor 2023, 10:17
Nga A.B
Rinas
TIRANË- Dy shtetas kinezë janë vënë në pranga në aeroportin e Rinasit. Policia bën të ditur se personat me inicialet J. Sh., 27 vjeç dhe Ch. Ch., 52 vjeç, kanë paraqitur pasaportë të Koresë së Jugut, të cilat pas verifikimeve rezultuan të falsifikuara.
Gjatë kontrollit fizik, këtyre shtetasve iu janë gjetur pasaportat e tyre kineze, me të njëjtat gjeneralitete si pasaportat e falsifikuara. 4 pasaportat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Dy personat, do të hetohen për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, kryer në bashkëpunim.
NJOFTIMI I POLICISË:
Rinas/Kontrolle të shtuara nga Policia Kufitare, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore. Goditet një rast i tentativës për të kaluar kufirin, me pasaportë të falsifikuar. Arrestohen në flagrancë 2 shtetas kinezë që paraqitën në dalje, pasaporta false të Koresë së Jugut. Sekuestrohen 2 pasaportat kineze që iu gjetën këtyre shtetasve, gjatë kontrollit fizik, dhe 2 pasaportat false.
Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, krahas punës së përditshme për t’iu ofuar shërbim korrekt shtetasve shqiptarë dhe atyre të huaj që hyjnë ose dalin në këtë pikë të kalimit kufitar, kanë shtuar kontrollet për goditjen e krimeve kufitare, bazuar në analizën e riskut dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore. Si rezultat i kontrolleve është goditur një rast i tentativës për të kaluar kufirin, me pasaportë të falsifikuar. Për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Rinas kanë arrestuar në flagrancë shtetasit kinezë:
J. Sh., 27 vjeç dhe Ch. Ch., 52 vjeç.
Në dalje të Republikës së Shqipërisë, secili nga këta shtetas ka paraqitur pasaportë të Koresë së Jugut, të cilat pas verifikimeve rezultuan të falsifikuara. Gjatë kontrollit fizik, këtyre shtetasve iu janë gjetur pasaportat e tyre kineze, me të njëjtat gjeneralitete si pasaportat e falsifikuara. 4 pasaportat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, kryer në bashkëpunim.
arrestim ne rinas
Aktualitet
31 Tetor 2023, 10:04
r.ll
universiteti i pensilvanise
SHBA- Gjuha shqipe do të jetë lëndë mësimi në Universitetin e Pensilvenias (University of Pennsyl...
Aktualitet
31 Tetor 2023, 09:58
Elton Qyno
Elton Mermali me nënën e tij, Shpresa Mermali; dhe Laert Haxhiu
63-vjeçaria Shpresa Mermali, nëna e Elton Mermalit nga Lushnja, ka th...
Aktualitet
31 Tetor 2023, 09:16
A.B
Perfaqesuesit
SHBA- Zyrtarë të lartë të SPAK-ut po marrin pjesë në një vizitë studimore në Uashington k&e...
Aktualitet
31 Tetor 2023, 08:51
A.B
Foto ilustruese
VLORË- Prej gati 2 javësh, fusha e mbetjeve në qytetin e Vlorës është e përfshirë nga flakët. ...
Aktualitet
31 Tetor 2023, 08:15
A.B
Policia
ITALI- Dy persona janë arrestuar pasi kanë fyer, diskriminuar dhe sulmuar dy gra me origjinë shqiptare. Mediat italiane bëjn&eu...
Aktualitet
31 Tetor 2023, 07:52
A.B
Dalja nga Lista Gri e pastrimit të parave do të sjellë ndikime pozitive edhe në tregun e pasurive të paluajtshme në Shqipër...
Aktualitet
31 Tetor 2023, 07:28
A.B
Moti
TIRANË- Orët e para të mengjesit paraqitet nën ndikimin e kthjellimeve të shkurta dhe vranësirave të dendura n...
Aktualitet
30 Tetor 2023, 23:01
I.A
Blendi Fevziu
TIRANË- Motra e vajzës 26-vjeçare që u përdhunua nga disa të rinj në qytetin e Vlorës, ka tre...
Aktualitet
30 Tetor 2023, 22:47
I.A
Blendi Fevziu
TIRANË- Motra e 26-vjeçaes që u përdhunua disa ditë më parë në Vlorë ka treguar versionin...
Aktualitet
30 Tetor 2023, 22:45
I.A
ELBASAN- Një denoncuese është drejtuar në redaksinë e “Stop” në Tv Klan dhe tregon se për shkak të dhun&eu...