LIVE UPDATES
Aktualitet

"Vëllain e tij e kam mbajtur në shtëpi"/ Nëna e Elton Mermalit: Djali s’kishte hasmëri me Haxhiun, s’di pse e vrau

Shpresa, sot ndodhet në gjëndje të vështirë ekonomike, sëmundjen e rëndë që i ka prekur trupin dhe brengën që e mundon prej kohësh për vrasjen e të birit, Eltonit.

31 Tetor 2023, 09:58 Nga Elton Qyno
"Vëllain e tij e kam mbajtur në shtëpi"/ Nëna e
Elton Mermali me nënën e tij, Shpresa Mermali; dhe Laert Haxhiu

63-vjeçaria Shpresa Mermali, nëna e Elton Mermalit nga Lushnja, ka thyer heshtjen duke folur për herë të parë mbi rrethanat e vrasjes së djalit të saj në 17 Tetor 2021, ngjarje kjo e ndodhur në qytetin e Peqinit, buzë lumit Shkumbin.

Shpresa, sot ndodhet në gjëndje të vështirë ekonomike, sëmundjen e rëndë që i ka prekur trupin dhe brengën që e mundon prej kohësh për vrasjen e të birit, Eltonit.

Sipas saj është pikërisht kjo brengë që e ka munduar kaq vite dhe që e solli në këtë gjëndje të vështirë shëndetësore.

Vrasjen e të birit, e ka përjetuar mjaft keq, duke e vuajtur ende dhe sot për të gjetur shkakun dhe arsyet.

Gjatë një komunikimi me telefon me gazetarin e “Ora News” Elton Qyno, Shpresa Mermali shprehet se për shkak të shëndetit jo të mirë e ka të pamundur të flasi në kamera. Por përmes telefonit është e gatshme të s’qarojë se me familjen e Laert Haxhiut dhe babait të tij, Qamilit, nuk ka pasur asnjë lloj hasmërie.

Shpresa Mermali, tregon se familjen e Laert Haxhiun e njeh dhe se me të ëmën e tij, Florën, është takuar disa herë dhe së bashku kanë konsumuar dhe kafe. E pyetur se cilat kanë qënë arsyet dhe pse Laert Haxhiu e donte të vrarë djalin e saj Elton Mermalin, Shpresa në anën tjetër të telefonit thotë se nuk është në gjëndje të shpjegojë këtë gjë, se pse ka dashur ta vrasë dhe cilat kanë qënë arsyet.

Megjithatë, 63-vjeçaria e ka një brengë nënë, brengë në të cilën mundohet të gjejë shkakun e vrasjes së të birit nga grupi i Laert Haxhiut, duke shtuar se:

“…unë me Florën, mamanë e Laertit njihem dhe kemi pirë shumë herë kafe së bashku në Lushnjë. Ditën kur janë vrarë në Lushnjë dy fëmijët Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi, Flora, ka ardhur tek dyqani dhe kemi pirë kafe, duke diskutuar për ngjarjen. Në bisedë e sipër i kam thënë Florës se kushdo që ta ketë bërë atë krim edhe djali im po ta ketë bërë, mallkuar qoftë dhe kurrë mos bëftë hajër…. Kam mallkuar se ishte një krim shumë i rëndë, u vranë dy fëmijë. Brenga ime është brenga e nënës që më torturon, se fjalët që i ka thënë Florës dhe mallkimin që bëra atë ditë kur po pinim kafe, mbase Flora më vonë ja ka përcjellë të birit…”.

Sipas 63-vjeçares ata nuk kishin asnjë arsye që të vrisnin djalin e saj, Elton Mermalin.

…unë i njihja të gjithë familjarisht, nuk kishin asnjë arsye të bënin këtë gjë. Djali im Eltoni, që në fëmijëri ka qënë shok dhe janë rritur së bashku me Luisin, vëllain e Laert Haxhiut. Luisin e kam mbajtur në shtëpi, i kam dhënë bukë së bashku me djalin, pasi e përzinte nga shtëpia ai njerku i tij, Qamili. Luisi, ngelej në rrugë dhe më vinte Eltoni më thoshte “…ta marin o mam në shtëpi…”. Dhe e merrja, i jepja bukë se ishte shok me djalin…”.

Lidhur me pyetjen se djali i saj ishte i përfshirë në vrasjen Bledar Haxhiut, Shpresa Mermali, tregon se këto janë gjepura dhe shpifje që i bëjnë gazetarët.

…djali im në vitin kur është vrarë Bledar Haxhiu, ka qënë vetëm një fëmijë 15 vjeç. Si mundet dhe a besoni ju, që një fëmijë 15 vjeç të marë pjesë në vrasje dhe aq më tepër të jëtë krahu i djathtë i Aldo Bares. Donte t’ia dinte Aldo Bare në atë kohë për një fëmijë 15-vjeç si Elton Mermali. Këto janë gjepura që i bëjnë gazetarët për të ngatëruar. Ata që ishin krahu i djathtë dhe i majtë i Aldo Bares, sot gëzojnë pasuri, ndërsa Eltoni Mermali ka një kasolle…”./ORANEWS

elton mermali

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet