30 Tetor 2023, 22:45
Nga I.A

ELBASAN- Një denoncuese është drejtuar në redaksinë e “Stop” në Tv Klan dhe tregon se për shkak të dhunës së bashkëshortit, është divorcuar prej tij pas 16 vitesh martesë. Nga martesa zonja ka dhe tre fëmijë. Në vendimin e divorcit, gjyqtarja Pajtime Fetahu, nuk ka shënuar që ky vendim është titull ekzekutiv. Për këtë arsye, përmbaruesi nuk ekzekuton dot vendimin, duke lënë fëmijët pa pension ushqimor dhe vetë zonjën pa ndihmë ekonomike, pasi nuk rezulton e divorcuar.
Qytetarja i drejtohet me mbesën e saj gjykatës së Elbasanit, ku nga kancelari i thuhet se vendimi mund të zbatohet edhe pa shënimin “titull ekzekutiv”, por përmbaruesi e kundërshton këtë.
Përmbaruesi Mehmet Çerraga: Jo, nuk e ekzekutoj! Duhet t’i bësh kërkesë gjykatës për lëshim urdhër ekzekutimi, ose plotësim vendimi! Kjo është një neglizhencë, ose mungesë nga ana e gjyqtares.
Për situatën, “Stop” vuri në dijeni kreun e gjykatës së Elbasanit Matilda Fetahu, e cila thotë se pas një kërkese zyrtare rasti do të trajtohet me prioritet.
Matilda Fetahu: Është kërkesë për lëshim urdhri. Në rregull? Në qoftë se kërkesa është depozituar, do hidhet menjëherë në short dhe do të ndjekë rrugën dhe duke marrë parasysh dhe shqetësimin, që ju keni.
Gazetarja: Është bërë që në Shkurt të 2023-shit.
Matilda Fetahu: Nëqoftëse ke dërguar një email tek ZMP, ose e dërgon tani, neve do të marrim në shqyrtim, që edhe të ndjekë rrugën e duhur institucionale. Absolutisht, do të ndiqet me prioritet!
Pas kërkesës së programit, gjykata e mori në konsideratë problemin duke caktuar datën e gjyqit për zonjën në 1 Nëntor 2023.
Marrë nga Tv Klan
matilda fetahu mehmet Çerraga pajtime fetahu
Aktualitet
30 Tetor 2023, 18:15
f.i
minatorët
TIRANË- Teksa në Kuvendin e Shqipërisë pritej të niste seanca e radhës, jashtë ambienteve të Pa...
Aktualitet
30 Tetor 2023, 15:48
f.i
foto ilustruese
BELGJIKË- Më 6 nëntor do të nisë para gjykatës penale në Bruksel gjyqi më i madh i drogës...
Aktualitet
30 Tetor 2023, 15:21
h.k
Kepi Rodonit
DURRËS-Ana Shtjefeni administratorja e firmës që po ndërton te Kepi Rodonit ka dhënë detaje për ngjarjen q&...
Aktualitet
30 Tetor 2023, 15:35
I.A
Foto Ilustruese
FINIQ- Një 65-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në fshatin Qesarat të Finiqit. Mësohet se Miha...
Aktualitet
30 Tetor 2023, 14:25
A.B
Foto ilustruese
TROPOJË- Trupi i pajetë i një 80-vjeçari është gjetur ditën e sotme në bjeshkët e Pojanit. P...
Aktualitet
30 Tetor 2023, 14:17
BIRN
Studentët e mjekësisë ndërprenë të hënën pas një muaji bojkotin e vitit akademik, pasi rektori i Universitetit t&...
Aktualitet
30 Tetor 2023, 13:46
A.B
LEZHË- Sekuestrohet pasuria e Gjovalin Kozhutës. Prokuroria ka bërë të ditur se janë vendosur sekuestro preventive për pasu...
Aktualitet
30 Tetor 2023, 13:26
A.B
Rakip Suli
TIRANË- Ditën e mërkurë, në orën 10:00, kryebashkiaku i Kamëz, Rakip Suli do të paraqitet para SPAK.&nbs...
Aktualitet
30 Tetor 2023, 13:13
r.ll
foto ilustruese
VLORË- Gjyqtarja Herila Çela e Gjykatës së Vlorës është shkarkuar nga detyra ditën e sotme nga tr...
Aktualitet
30 Tetor 2023, 12:56
A.B
Berisha dhe Gjokutaj
TIRANË- Avokati Genc Gjokutaj ankimon masën e vendosur nga GJKKO për lënien në fuqi ‘detyrim paraqitje&...