30 Tetor 2023, 14:17
Nga BIRN

Studentët e mjekësisë ndërprenë të hënën pas një muaji bojkotin e vitit akademik, pasi rektori i Universitetit të Mjekësisë ka pranuar kërkesat e tyre të shprehura gjatë protestave dhe ka pezulluar zbatimin e ligjit që i detyron të nënshkruaj kontrata pune deri në vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese. Studentët kanë paditur ligjin e miratuar në Parlament mbi punën e detyruar në vend pas diplomimit, si shkelje të kushtetutës.
“Sot është zhvilluar një takim midis studentëve të mjekësisë dhe rektoratit, ku studentët kërkuan të mos u paraqitet asnjë kontratë deri në një vendim përfundimtar të Gjyaktës Kushtetuese, kërkesë e cila është pranuar nga rektori i Universitetit të Mjekësisë, prof. Arben Gjata”, i tha BIRN Kristi Trako, përfaqësues i studentëve të mjekësisë në Senatin Akademik të UMT-së.
Protestat e studentëve të mjekësisë kanë nisur që prej muajit Qershor kur flitej për mundësinë e një projektligji që do i detyronte ata të punonin në Shqipëri të paktën pesë vite pas diplomimit, projektligj ky i cili më pas u miratua në Parlament më 21 Korrik 2023.
Pas pothuajse një muaji bojkot nga ana e studentëve, rektorati ka rënë dakord edhe për zëvendësimin e këtyre ditëve të humbura mësimi.
“Rektorati ka dhënë garanci se do të përgatitet një plan për zëvendësimin e orëve të humbura, dhe se do të këtë një takim me Ministrinë e Arsimit, por nuk ka akoma një datë të caktuar për këtë të fundit”, është shprehur më tej kryetari i Bordit Kombëtar Studentor Gevio Tabaku për BIRN.
Nga ana tjetër, studentët kanë pranuar t’i rikthehen auditorëve, por gjithmonë duke mbajtur nën vëmendje premtimet e rektoratit.
“Ka një lloj besimi në reagim institucional, por gjithsesi do mbahet nën vëmendje përgjatë gjithë kohës”, i tha BIRN Kristi Trako.
Edhe sipas Gevio Tabakut, nëse këto pika nuk do të respektohen, studentët do i rikthehen bojkotit dhe përshkallëzim të tij. /BIRN
protesta e studenteve te mjekesise
Aktualitet
30 Tetor 2023, 13:46
A.B
LEZHË- Sekuestrohet pasuria e Gjovalin Kozhutës. Prokuroria ka bërë të ditur se janë vendosur sekuestro preventive për pasu...
Aktualitet
30 Tetor 2023, 13:26
A.B
Rakip Suli
TIRANË- Ditën e mërkurë, në orën 10:00, kryebashkiaku i Kamëz, Rakip Suli do të paraqitet para SPAK.&nbs...
Aktualitet
30 Tetor 2023, 13:13
r.ll
foto ilustruese
VLORË- Gjyqtarja Herila Çela e Gjykatës së Vlorës është shkarkuar nga detyra ditën e sotme nga tr...
Aktualitet
30 Tetor 2023, 12:56
A.B
Berisha dhe Gjokutaj
TIRANË- Avokati Genc Gjokutaj ankimon masën e vendosur nga GJKKO për lënien në fuqi ‘detyrim paraqitje&...
Aktualitet
30 Tetor 2023, 12:44
A.B
Policia Vlore
VLORË- Një 47-vjeçar është arrestuar nga Policia pasi ka kërcënuar me armë një shtetas tjet&eu...
Aktualitet
30 Tetor 2023, 12:35
r.ll
foto ilustruese
DURRËS- Është zbardhur vendimi në lidhje me pronën që ishte arsyeja e konfliktit në ‘Kepin e Rodon...
Aktualitet
30 Tetor 2023, 12:37
A.B
Mark Frroku
TIRANË- Ish-deputeti Mark Frroku ka deklaruar para Policisë, se nuk ka ndodhur asnjë konflikt në zonën e Kepit të...
Aktualitet
30 Tetor 2023, 12:33
A.B
Policia
TIRANË- Tetë persona kanë përfunduar në pranga pasi kanë kryer vepra të ndryshme penale. Kështu, Policia ka...
Aktualitet
30 Tetor 2023, 12:01
r.ll
foto e fëmijeve e publikuar nga daja i tyre
TIRANË- Etleva Bodi, 31-vjeç, nënë e 4 fëmijëve ka ndërruar jetë...
Aktualitet
30 Tetor 2023, 12:04
A.B
Policia
ELBASAN- Një konflikt masiv ka ndodhur mes disa personave në një lokal në Labinot-Fushë. Kanë përfunduar në...