30 Tetor 2023, 12:04
Nga A.B
Policia
ELBASAN- Një konflikt masiv ka ndodhur mes disa personave në një lokal në Labinot-Fushë. Kanë përfunduar në pranga shtetasit Xh. M., 28 vjeç, dhe M. K., 24 vjeç. Gjithashtu ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasit F. K., 47 vjeç, A. Z. 44 vjeç, E. B., 24 vjeç, A. M., 56 vjeç, dhe A. B., 48 vjeç.
Raportohet se gjatë konfliktit janë dëmtuar shtetasit M. K., F. K. dhe Xh.M.. Ky i fundit ndodhet në kujdesin e mjekëve. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 1 mjet prerës dhe 3 celularë.
NJOFTIMI I POLICISË:
U konfliktuan me sende të forta dhe mjete të mprehta, në ambientet e një lokali, vihen në pranga 2 shtetas, procedohen në gjendje të lirë 5 të tjerë. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasit: Xh. M., 28 vjeç per veprat penale "Plagosja e lehtë me dashje", "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta" dhe "Prishja e qetësisë publike";
M. K., 24 vjeç, për veprat penale "Plagosja e rëndë me dashje" dhe "Prishja e qetësisë publike". Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
F. K., 47 vjeç, A. Z. 44 vjeç, E. B., 24 vjeç, A. M., 56 vjeç, dhe A. B., 48 vjeç, për veprat penale "Prishja e qetësisë publike" dhe "Plagosja e lehtë me dashje".
Këta shtetas janë konfliktuar me njëri-tjetrin, në ambientet e një lokali, në fshatin Labinot-Fushë, duke përdorur sende të forta dhe mjete prerëse. Si pasojë, janë dëmtuar shtetasit M. K. dhe F. K., të cilët pasi morën mjekim dolën nga spitali, si dhe shtetasi Xh. M., i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 1 mjet prerës dhe 3 celularë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
sherr ne elbasan
Aktualitet
30 Tetor 2023, 11:44
A.B
Komision
TIRANË- Çështja e arrestimit të ish-deputetit Mark Frroku u bë temë bisede ditën e sotme në Komisio...
Aktualitet
30 Tetor 2023, 11:44
r.ll
edmond rrushi
TIRANË- Ish-deputet i LSI, Edmond Rrushi do të jetë emri i ri në krye të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit ...
Aktualitet
30 Tetor 2023, 11:17
A.B
Dritan Metaj
TIRANË- Apeli i GJKKO ka lënë në burg Dritan Metaj, ish-shefin e komisariatit Laç, pasi ky i fundit kishte ankimuar...
Aktualitet
30 Tetor 2023, 11:09
r.ll
foto ilustruese
SARANDË- Ditën e sotme në ishullin e Sazanit, forcat e NATO-s bashkë me ato shqiptare po zhvillojnë stërvitje...
Aktualitet
30 Tetor 2023, 10:44
A.B
Policia
DURRËS - Policia ka dalë me një njoftim zyrtar për konfliktin e një dite më parë në Kepin e Rodonit. Në...
Aktualitet
30 Tetor 2023, 10:39
r.ll
Elva Margariti
TIRANË- Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kapur në shkelje ministren e Kulturës Elva Margariti. Institucion i drejtuar nga ...
Aktualitet
30 Tetor 2023, 10:28
A.B
Studentet
TIRANË- Studentët e Mjekësisë kanë arritur dakordësi me rektorin e Universitetit, Arben Gjata pasi bojkotuan më...
Aktualitet
30 Tetor 2023, 10:25
A.B
Mark Frroku
TIRANË- Zbardhen emrat e personave të vënë në pranga pas konfliktit të pronësisë te 'Kepi i Rodonit'. N...
Aktualitet
30 Tetor 2023, 09:39
A.B
Mark Frroku
TIRANË-Ish-deputeti Mark Frroku është mes tetë personave të arrestuar për konfliktin në Kepin e Rodonit...
Aktualitet
30 Tetor 2023, 09:26
a.l
Riviera shqiptare
TIRANË- Edhe pse sezoni turistik veror tashmë ka përfunduar, Shqipëria vazhdon të mbetet në faqet e p...