LIVE UPDATES
Aktualitet

Projekti për rivitalizimin e ish-Kinostudios “Shqipëria e re”/ KLSH kap në shkelje ministren e Kulturës

KLSH ka audituar tenderin e zhvilluar mbi këtë projekt, ku bëhet fjalë për një tender me fond 155,008,461lekë pa TVSH, zhvilluar më datë 15.08.2022, pasi në datën 21.06.2022 është anuluar.

30 Tetor 2023, 10:39 Nga r.ll
Projekti për rivitalizimin e ish-Kinostudios “Shqipëria e
Elva Margariti

TIRANË- Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kapur në shkelje ministren e Kulturës Elva Margariti. Institucion i drejtuar nga Arben Shehu ka bërë një auditim në këtë ministri me temë: “Mbi verifikimin e procedurave të ndjekura për zbatimin e projektit me objekt “Parku i artit dhe rivitalizimi e rikualifikimi i territorit të ish-Kinostudios “Shqipëria e re” realizuar nga Ministria e Kulturës”.
KLSH ka audituar tenderin e zhvilluar mbi këtë projekt, ku bëhet fjalë për një tender me fond 155,008,461lekë pa TVSH, zhvilluar më datë 15.08.2022, pasi në datën 21.06.2022 është anuluar.

Nga auditimi, KLSH ka konstatuar se, ka pasur abuzime me vendosjen e kritereve për operatorët. Sipas KLSH, nuk janë argumentuar kriteret kualifikuese dhe një pjesë e tyre nuk janë në përpjesëtim me aftësinë zbatuese, natyrën dhe vlerën e kontratës.

“Kriteret Kualifikuese janë konstatuar në kundërshtim me VKM nr. 425 datë 27.05.2020 “Për procedurat e përzgjedhjes së subjekteve të pajisura me licence për projektim, zbatim, mbikëqyrje dhe kolaudim në pasuritë kulturore, për kryerjen e Investimeve me fonde publike në pasuritë kulturore” pika 17”, shprehet KLSH.

Sipas shpalljes, në pikën 3.5 kërkohet që Operatori Ekonomik për realizimin e punimeve duhet të ketë 1 Arkitekt Peizazhi dhe 1 Inxhinier Pyjesh. Por kjo kërkesë nuk është në përputhje me natyrën e kontratës, pasi në hapësirën ku do të zhvillohet projekti nuk është e nevojshme një arkitekt peizazhi, për shkak se projekti është i realizuar nga projektuesi dhe duhet vetëm të zbatohet nga ofertuesi me anë të inxhinierëve zbatues që ai disponon", shprehet KLSH.

Për sa i përket kërkesës për një inxhinier pyjesh nuk është e nevojshme dhe në përputhje me natyrën e prokurimit, për shkak se në ambientet e jashtme të Ministrisë së Kulturës nuk ka pyll por thjesht një hapësirë e gjelbër.Më tej theksohet se në pikën 3.7. kërkohet që Operatori ekonomik duhet të paraqesë licencë të vlefshme (Licence, Kodi III.7.A për “Shërbime ekspertize dhe/ose profesionale lidhur me pyjet dhe/ose kullotat”), e cila është në kundërshtim me pikën 17 të VKM nr. 425 datë 27.05.2020 për shkak se në hapësirën e gjelbër të Ministrisë së Kulturës, nuk ka as pyje e as kullota që ky kriter të ishte i domosdoshëm për realizimin e procedurës së prokurimit.

“Me shkresën e Sekretarit të Përgjithshëm nr. 1055/1, 1055/2, 1055/3 Prot., datë 01.03.2021, u drejtohet operatorëve G.L, G dhe E.K për të paraqitur ofertat e tyre në lidhje me procedurën me objekt "Rivitalizimin dhe përmirësimin e hapësirës së gjelbër" të territorit të ish – Kinostudios Shqipëria e Re. Referuar rregullores së deleguar të BE- së nr. 1268/2, përcaktohet se për fondet deri 300,000 euro pa TVSH, realizohen me procedurë ftesë për ofertë. KVO ka kryer vlerësimin e ofertave në datë 01.04.2021, ku kanë marrë pjesë 3 operator ekonomik me të dhënat si më poshtë: Kontrata për zhvillimit e procedurës me objekt "Rivitalizimin dhe përmirësimin e hapësirës së gjelbër" të territorit të ish – Kinostudios Shqipëria e Re, është një kontratë sipas modelit Lump Sum.

Projekti për rivitalizimin e ish-Kinostudios “Shqipëria eProjekti për rivitalizimin e ish-Kinostudios “Shqipëria e

Nga auditimi i dokumentacioneve të vëna në dispozicion të operatorit të shpallur ftues G.L konstatohet: Oferta ekonomike rezulton e pasaktë duke mos vendosur çmimet në të gjitha zërat e preventivit. Rreth 1/3 e zërave të preventivit u mungon oferta e çmimeve përkatëse. Vlera në total e çmimeve të ofertuar në 2/3, rezulton sa vlera e ofertës që është shpallur fitues. Oferta ka rezultuar me gabime dhe të paplotësuara me çmime por nuk është s’kualifikuar nga KVO, për shkak të kontratës çmim total. Nga KVO nuk janë kërkuar sqarime ose argumentime për këtë fakt të cilat më pas kanë sjellë veprime në kundërshtim me kontratën gjatë ekzekutimit të punimeve”, shprehet KLSH.

Po ashtu thuhet se midis Ministrisë së Kulturës dhe operatorit ekonomik "G.L." shpk është lidhur kontrata për punë publike nr. 1962 prot., datë 14.04.2021 me objekt "Rivitalizimi dhe përmirësimi i zonës së gjelbër – Parku i Artit, Ministria e Kulturës" me vlerën e kontratës 356,049 Euro me TVSH.

Me shkresën nr. 20/1 prot., datë 12.04.2022 operatori ekonomik i është drejtuar mbikëqyrësit, ku kërkohen zëra të rinj punimesh me argumentin e mos parashikimit të zërave të nevojshëm në kontratë dhe përmirësime të projektit të propozuar nga kontraktori. Preventivi i rishikuar i punimeve dhe impakti financiar i volumit të shtuar është në masën 15% të vlerës fillestare në vlerën 5,493,869 lekë.

Me amendimin nr. 2, nr. 2147 prot., datë 14.04.2022, nga AK dhe OE, është nënshkruar ndryshimi i kontratës duke rishikuar çmimin dhe rritur vlerën e kontratës në shumën 339,608 Euro pa TVSH ose 407,530 Euro me TVSH dhe afati i përfundimit të punimeve është përcaktuar data 31.05.2022.

Pra shtesa e vlerës së kontratës është në shumën 42,900 euro pa TVSH (339,608 euro - 296,708 euro) ose 51,480 Euro me TVSH. Por sipas KLSH, amendimi i kontratës është në kundërshtim me Kushtet e Përgjithshme dhe të Veçanta të kontratës së punimeve nr. 1962 prot., datë 14.04.2021 pasi si, konstatohet është tjetërsuar lloji dhe tipi i kontratës, nga Lump-Sum (çelësa në dorë) në kontratë me çmim njësie, duke përfituar operatori ekonomik një vlerë shtesë prej 51,480 Euro me TVSH, të pa ofertuar, argumentuar dhe të pa mbështetur ligjërisht.

elva margariti kontrolli i larte i shtetit


Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj