30 Tetor 2023, 09:06
Nga A.B
Foto ilustruese
ITALI- Etleva Bodi, 31-vjeçe ka ndërruar jetë në Itali mbrëmjen e djeshme. Shqiptarja nuk ka mundur t'i bëjë ballë plagëve të marra pasi u mbyt nga bashkëshorti i saj, Selami Bodi, 41 vjeç. Sipas asaj që është rikonstruktuar deri më tani nga policia, Etleva dhe bashkëshorti i saj kanë pasur një debat të dhunshëm gjatë natës të së premtes për arsye xhelozie, raportojnë mediat e huaja.
Gruaja ndodhej në dhomën e saj dhe po fliste në telefon. I shoqi e kishte dëgjuar duke folur, hapi derën dhe i vuri duart në fyt duke u përpjekur ta mbyste. Më pas, kur kuptoi se 31-vjeçarja nuk merrte më frymë, ai vetë bëri thirrje për ndihmë. Katër fëmijët e çiftit, të moshës nga 5 deri në 11 vjeç, po flinin në dhomat e tyre.
Pas mbi një orë përpjekje, punonjësit e shëndetësisë që kanë shkuar me shpejtësi në vendngjarje kanë arritur ta ringjallin gruan, por gjendja e saj ishte kritike. E transferuar në spital me kodin e kuq, zemra e saj pushoi së rrahuri pas 48 orësh.
Bashkëshorti i viktimës, pa precedentë penalë, u transferua në burgun Marassi (Xhenova), i akuzuar për vrasje të rëndë për shkaqe të parëndësishme. Ai do të merret në pyetje në ditët në vijim.
31-vjeçarja, nënë e 4 fëmijëve ndërroi jetë pas dy dite agonie në spitalin e Savonës.
vritet shqiptarja ne itali etleva bodi selami bodi
Aktualitet
30 Tetor 2023, 09:01
A.B
Ministria
TIRANË- Studentët e Mjekësisë kanë nisur javën me protestë. Ata janë mbledhur para godinës s&eu...
Aktualitet
30 Tetor 2023, 07:23
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Shqipëria do të mbetet nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike duke sjellë mbizot&eum...
Aktualitet
30 Tetor 2023, 07:11
r.ll
Edi Rama dhe Ogerta Manastirliu
TIRANË- Pas akuzave të ngritura nga SPAK, Rama dhe Manastirliu e morën në mbrojtje koncesionin e s...
Aktualitet
29 Tetor 2023, 18:39
h.k
Foto ilustruese
QAFË THANË-Në media është raporuar se në Qafë-Thanë, në pikën kufitare ka një radh&...
Aktualitet
29 Tetor 2023, 18:20
r.ll
foto nga vendngjarja
LUSHNJE- Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Bypassin e Lushnjes.
Makina tip "Toyota", ...
Aktualitet
29 Tetor 2023, 17:26
h.k
12 të kërkuarit
LONDËR-Publikohet lista e kriminelëve të dyshuar që kërkohen nga Policia Metropolitane , dhe ...
Aktualitet
29 Tetor 2023, 16:58
r.ll
makina e djegur
TIRANË- Një automjet ka marrë në aksin rrugor Tiranë-Elbasan, në hyrje të tunelit të Krrabës.
...
Aktualitet
29 Tetor 2023, 16:34
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Një 34-vjeçar është vënë në pranga dhe një 33-vjeçar është procedua...
Aktualitet
29 Tetor 2023, 16:25
r.ll
foto ilustruese
DURRËS-Një konflikt u raportua më herët në Durrës për shkaqe pronësie, i icli degradoi deri në...
Aktualitet
29 Tetor 2023, 15:50
h.k
Jemin Shera dhe Behar Sofia
TIRANË- Gjykata e Posaçme do të nisë nesër gjyqin në mungesë për Jemin Sherën, ...