LIVE UPDATES
Aktualitet

BIRN: Rama dhe Manastirliu spekuluan me ‘studimin e ISHP’ për sterilizimin

Por ndryshe nga mesazhet e Ramës dhe Manastirliut, ISHP i tha BIRN se nuk kishte kryer një vlerësim mbi zbatimin e kontratës së sterilizimit.

30 Tetor 2023, 07:11 Nga r.ll
BIRN: Rama dhe Manastirliu spekuluan me ‘studimin e ISHP’ për
Edi Rama dhe Ogerta Manastirliu

TIRANË- Pas akuzave të ngritura nga SPAK, Rama dhe Manastirliu e morën në mbrojtje koncesionin e sterilizimit me argumentin se kishte ulur ditët e qëndrimit të pacientëve në spital sipas një studimi - që ISHP thotë se nuk vlerëson zbatimin e kontratës në fjalë.

Vetëm pak ditë pas arrestimeve të SPAK për kontratën e partneritetit publik privat të sterilizimit, kryeministri Edi Rama dhe ministrja në atë kohë e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu u shfaqën në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë për ta quajtur atë ‘një sukses'.

Në korridorin e spitalit ishin ekspozuar disa mjete të vjetra dhe të ndryshkura kirurgjikale, ndërsa kamerat kujdeseshin të fiksonin kontrastin me aparaturat e reja të sterilizimit.

“…vetëm ulja e ditëve pas operacionit të qëndrimit në spital ka sjellë një përfitueshmëri financiare që është më e lartë sesa gjithë shpenzimi në total që është bërë për këtë proces,” tha Rama nga spitali “Shefqet Ndroqi”.

I njëjti mesazh u përforcua edhe nga Manastirliu, e cila iu referua një studimi të Institutit të Shëndetit Publik, ISHP, për efikasitetin e investimeve në shërbimet kirurgjikale.

“ISHP këtë vit ka bërë një studim mbi efikasitetin dhe eficensën e gjithë investimeve në shërbimet kirurgjikale dhe ka shqyrtuar një nga investimet më të mëdha që është shërbimi i integruar i instrumenteve dhe sterilizimit dhe çfarë ka nxjerr është kjo: Ky investim ka reduktuar me 20 për qind përdorimin e antibiotikëve, e dyta ka ulur ditët e qëndrimit, dhe nga 2014 deri tani është ulur me 2.3 ditë qëndrimi…,” tha Manastirliu.

Por ndryshe nga mesazhet e Ramës dhe Manastirliut, ISHP i tha BIRN se nuk kishte kryer një vlerësim mbi zbatimin e kontratës së sterilizimit.

ISHP tha se kishte kryer studimin me titull “Vlerësimi i ecurisë së infeksioneve të lidhura me kujdesin shëndetësor postkirurgjikal, pas ndërhyrjeve efektive në sistemin shëndetësor”, por nuk e vuri atë në dispozicion të BIRN.

“Ky studim i kryer nuk ka qenë posaçërisht për të vlerësuar zbatimin e kontratës së cilës ju i referoheni,” tha drejtoresha e ISHP, Eugena Tomini në një përgjigje për BIRN.

Koncesioni i sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale është kontrata më e shtrenjtë e partneritetit publik privat e qeverisë ‘Rama' në sektorin e shëndetësisë, e cila u ka kushtuar taksapaguesve shqiptarë rreth 76 milionë euro deri në fund të vitit 2022.

Sipas hetimit të Prokurorisë së Posaçme, koncesioni është dhënë në kushtet e konfliktit të interesit, shpërdorimit të detyrës dhe manipulimit të studimit të fizibilitetit. Ish.zv.ministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj ndodhen prej dy muajsh në qeli për këtë kontratë, ndërsa hetime po kryhen edhe për ish-ministrat Ilir Beqaj dhe Shkëlqim Cani.

Ndërsa koncesioni i sterilizimit u bë pis nga akuzat e ngritura nga SPAK, zyrtarët më të lartë të qeverisë e devijuan debatin publik te përfitimi që kishte pasur sektori shëndetësor – veçanërisht me uljen e ditëve të qëndrimit të pacientëve në spital.

Për të verifikuar këto pretendime, BIRN i kërkoi ISHP-së studimin në fjalë dhe mori dhjetra faqe monitorimesh në spitale të ndryshme të vendit ndër vite për nivelin e infeksioneve spitalore, por asnjë studim krahasues për ndikimin e investimeve dhe aq më pak të kontratës koncesionare të sterilizimit.

Ndërsa të dhënat mbi reduktimin e infeksioneve të plagëve operatore kanë dalë sipas ISHP-së nga monitorimet rutinë dhe nuk kanë lidhje “me vlerësimin apo një studim të mirëfilltë”.

Sipas ISHP-së, ulja e infeksioneve spitalore ndodh për shkak të disa faktorëve ndikues si; infrastruktura spitalore, sterilizimi dhe dezinfektimi i mjeteve kirurgjikale, kushtet e punës, mjetet mbrojtëse personale, pajisja me aparatura mjekësore, mjekimi adekuat, sistemi i aspirimit, etj..

Në përgjigjen e Tominit pranohet se studimet krahasuese për vitet 2013-2023 tregojnë se ndotja mikrobike është ulur, -“pasi janë ndërmarrë një sërë hapash për parandalimin”.

Por, ky institucion nuk qe në gjendje të jepte një përgjigje se sa ka ndikuar faktori “sterilizim” në përmirësimin e situatës.

Kryeministri Rama nuk iu përgjigj kërkesës për koment se në çfarë të dhënash e kishte bazuar qëndrimin e tij, ndërsa Manastirliu, e cila mban detyrën e ministres së Arsimit dhe Sportit që nga shtatori, mohoi që t'i jetë referuar një studimi të posaçëm të ISHP-së në fjalën e saj.

“U jam referuar një serie treguesish, që janë pjesë e disa raporteve vlerësuese apo hulumtimeve të kryera në seri kohore si dhe të dhëna të institucioneve shëndetësore dhe ekspertëve vendas dhe të huaj dhe jam bazuar në këto referenca,” tha ajo nëpërmjet një zëdhënëseje për BIRN.

Studimi i fundit i ISHP-së, që nxjerr përfundime për nivelin e ndikimit të sterilizimit në përhapjen e infeksioneve spitalore i përket periudhës 2010-2013, ku setet kirurgjikale dhe reanimuese kanë rreth 23 për qind të peshës për infeksionet./Reporter.al

edi rama ogerta manastirliu

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet