LIVE UPDATES
Aktualitet

"E kam burrin tek Ministrja e Brendshme"/ DOSJA-EKSKLUZIVE; Mashtrimi i Milena Derajt, Afërdita Verracaku rrëfehet: S'është marrë kurrë peng!

Për një pasaportë të nxjerrë me ndihmën e burrit duheshin vetëm 10.000 (dhjetë mijë) euro, por edhe kjo shumë Afërdita Verracakut i është dukur e ekzagjeruar. Më pas i ka folur për njohjet e saj të shumta në Prokurori dhe në Gjyqësorin Shqiptar, e pikërisht në këtë moment Verracaku i ka përmendur "hallin e familjes së saj.

26 Maj 2023, 13:58 Nga k.m.
"E kam burrin tek Ministrja e Brendshme"/ DOSJA-EKSKLUZIVE; Mashtrimi
Milena Deraj

TIRANË- Dosja.al ka siguruar pjesë nga dëshmia e Afërdita Verracakut, e cila ka lidhur punonjësen e Kuvendit të Shqipërisë, Milena Derajn me familjarët e saj për të zgjidhur çështjen e një gjyqi. Prezantimin me Derajn ia ka bërë Elira Shyti të cilën e ka patur mikeshë, rreth para dy vitesh. Në rrëfimin e saj në prokurorinë e Tiranës tregon se Milena i kishte folur për investime në Departamentin e bonove të thesarit, pasi punonte në Bankën e Shqipërisë, madje dhe kishte insistuar që të investonte para. Më pas, rrëfeu se Milena i thoshte gjithashtu se bashkëshorti i saj punonte te Ministria e Brendshme dhe se kishte njohje të rëndësishme gjithashtu i kishte mundësi ti nxime pashaporta shqiptare. Për një pasaportë të nxjerrë me ndihmën e burrit duheshin vetëm 10.000 (dhjetë mijë) euro, por edhe kjo shumë Afërdita Verracakut i është dukur e ekzagjeruar. Më pas i ka folur për njohjet e saj të shumta në Prokurori dhe në Gjyqësorin Shqiptar, e pikërisht në këtë moment Verracaku i ka përmendur "hallin e familjes së saj.

"Janë interesuar në të njohurit tanë të ndryshëm lidhur me Milenën dhe se çfarë përfaqësonte në publik. Kanë dëgjuar se kjo shtetase ishte duke investuar për të ndërtuar një pallat me Tom Doshin. Duke qenë se kanë marrëdhënie familjare me këtë të fundit kanë shkuar e kanë takuar te zyrat e tij, dhe ku e kanë takuar ai dhe Abedini, në këtë takim Tom Doshi i ka thënë se këtë shtetase e njeh si emër por që kjo e fundit është mashtruese dhe nuk po investojnë sëbashku në asnjë pronë, por edhe të mos merren më me të. Pas disa ditësh datën nuk e mban mind fiks Abedini ka takuar Milenën dhe kanë shkuar pranë zyrave të zotit Tom Doshi, i cili nuk ka qenë prezent, por nëpërmjet telefonatës që ka bërë me Abedinin e ka rikonfirmuar që Milena po i mashtronte dhe se nuk kishte asnjë lidhje me të, ndryshe nga sa deklaronte Milena se ajo vetë po investonte për ndëtimin e një pallati me Tom Doshin. Abedini në këtë moment i ka thënë Milenës që ti kthejë paratë e tyre mbrapsht, madje i ka thënë ti mbajë dhe 50.000 euro, nga lekët e marra vetëm ti kthej pjesën e mbetur pasi këta të fundit ishin në hall nga proceset gjyqësore dhe i duheshin paratë,"-rrëfen ajo. 

Por thekson se në asnjë moment nuk kanë shkuar në Shkodër, atje ku Milena pretendon se është mbajtur peng 2-3 orë, madje shton se Abedin Verracaku jo vetëm që nuk i ka kërkuar 540 mijë euro nga 340 që i dha fillimisht, por edhe i tha që të mbante 50 mijë nga shuma totale për "mundimin". Dëshmi kjo që bie ndesh me atë që ka denoncuar Deraj në Policinë e Tiranës. 

PJESË NGA DOSJA:

Për zbardhjen e rrethanave të hetimit ju mor deklarim shtetases Afërdita Ferracaku, e cila e deklaroj se e ka njohur Milena Deraj nëpërmjet shtetases Elira Shyti të cilën e ka patur mikeshë, rreth para dy vitesh. Kjo shtetase ka ardhur së bashku me Elirën te aktiviteti i saj tregtar, ku zhvillohen kurse profesionale, dhe kanë qëndruar dhe kanë bërë muhabet ndër të {jera i ka bërë dhe thonjtë. Në bisedë e sipër Milena i thotë që punon te Banka e Shqipërisë te në departamentin e bonove të thesarit, gjithashtu i ka shpjeguar se bonot kanë interesa shumë të larta, dhe se do ishte me interes për të in estonte paratë aty. Fillimisht i ka pëlqyer si ide por i ka bërë përshtypje që Milena erdhi dhe disa herë të tjera ditët në vazhdim duke insistuar që ajo të investonte paratë, në këto kushte ka krijuar dyshim se kjo e fundit mund të ishte duke e mashtruar, sepse i thoshte që kishte interesa shumë të larta madje që shkonin në 100% të vlerës që mund të futej brenda 15 ditësh. Kjo gjë e ka habitur dhe duke qenë se ajo nuk ishte e fushës në memorien time janë kthyer investimet e bëra para disa vitesh në skemat piramidale ku kishte interesa shumë të larta dhe ajo ka humbur shuma të ndryshme parash. I kam thënë Milenës se nuk ka mundësi të investoj, dhe kanë vazhduar bisedat normalisht për pak kohë. Milena i thotë gjithashtu se bashkëshorti i saj punonte te Ministria e Brendshme dhe se kishte njohje të rëndësishme gjithashtu i kishte mundësi ti nxime pashaporta shqiptare. Kjo gjë i ka interesuar dhe i ka propozuar disa miqve të saj në Kosovë, por për këtë fakt i ka kërkuar parapagim 10.000 (dhjetë mijë) euro një shumë e cila i është dukur e ekzagjeruar, pasi i duhej ti merrte dhe të hynte garant te këta njerëz. Është tërhequr nga ky propozim pasi nuk kishte besim. Gjatë kësaj kohe e dëgjonte vazhdimisht Milenën që i thoshte se njihte prokurorë e gjyqtarë të ndryshëm, dhe se ajo kishte dijeni për një pështje të cilën disa të afërmit e saj kishin në Prokurorinë e Shkodrës dhe i ka thënë se njeh Prokuror Arjan Ndojin dhe se ai mund tjua zgjidhte këtë punë.

Këtë fakt ajo ja ka thënë kushuririt të saj Abedin Ferracakut i cili ka thënë se do vinte ta takonte në Tiranë Milenën. Përreth para 8-9 muajsh datën nuk e mban mend fiks Abedini ka ardhur pranë punës së saj, dhe e kam njoftuar Milenën e cila ka ardhur aty vetëm me taksi. Pasi i ka prezantuar me njëri tjetrin, i ka lënë të bisedojnë me njëri tjetrin dhe është larguar nga ambjenti ku po qëndronin. Pasi kanë biseduar me njëri tjetrin kanë lidhur kontaktet me njëri tjetrin në dijeninë e saj dhe është larguar nga puna e tij. Gjatë të gjithë kësaj periudhe nuk ka patur dijeni se cfarë është bërë midis tyre. Rreth 10 ditë para zgjedhjeve para datës 14 Maji ka mësuar se Milena kishte marrë shumën e 340.000 (treqind e dyzet mijë) eurove nga të afërmit e saj për ti ndihmuar në procesin gjyqësor që ata kanë, por në fakt nuk kishte bërë asnjë veprim për këtë gështje dhe krijuan bindjen që kjo e fundit i kishte mashtruar. Janë interesuar në të njohurit tanë të ndryshëm lidhur me Milenën dhe se cfarë përfaqësonte në publik. Kanë dëgjuar se kjo shtetase ishte duke investuar për të ndërtuar një pallat me Tom Doshin. Duke qenë se kanë marrëdhënie familjare me këtë të fundit kanë shkuar e kanë takuar te zyrat e tij, dhe ku e kanë takuar ai dhe Abedini, në këtë takim Tom Doshi i ka thënë se këtë shtetase e njeh si emër por që kjo e fundit është mashtruese dhe nuk po investojnë sëbashku në asnjë pronë, por edhe të mos merren më me të. Pas disa ditësh datën nuk e mban mind fiks Abedini ka takuar Milenën dhe kanë shkuar pranë zyrave të zotit Tom Doshi, i cili nuk ka qenë prezent, por nëpërmjet telefonatës që ka bërë me Abedinin e ka rikonfirmuar që Milena po i mashtronte dhe se nuk kishte asnjë lidhje me të, ndryshe nga sa deklaronte Milena se ajo vetë po investonte për ndëtimin e një pallati me Tom Doshin.

Abedini në këtë moment i ka thënë Milenës që ti kthejë paratë e tyre mbrapsht, madje i ka thënë ti mbaj dhe 50.000 euro, nga lëkët e marra vetëm ti kthej pjesën e mbetur pasi këta të fundit ishin në hall nga proceset gjyqësore dhe i duheshin paratë. Sqaron se në asnjë moment nuk kant shkuar në Shkodër as unë vet, as Milena dhe as së bashku me Abedinin apo persona të tjerë. Pas kësaj bisede janë ndarë, dhe nuk ka më dijeni se cfarë ka ndodhur.

Deklaroj me bindje të plotë se Abedini asnjëherë nuk e ka kërcënuar në prezencë e saj Milenën, por në fakt Abedini ka qenë i mashtruari në këtë rast.

milena deraj dosja e milena derajt

Sondazh

Poll

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait