23 Prill 2025, 13:23
Nga N.F
I arrestuari
TIRANË- Një 23-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Tiranë. Arrestimi i të riut ka ardhur pasi ai u kap në flagrancë duke marrë një pako me rreth 475 gramë lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa me përqindje të lartë THC. Policia thekson se dyshohet se droga është trafikuar nga SHBA.
Pas kontrolleve në banesën e të riut u gjetën dhe sekuestruan edhe 442 gramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa. Gjithashtu u sekuestruan një shumë e konsiderueshme parash dhe 7 celularë.
Njoftimi i policisë:
Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Tiranë, Komisariatin e Policisë Rinas dhe Filialin Qendra Tranzite e Postës Shqiptare, si rezultat i hetimeve disamujore të kryera në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Dërgesa”.
Si rezultat i operacionit u arrestua shtetasi italian M. M., 23 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në një degë postare, duke marrë një pako me rreth 475 gramë lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa me përqindje të lartë THC, që dyshohet se është trafikuar nga SHBA.
Më tej, gjatë kontrollit në banesën e tij, janë gjetur dhe sekuestruar 442 gramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, një shumë e konsiderueshme parash dhe 7 celularë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
droge e trafikuar nga shba arrestohet i riu ne tirane droge me poste
Aktualitet
23 Prill 2025, 12:21
I.A
Ervin Resuli
TIRANË- Presidenti i Urdhrit Veterinar, Ervin Resuli ka ngritur një shqetësim në lidhje me përdorimin e substanc...
Aktualitet
23 Prill 2025, 12:29
r.ll
foto ilustruese
KOSOVË- Autoritetet e Kosovës kanë mbyllur zyrat e Fondit të Pensioneve dhe Invaliditetit (Fondi PIO), Shërbimin K...
Aktualitet
23 Prill 2025, 12:15
N.F
Arme
KRUJË- Një 68-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në fshatin Bubq. Mësohet se arrestimi...
Aktualitet
23 Prill 2025, 12:03
r.ll
baba mondi
TIRANË- Kreu i Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve, Baba Mondi në një deklaratë nga Ambasada e Vatikanit ...
Aktualitet
23 Prill 2025, 11:43
Etleva Delia
foto ilustruese
TIRANË- Paraditen e 10 prillit në Gjykatën e Posaçme, Erion Alibej, një anëtar i krimit të organi...
Aktualitet
23 Prill 2025, 11:12
r.ll
isuf hasa dhe xhemal meta
TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet për vrasjen e 81-vjeçarit Xhemal Meta në Shëngjer...
Aktualitet
23 Prill 2025, 10:37
N.F
Dritan Rexhepi
TIRANË- Dritan Rexhepi po dëshmon sot për herë të parë në seancën në Gjykatën e Posa&...
Aktualitet
23 Prill 2025, 10:37
N.F
Rayan dhe Fadi Alwan
TIRANË- Autori i vrasjes së 24-vjeçares palestineze, Raya Alwan është vënë në pranga dy muaj...
Aktualitet
23 Prill 2025, 10:06
N.F
Arma
TIRANË- Një 23-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Tiranë. Arrestimi i të riut ...
Aktualitet
23 Prill 2025, 09:36
N.F
Pellumb gjoka
TIRANË- Seanca për dosjen “Metamorfoza”, për Pëllumb Gjokën dhe të dyshuarit e tjerë &eum...