LIVE UPDATES
Aktualitet

"Me shkop dhe karrotë", BIRN: Si po e ndikon krimi i organizuar raportimin mediatik në Shqipëri

Të dhënat e siguruara përmes një pyetësori me gazetarë të kronikës në Shqipëri tregojnë ndikimin në rritje të krimit të organizuar në raportimin mediatik, herë përmes kërcënimeve dhe herë përmes marrëdhënieve transaksionale.

23 Prill 2025, 11:43 Nga Etleva Delia
"Me shkop dhe karrotë", BIRN: Si po e ndikon krimi i organizuar
foto ilustruese

TIRANË- Paraditen e 10 prillit në Gjykatën e Posaçme, Erion Alibej, një anëtar i krimit të organizuar në Elbasan, i kthyer në bashkëpunëtor të drejtësisë, akuzoi gazetarët e pranishëm në sallë për cënimin e moralit të familjes së tij.

“U sugjeroj gazetarëve të kthejnë gishtin nga vetja përpara se të flasin për të tjerët,” tha me ton të lartë Alibej. “Nuk është se nuk duam prezencë të mediave në gjyq, por duhet të jenë të kujdesshëm me raportimet që bëjnë,” paralajmëroi ai.

Kërcënimet në sallën e gjyqit të ngjashme me ato të Alibejt, edhe pse shqetësuese, konsiderohen një formë arkaike e presionit nga gazetarët që mbulojnë çështjet e krimit dhe gjyqësorit në Shqipëri. Me sofistikimin e krimit të organizuar gjatë viteve të fundit, gazetarët thonë se po përballen me forma të reja presioni, që synojnë njëherazi frikësimin e tyre dhe manipulimin e opinionit publik.

“Ndryshe nga më parë kur të kërcënonin me jetë, sot krimi i organizuar përdor dezinformimin dhe faqet anonime në rrjete sociale apo platformat online për targetuar gazetarët dhe dëmtuar reputacionin e tyre,” thotë Klodiana Lala, gazetare veterane e kronikës në News24.

“Në këtë mënyrë po synojnë që t’i heshtin gazetarët,” shtoi Lala për BIRN.

Të dhënat e siguruara nga BIRN përmes një anketimi me gazetarë të kronikës në Tiranë dhe në rrethe sugjerojnë se krimi i organizuar është tashmë një faktor i rëndësishëm në ndikimin e raportimit të pavarur mediatik, i renditur pas interesave ekonomike dhe politike të pronarëve të mediave dhe ndikimit politik.

Gazetarët e anketuar sugjerojnë se grupet e krimit të organizuar ndjekin parimin e “shkopit dhe karrotës” për të ndikuar në media; në disa raste ata ushtrojnë presion direkt mbi gazetarët, ndërsa në raste të tjera përdorin fuqinë e tyre ekonomike për të blerë heshtjen e mediave.

Ndikimi i krimit të organizuar në raportim është një këmbanë alarmi për drejtuesit e organizatave të medias, të cilët e shohin këtë fenomen si pjesë të një dinamike të re shqetësuese për të gjithë shoqërinë shqiptare.

“Unë nuk besoj se ka një pikë më të ulët se kaq të medias; pasi është vënë në shërbim të propagandës, pasi është vënë në shërbim të biznesit, pasi është kthyer kundër interesit publik, vënia në shërbim të krimit unë mendoj se është pika më e ulët që mund të arrijë një media,” tha Koloreto Cukali, kryetar i Këshillit Shqiptar të Medias.

Presion dhe vetëcensurë

"Me shkop dhe karrotë", BIRN: Si po e ndikon krimi i organizuar

Edhe pse korniza ligjore dhe ajo Kushtetuese e garanton lirinë e shprehjes dhe të medias në Shqipëri, ndërthurja e interesave ekonomike dhe politike të pronarëve të medias, përqendrimi i lartë i tregut si dhe pasiguria dhe kushtet e këqija të punës i shtyjnë shumë gazetarë drejt vetëcensurës. Në këtë panoramë, presionet nga krimi i organizuar shkaktojnë gjithashtu frikë dhe pasiguri mes gazetarëve, duke iu shtuar faktorëve që ndikojnë në rritjen e vetëcensurës.

Mes 29 gazetarëve të kronikës që iu përgjigjën një pyetësori të detajuar për BIRN, 52% pohuan se ishin kontaktuar në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë nga anëtarë të grupeve kriminale pas raportimeve të tyre, me pretendimin se u ishte prishur imazhi apo se informacioni i përcjellë nuk ishte i plotë. Edhe pse kontakte të tilla nuk raportohen me një frekuencë të shpeshtë, ato perceptohen si kërcënime nga gazetarët.

Presionet e drejtpërdrejta konsiderohen gjithashtu në një nivel të lartë, pasi 48% e të anketuarve thanë se ishin përballur me kërcënime fizike apo presion psikologjik në 3 vitet e fundit. Por kërcënimet nuk denoncohen në institucionet ligjzbatuese; vetëm 3 gazetarë thanë se i kishin kallëzuar rastet në polici.

Gazetarët identifikojnë si autorë të kërcënimeve anëtarët e krimit të organizuar, subjekte të hetimit, zyrtarët publikë dhe në një rast, pronarin e medias.

Klajdi Bodlli, gazetar i kronikës në “Syri Televizion”, thotë se për të shmangur telashet, ai vetëpërmbahet kur raporton për krimin e organizuar.

“Për të shmangur problemet, duke qenë se në disa raste mbrojtja është e vështirë, kam zgjedhur vetëcensurimin,” tha Bodlli, ndërsa kujton se shpeshherë këto grupe pretendojnë se lajmet u shërbejnë grupeve rivale.

Në qytetin bregdetar të Vlorës, gazetari Elton Nika kujton një rast të disa viteve më parë, kur është kërcënuar përmes telefonit, rast të cilin e ka denoncuar më pas në organet ligjzbatuese.

“…ka ndodhur që jam kërcënuar përmes telefonit për një lajm që kisha raportuar. Një telefonatë të cilën e denoncova në Polici, por rasti mbetet aty. Nuk pati më probleme,” kujton Nika.

Një tjetër gazetar nga Shkodra, i cili foli në kushtet e anonimatit, i tha BIRN se ishte përballur me disa raste kërcënimesh gjatë viteve të fundit, por edhe me “urdhra” nga redaksia për të mos u marrë me grupe apo individë të caktuar. Ai shpjegoi megjithatë se kërcënimet nga krimi i organizuar mbërrijnë zakonisht me një gjuhë të kamufluar.

“Ka pasur raste konkrete para disa vitesh, kur jam vënë në dijeni nga persona konkretë të botës së krimit, por jo me tone të ashpra, kërcënuese në mënyrë të drejtpërdrejtë, shantazhi apo urdhëruese. Përderisa vijnë nga bota e krimit, patjetër që janë serioze, edhe pse ka qenë një formë komunikimi e qetë, thjesht duke më vënë në dijeni,” thotë ai.

Megjithatë, kërcënimet nuk janë e vetmja formë.

Gazetari nga Shkodra i tha BIRN se kishte hasur përpjekje nga grupe të caktuara për ta futur “në rrethin e tyre”, por ai kishte refuzuar. Rreth 28% e gazetarëve të anketuar kanë pasur përvoja të ngjashme, pasi i thanë BIRN se u ishte ofruar ryshfet në këmbim të publikimit apo mospublikimit të një lajmi, oferta të cilët ata i kishin refuzuar,

“Nuk kam pranuar kurrë. Të gjithë kemi nevojë për lekë dhe punojmë për paratë përveç të tjerave, por nuk mund të marr ‘para gjaku’ dhe të asnjë lloji tjetër të ryshfetit apo korrupsionit,” shkroi njëri prej gazetarëve, duke shtuar se “preferoj ta kem fytin e çliruar’.

‘Marrëdhënie transaksionale’  

Në luftën për territor dhe pasuri, anëtarët e krimit të organizuar e shohin manipulimin e opinionit publik si një avantazh. Të paktën këtë tregoi dosja hetimore ndaj organizatës së dyshuar kriminale të Suel Çelës në Elbasan, ku paralelisht me aktivitetet kriminale, anëtarët kujdeseshin që të ndikonin përmbajtjen mediatike në favor të tyre dhe në dëm të armiqve.

“Kjo strategji, e cila përfshin manipulimin e informacionit dhe ndikimin në opinionin publik, jo vetëm që do të rriste pozitat e tij, por në të njëjtën kohë do të dëmtonte interesat e rivalëve,” argumentoi Prokuroria e Posaçme.

Strategjia e ndikimit mbi median duket se ka një efekt mbi mënyrën se si mbulohen çështjet e krimit dhe ato të sistemit të drejtësisë nga mozaiku mediatik në Shqipëri.

Rreth 79% e gazetarëve të kronikës në Shqipëri mendojnë se krimi i organizuar ndikon në mënyrën se si raportohen në media ngjarje të caktuara. Ky ndikim mundësohet sipas gazetarëve nëpërmjet një sërë faktorësh të kombinuar, të tillë si ryshfeti apo investimet në media; lidhjet me gazetarë të caktuar; lidhjet me pronarë mediash apo përmes kërcënimeve.

Gazetarja Klodiana Lala thotë se grupet kriminale arrijnë ta sigurojnë ndikimin në mediat e mëdha përmes fuqisë së tyre ekonomike.

“Ndikojnë përmes bizneseve të tyre të ligjshme, të cilat paguajnë reklamë në mediat kryesore. Si rrjedhojë, një temë thelbësore ose nuk trajtohet fare, ose preket në mënyrë të sipërfaqshme,” tha Lala.

Geri Emiri, themelues i medias jofitimprurëse “Amfora” në qytetin e Durrësit thotë se gjatë punës së tyre janë përballur me kërcënime nga elementë të lidhur me politikën, krimin e organizuar apo biznesin e madh.

Ai shpjegon se ndryshe nga faktorët e tjerë, krimi i organizuar përdor fillimisht kërcënimin për të mbjellë frikë dhe kur kjo nuk funksionon, kërkojnë “takime miqësore përmes toneve të zbutura”.

“Strukturat kriminale kanë njohje të gjerë të territorit dhe ata mund të gjejnë persona të njohur për të dërguar mesazhet e tyre, por që në çdo rast qëndrimi mbetet sipas parimeve tona editoriale…,” shpjegon Emiri, duke theksuar se media “Amfora” funksionon mbi bazën e parimeve më të mira editoriale dhe protokolleve të sigurisë në rastet e mësipërme.

Megjithatë, Emiri e konsideron sfidë mbulimin e krimit të organizuar përmes një zhanri të vështirë siç është investigimi.

“Krimi i organizuar në disa raste miksohet me biznesin e madh, politikën, punën e institucioneve dhe orteku i presionit bëhet aq i madh, sa mund të pengojë, por jo të ndalojë  publikimin e investigimeve edhe për disa muaj..,” tha ai, duke përmendur si faktor pengues edhe institucionet që nuk japin dokumente.

Cukali nga Këshilli Shqiptar i Medias mendon se marrëdhëniet e hershme transaksionale të mediave me biznesin apo politikën e kanë shtruar tashmë rrugën edhe për krimin e organizuar.

“Marrëdhëniet e medias me polet e interesit që përjashtojnë interesin publik, janë kryesisht transaksionale. Edhe me krimin është gjithashtu një transaksion ekonomik, pavarësisht se pjesë e këtij ekuacioni mund të jetë edhe frika,” tha Koloreto Cukali, ndërsa shtoi: “krimi është kthyer në një aktor të fortë ekonomik dhe politik”./Reporter.al 

mediat ne shqiperi krimi i organizuar ne shqiperi

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje