23 Prill 2025, 07:37
Nga N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Nga 12 grupet kryesore të konsumit të familjeve shqiptare, shërbimet arsimore rezultojnë me rritjen më të madhe të shpenzimeve gjatë tri dekadave të fundit, sipas të dhënave zyrtare të INSTAT.
Në vitin 1995, të gjitha familjet shqiptare shpenzuan gjatë gjithë vitit për shërbimet arsimore vetëm 1,6 miliardë lekë, ndërsa në vitin 2023, këto shpenzime të paindeksuara me inflacionin arritën në 32,4 miliardë lekë (shiko grafikun e mëposhtëm) me rritje 1855%.
Teksa numri i fëmijëve erdhi në rënie, shpenzimet e familjeve erdhën në rritje për shkak se në dekadën e dytë të tranzicionit, shërbimet arsimore u diversifikuan. Deri në vitin 1995, shteti ishte ofruesi i vetëm i shërbimit arsimor dhe familjet zakonisht harxhonin nga të ardhurat e tyre vetëm për mjete shkollore.
Me liberalizimin e ekonomisë dhe lëvizjet demografike, nisën të zhvillohen me shpejtësi ofruesit privat të çerdheve dhe të kopshteve. Në mes të viteve 2000 nisën të funksionojnë universitetet private dhe dhjetëra shkolla të arsimit parauniversitar në privat.
Zhvillimi i arsimit privat dhe vënia e tarifave në arsimin e lartë publik i kanë rritur ndjeshëm shpenzimet e familjeve për arsimin gjatë viteve.
Të dhënat zyrtare tregojnë se vitet e fundit, shpenzimet familjeve shqiptare kanë shënuar rritje me fortë. Sipas INSTAT, në vitin 2022, shpenzimet vjetore të familjeve shqiptare për arsimin u rritën me 17.5% në krahasim me vitin 2021 dhe në vitin 2023 u rriten me rreth 8%. Burimet nga tregu kanë pohuar se ritmet e rritjes së çmimeve në shërbimet arsimore kanë qenë të larta edhe më 2024, çka do të reflektohen në shpenzimet e familjeve.
Teksa numri i studentëve dhe nxënësve në Shqipëri në tërësi po ulet prej rënies së popullsisë së të rinjve, institucionet private të arsimit të lartë po presin gjithnjë e më shumë studentë.
Sipas të dhënave zyrtare në vitin 2016, në arsimin e lartë privat, kishte 25,514 studentë, të cilët përbënin 17.3% të totalit të studentëve. Vitin e kaluar, numri i tyre arriti në 32,3 mijë ose 27,6% e totalit të studentëve.
Tregu i arsimit të lartë privat në vitin 2022 arriti në rreh 65 milionë euro, ndërsa në total familjet shqiptare shpenzuan me 2023 për shërbimet arsimore një vlerë të përafërt me 324 milionë eurosh./Monitor
sherbimet arsimore instat
Aktualitet
23 Prill 2025, 07:30
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Pavarësisht rritjes së nevojave për punonjës dhe staf të kualifikuar, të dhënat e publikuar...
Aktualitet
23 Prill 2025, 07:35
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Pagesat e shqiptarëve nëpërmjet institucioneve financiare të parasë elektronike u rritën pë...
Aktualitet
23 Prill 2025, 07:29
r.ll
TIRANË- Integrated Energy BV SPV SHPK, kompani që ka të drejtën konceisonare mbi Inceneratorin e Tiranës, ka kërkuar ndryshimin ...
Aktualitet
23 Prill 2025, 07:25
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Dita e sotme do të jete me një mot të paqëndrueshëm, ku nuk do të mungojnë as reshjet e shi...
Aktualitet
22 Prill 2025, 22:58
M.B
Brixhida Muça
TIRANA- Drejtuesja e qendrës “Lumturo Dhimbjen” Brixhida Muça ka bërë një reagim n&eu...
Aktualitet
22 Prill 2025, 22:23
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- “Në Shënjestër” solli në vëmendje detaje nga dosja hetimore 339, ku në përgjime...
Aktualitet
22 Prill 2025, 22:09
M.B
Foto ilustruese
ELBASAN- Një stuhi e shoqëruar me reshje shiu dhe breshëri të madhësisë së pazakontë ka goditu...
Aktualitet
22 Prill 2025, 21:55
M.B
Foto nga emisioni
TIRANA- Denoncimi i radhës në redaksinë e emisionit “Stop” në Tv Klan ka të bëjë me nj&eum...
Aktualitet
22 Prill 2025, 21:22
E. D
TIRANË- Para disa ditësh emisioni”Stop” në Tv Klan transmetoi një ngjarje të rëndë në qytetin e Sara...
Aktualitet
22 Prill 2025, 21:01
M.B
Elton Qyno
TIRANA- Gazetari Elton Qyno ka folur para mediave menjëherë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që ishte "pro" ti...