"Prona u është grabitur"/ Rama takohet me banorët e Zvërnecit: Do merrni paratë nëse gjykata do ju njohë si pronarë
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
FOTO/ Flamuj dhe flakadanë! Bulevardi “ndizet” kuq e zi, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës 5 Qershor, 1...
Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama, Gys Agasi ka bërë masakër në kadastër ...
GJKKO rrëzon Metën! Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës dhe dalja nga kafazi i xhamit, nuk pranoh...
Në fjalën e tij, Florian Përvathi ka treguar sesi shkon një ditë e tij në burg, ku edhe shpreh pasionin e tij për pikturë.
KAVAJË- Ndue Lekgjonaj, vëllai i Lekës, i mori jetën në vitin 2009. Atë ditë nëna e Florit piu fotoksinë duke i dhënë fund jetës, ndërsa i biri i saj mbeti jetim që në moshën 4-vjeçare. Floriani u rrit me idenë për të çuar nderin në vend dhe për t’i marrë gjakun babait. Ai gjeti momentin në janarin e këtij vitit duke ekzekutuar Lek Lekgjonajn. Sot, "Shqipëria Live" ka arritur të depërtojë në institucionin e të miturve në Kavajë aty ku po qëndron 17-vjeçari, duke e marrë në pyetje. Në fjalën e tij, Florian Përvathi ka treguar sesi shkon një ditë e tij në burg, ku edhe shpreh pasionin e tij për pikturë.
“Një ditë e imja këtu është e qetë. Merrem me aktivitete të ndryshme. Pikturoj shumë, më pëlqen piktura. Kur mërzitem futem në dhomë e pikturoj. Pikturat e mia dua t’i ekspozoj, por dhe t’i dhuroj për bamirësi. Më shumë se gjithçka më mungon liria. Unë jam brenda, ndërsa miqtë e mi janë jashtë. Koha nuk kthehet, nuk kam se çfarë bëj. Kur kam ardhur këtu e kam kuptuar se kam gabuar. Unë nuk kam pasur kurrë një psikolog afër që të më udhëzojë dhe të më mbajë në rrugë të drejtë. Liria më mungon. Vazhdoj shkollimin tuaj. Ka ndryshuar edhe mendësia ime, por koha nuk kthehet. Unë jam rritur me gjyshërit, më kanë ndihmuar, por kanë pasur mentalitet tjetër,"-tha ai.
Ndërsa shtoi se për vrasjen e kryer kishte rënë viktimë e mentalitetit, duke i kërkuar falje edhe familjarëve të viktimës: Për herë të parë u njoha me psikologun e punonjësin social në burg, kur nuk më duhet më. Nuk jam rritur me idenë e gjakmarrjes. Nuk më ka nxitur familja, por e kam bërë vetë. Ishte një moment që më shkatërroi gjithçka. Leka më provokonte vazhdimisht, prandaj nuk e durova më dhe ndërmora aktin final. Nëse nuk do më provokonte nuk do isha këtu sot. Isha viktimë e tij. I penduar jam, por koha nuk kthehet pas. I shpreh ngushëllime familjes së Lekës.
Vrasja ndodhi në fshatin Manati, teksa 65-vjeçari ishte në oborrin e banesës. Konflikti mes dy familjeve e ka zanafillën në vitin 2009, kur vëllai i viktimës, Ndue Lekgjonaj vrau babain e autorit, Gjon Përvathin. Ndërkohë Ndue Lekgjonaj, i cili ndodhet jashtë shtetit, u dënua aso kohe për krimin me 10 vite burg nga të cilat kreu vetëm 7 për shkak të gjykimit të shkurtuar.
Tomor Çela TIRANË- Deportohet nga SHBA-ja, autori i një vrasjeje të dyfishtë në vitin 1997 në Tiranë, Tomor &Cced...
Prokuroria e Sarandës SARANDË- Prokuroria e Sarandës ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me skemën korruptive pë...
Vellezerit Marku TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka ankimuar vendimin për lirimin e pasurive të vëllezërve Marku. Orga...
Thoma Gëllçi TIRANË- Ish-drejtori i Radio Televizionit Shqiptar, Thoma Gëllçi është dënuar nga Gjykata e Posa&c...
Foto ilustruese DURRËS- Ngordhja e mijëra krerëve pulave në Durrës si pasojë e infektimit me influencës aviare po &ccedi...
Ardian Kola TIRANË- Ish-Drejtori i ASHK në Sarandë, Ardian Kola, është shpallur në kërkim nga policia. Raportohet se Kol...
Foto ilustruese HIMARË- Një sherr mes dy femrave në fshatin Tërbaç, Himarë, ka përfunduar me plagosjen e njër&eum...
Plazh DURRËS- Një sherr masiv ka ndodhur ditën e sotme në qytetin bregdetar të Durrësit. Shkak është bërë...
TIRANË- Sot u kryen homazhet në nderim të ish-kreut të shtetit Bujar Nishani, i cili u nda nga jeta në moshën 56-vjeçare ...
Foto ilustruese SARANDË – Një person është arrestuar për shkak se akuzohet për vjedhje. Policia ka sqaruar me një ...