LIVE UPDATES
Aktualitet

Ekstradimi nga Londra i Edmond Haxhisë/ Juristi Ledi Bianku: Garancitë e qeverisë nuk zbatohen nga gjykatat

Katër janë pretendimet e mbrojtjes se përse nuk duhet ekstraduar nga Britania e madhe në Shqipëri Edmond Haxhia.

10 Tetor 2025, 19:51 Nga E. D
Ekstradimi nga Londra i Edmond Haxhisë/ Juristi Ledi Bianku: Garancitë
foto ilustruese

TIRANË- Ledi Bianku ish gjyqtar i Shqipërisë në Strasburg dhe Kujtim Cakrani avokat i Ruben Saraivës, kanë dërguar 1 raport dhe 1 dëshmi në gjykatën “Royal Court of Justive”, në Londër në mbështetje të bllokimit të ekstradimit të Edmond Haxhisë të cilin prokuroria Lezhë e akuzon si të dyshuar në organizimin e vrasjes së Ardian Nikulajt në Prill 2023.

Gazetari i Top Channel Muhamed Veliu, disponon dokumentin i quajtur “Sekeleton Argument” dorëzuar në këtë gjykatë prej BEN WATSON KC dhe REBECCA HADGETT,  të cilët udhëhoqën procesin a aplikimit për të marrë leje për të apeluar vendimin e ekstradimit dhënë në gusht 2024, e firmosur më pas nga sekretaria e shtetit për punët e brendshme. Katër janë pretendimet e mbrojtjes se përse nuk duhet ekstraduar nga Britania e madhe në Shqipëri Edmond Haxhia.

“Ekstradimi do të ishte i papajtueshëm me artikullin 3 të Konventës Europiane të Drejtave të Njeriut,  pasi ai do të dënohet me burg përjetë. Kushtet e burgjeve shqiptare përbëjnë rrezik për jetën e Edmond Haxhisë. Sikurse ekstradimi i tij do të ishte i papajtueshëm me artikullin 6 të Konventës Europiane të Drejtave të Njeriut pasi ekziston një risk i lartë që atij ti mohohet një proces gjykimi i drejtë”- shprehet avokati i Haxhisë. 

Për ti faktuar dhe bërë sa më bindëse  këto problematika, sikurse në gjyqi e parë kur u lejua ekstradimi në Gusht 2024, mbrojtja e Edmond Haxhisë si ekspert ka marrë Ledi Biankun. Në raportin e tij ish gjyqtari Shqipërisë në Strasburg, jep këtë mendim për garancinë dhënë nga shteti shqiptarë se “Edmond Haxhia nuk do të akuzohet për nenin e gjakmarrjes.

“Garancitë e dhëna nga Prokuroria në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Lezhë nuk janë ligjërisht të detyrueshme për prokurorët që merren me çështjen para Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë, ose për prokurorët që merren me çështjen para Gjykatës së Lartë. Ka pak shembuj, që kanë të bëjnë me garancitë që, tregojnë se juridiksionet kombëtare, përkatësisht Gjykata e Lartë dhe veçanërisht Gjykata Kushtetuese, nuk i kushtojnë gjithmonë vëmendjen e duhur garancive të dhëna nga Ministri i Drejtësisë që ofrojnë rihapjen e procedurave në rast të gjykimeve të mëparshme në mungesë. Garancitë e mëtejshme nuk janë të besueshme, dhe nuk përmbushin rrezikun e identifikuar të një dënimi me burgim të përjetshëm të pakthyeshëm në rastin e Z. Haxhia”-shprehet Binaku. 

Ndërsa Kujtim Cakrani avokati Ruben Saraivës në dëshminë e tij për këtë proces ka renditur një mori me probleme në gjykimin e portugezit në gjykatën e Lezhës. Siç janë mos njoftimi i tij dhe Saraivës për shtyrjen e masës së arrestit më 27 Dhjetor 2024 për të cilën ka dërguar një ankesë në “Inspektoriatin e Lartë në Drejtësi”.

Avokat Cakrani në dëshmi thotë se Ruben Saraiva,  nuk flet shqip dhe se gjatë seancave gjyqësore deri më tani nuk i është vënë në dispozicion një përkthyes. Po ashtu sipas tij Saraiva mbahet në izolim të plotë dhe nuk ka akses në shërbimet shëndetësore.

“Dëshmia e Z. Cakrani në lidhje me trajtimin e klientit të tij i shton më shumë peshë shqetësimeve të ngritura nga Znj. Brunilda Jaho. Në veçanti, përfundimi i procedurave në lidhje me vazhdimin e paraburgimit, ku Z. Cakrani nuk ishte informuar për seancën dëgjimore dhe i bashkëpandehuri i Z. Haxhia, Z. Saraiva, nuk ishte paraqitur, së bashku me dështimin e plotë për të siguruar akses në një përkthyes në Gjykatë, përbëjnë shkelje të rënda të të drejtave të Z. Saraiva për gjykim të drejtë”-shton avokati i Haxhisë. 

Në këtë proces avokati Ben Watson KC sjell edhe një tjetër dëshmi të avokatit Kujtim Cakrani për kërcënim të një dëshmitari.

“Kohët e fundit, Z. Cakrani ka ofruar gjithashtu prova për kërcënime dhe sulme fizike ndaj një dëshmitari në këtë rast, Erlind Gjini, me qëllim që Z. Gjini të akuzojë Z. Haxhia për urdhërimin e vrasjes. Nuk ka asnjë sugjerim që kjo provë është përjashtuar nga procedurat, përkundrazi, nga deklarata e Z. Cakrani duket se dëshmia është marrë nga Gjykata dhe Prokuroria kërkoi të kufizonte informacionin e dhënë në lidhje me kushtet e marrjes në pyetje”.

Sipas avokatit të Edmod Haxhisë, Ben Watson në Shqipëri avokatët Kujtim Cakrani dhe Brunilda Jaho e përfshirë në këtë proces ekstradimi por përballen me probleme.

“Fakti që si Z. Cakrani ashtu edhe Znj. Jaho kanë marrë kërcënime që nga përfshirja e tyre në këtë rast, dhe se Znj. Jaho është sulmuar së fundmi ndërsa ishte në gjykatë, është ilustrues i forcës së ndjenjës së keqe ndaj të pandehurve në këtë rast të profilit të lartë dhe i përpjekjeve për të ushtruar presion të paligjshëm mbi ata që mbrojnë të pandehurit. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ngriti një ankesë kundër Z. Cakrani duke kërkuar revokimin e licencës së tij në shenjë hakmarrjeje për ankesën e tij të vazhdueshme në lidhje me kushtet e paraburgimit”.

Bazuar në raportin e Ledi Biankut dhe dëshminë e avokatit Cakrani, mbrojtja e Edmond Haxhisë shpresojnë të fitojnë të drejtën për të apeluar vendimin e ekstradimit të Edmond Haxhisë së tre britanikëve, që sipas prokurorisë erdhën në Shëngjin si grup vëzhgimi në hotelin e viktimës.

Në “Royal Court of Justice” më dy Dhjetor 2025, do të dëgjohen prapësimet e përfaqësuesit të shtetit shqiptarë në këtë proces,  e më pas Gjykatësi Mr. Justice Swift do të vendosë./Top Channel

ledi bianku edmond haxhia

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj