Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Sipas njoftimit të policisë 37-vjeçari, i lindur në Elbasan, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi GJKKO i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për disa vepra penale.
TIRANË- Vëllai i Suel Çelës, Mario Çela është esktraduar nga Belgjika. Sipas njoftimit të policisë 37-vjeçari, i lindur në Elbasan, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi GJKKO i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për disa vepra penale.
Uniformat blu bëjnë me dije se 37-vjeçari akuzohej për, “Vrasja me paramendim”, ”Organizata kriminale”, ”Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe ”Korrupsioni aktiv në sektorin privat".
Njoftimi i policisë:
Policia e Shtetit/Vijon operacioni i koduar “The Wanted”, për lokalizimin dhe nxjerrjen përpara drejtësisë, të shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet specialistëve të Interpol Tiranës dhe homologëve të tyre në Belgjikë, gjatë fazës së radhës të operacionit ndërkombëtar të koduar “The ëanted”, u finalizua procedura për ekstradimin nga Belgjika, në Shqipëri, të shtetasit: M. Ç., 37 vjeç, i lindur në Elbasan.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, më datë 22.11.2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, ”Organizata kriminale”, ”Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe ”Korrupsioni aktiv në sektorin privat".
Mario Çela u arrestua në Belgjikë, i akuzuar si kreu i një grupi kriminal që vepronte në Shqipëri dhe në vende të Bashkimit Europian. Ai dyshohet gjithashtu për përfshirje në vrasjen e Bledar Muçës, i konsideruar si krahu i djathtë i Ardian Çapjas, i cili sipas hetimeve ishte vënë në shënjestër nga grupi i Suel Çelës.
Disa nga anëtarët, të cilët kishin role kyçe ishin pjesë operative e organizatës. Ata ishin të angazhuar në planifikimin dhe ekzekutimin e veprave të rënda penale, si vrasje me paramendim dhe trafikun e lëndëve narkotike. Nga hetimet, SPAK ka dokumentuar se kjo organizatë kanë tentuar të trafikojë sasi të mëdha kokainë nga Amerikan Latine drejt Evropës.
Sipas SPAK, ka patur tentativa për trafikimin e afërsisht 930 kg të lëndës narkotike, lloji kokainë dhe është tentuar trafikimin e 466 kilogramë të lëndës narkotike, lloji kokainë nga Ekuadori në Holandë, në janar 2021./Dosja.al
Pika kufitare Muriqan SHKODËR- Një 25-vjeçar me iniciale G.B, është arrestuar në Pikën Kufitare të Muriqani...
shporta e inflacionit Struktura e shpenzimeve të familjeve shqiptare ka pësuar ndryshime të dukshme në periudhën 2020–2025, ...
Sot moti parashikohet i paqëndrueshëm, me vranësira mesatare deri të dendura, e alternime kthjellimesh, kryesisht pas mesdite.Sipas Sh&eum...
pamje nga perplasja TIRANË- Një përplasje e ashpër ka ndodhur në emisionin “Opinion” mbrëmjen e kësaj ...
Suel Çela, Mario Çela TIRANË- Vëllai i Suel Çelës, Mario Çela ka mbërritur në Rinas. Ai u a...
Foto ilustruse ZVICËR- Tre shqiptarë janë dënuar me nga 15 vjet burg në Zvicër, për shkak të trnsportit të...
Foto ilustruse TIRANË- Mario Çela, vëllai i Suel Çelës, pritet të ekstradohet mbrëmjen e sotme nga Belgjika dre...
Foto ilustruse TIRANË- Ditën e nesërme 7 nga 21 protestuesit e arrestuar gjatë protestës kombëtare të 10 shkurtit, ...
TIRANË- Astrit Nixha, një nga emrat e shquar të arkitekturës shqiptare, me karrierë 30 vjeçare, i vlerësuar me disa &cced...
Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxhaj TIRANË- Seanca e radhës gjyqësore e dosjes “Plumbi i Artë” është mbajtur s...