LIVE UPDATES
Aktualitet

Arkitekti i njohur dorëzon licensën/ Në Shqipëri nuk ka asnjë vlerë

Astrit Nixha shkruan: "Nuk jam vizatues. Nuk jam i gatshëm të pranoj një rol ku arkitekti vendas është firmëtar formal i projekteve të importuara, ndërsa politika negocion interesat pa përfshirë profesionistët e vendit".

12 Shkurt 2026, 20:37 Nga DOSJA

Arkitekti i njohur dorëzon licensën/ Në Shqipëri nuk ka

TIRANË- Astrit Nixha, një nga emrat e shquar të arkitekturës shqiptare, me karrierë 30 vjeçare, i vlerësuar me disa çmime ndërkombëtare, drejtues mbi 20 vjet i studios Anarch në Prishtinë e Tiranë, ka ndërmarrë së fundmi një akt të rrallë për një shoqëri si kjo e jona.

Karshi një fenomeni më shumë se poshtërues për arkitektët shqiptarë, të cilët janë përjashtuar de facto nga e drejta për të konkurruar për projekte të të rëndësishme arkitekturore, në një realitet ku në 10 vitet e fundit gati 100 përqind e ndërtesave publike e atyre private (me një ligj të pashkruar asnjë investitor nuk merr dot leje ndërtimi nëse për projektin arkitekturor nuk ka paguar një studio të përcaktuar nga Edi Rama personalisht), Astrit Nixha ka vendosur të dorëzojë licensën e tij të arkitektit si një akt dinjiteti dhe përgjegjësie profesionale e shoqërore.

“Është refuzim i rolit të rremë brenda një shfaqjeje që vazhdon prej vitesh: shfaqja ku politika luan rolin e arkitektit, ekonomia luan rolin e urbanistit, kurse arkitekti shtyhet në fund si “vizatues”… Unë nuk e kam luksin të ndryshoj shoqërinë vetëm; askush nuk e ka. Por kam detyrimin të mos e mashtroj veten, të mos bëj sikur jam arkitekt në një sistem ku arkitekti trajtohet vetëm si dorë teknike”. shkruan Nixha.

Në një kohë kur jo vetëm arkitektët, por edhe pedagogët, mjekët, akademikët kanë ulur kokën dhe i janë nënshtruar një realiteti poshtërues ndaj profesioneve të tyre, akti publik i Astrit Nixhës është një nga ato shembuj të harruar të intelektualit të angazhuar. Një shembull që më shumë se dinjitetin e një profesionisti, nxjerr zbuluar tredhjen e një shoqërie të tërë.

Më poshtë shkrimi i plotë i Astrit Nixhës për Lapsi.al. 

Nga Astrit Nixha 

Diku, në një nga ato vitet e turbullta të Luftës së Dytë Botërore, pas kapitullimit të Italisë, gjermanët hynë në një qytet të Shqipërisë së asaj kohe. Skenë klasike: ushtarë të armatosur, njerëz të rreshtuar, frikë, mjegull. Komandanti urdhëron t’i mbledhin të gjithë meshkujt dhe t’i ndajnë sipas kombësisë. Por nuk kishte burgje; komandanti urdhëroi të përdoren fuçi të mëdha druri të verarisë në periferi.

Hebrenjtë, tha kapiteni, i vumë në këtë fuçi.

-Mbyllini me kapak dhe gozhdojeni që mos të ikin,- urdhëroi komandanti.

Serbët, i kemi në tjetrën.

-Edhe këta, mbyllini me kapak dhe gozhdojeni.

Kroatët, po ashtu. Edhe këta me kapak e gozhdë.

-Po këta, në fuçinë e fundit?- pyeti komandanti.

-Këta janë shqiptarë,- iu përgjigj kapiteni.

Komandanti buzëqeshi lehtë:

-Këta lërini pa kapak. Këta i dënon koha. Edhe nëse don ndonjëri të dalë, të tjerët s’e lënë.

Vrazhdësia e batutës është therrëse, por trishtueshëm funksionale si metaforë. Se, në vend se ta rrëzojmë kapakun bashkë, ne merremi me atë që po ngjitet te buza e fuçisë: “Ku po shkon ky? Kush i dha të drejtë Pse jo unë? Pse jo shoku im?”. E ndërkohë koha bën të vetën: dënon, rëndon, zhyt…

Për këtë vit kam marrë një vendim të thjeshtë, por të rëndë: Nuk rri më me njerëz të cilëve kush nuk iu thotë “puna e mbarë”- dhe, po ashtu, nuk rri me ata që kujt s’i thonë “puna e mbarë”. Ata të parët nuk janë duke bërë punë; janë parazitë që jetojnë si ushujëza, duke u kapur pas trupit të të tjerëve. Të dytët janë njerëz që nuk e durojnë punën e tjetrit: nuk e njohin, nuk e respektojnë, por kanë gjithmonë kohë ta shajnë dhe perbuzin.

Këta janë njerëz që nuk prodhojnë, por komentojnë; nuk ndërtojnë, por rrëzojnë me fjalë. Nuk kanë ekspertizë, por kanë mendim për gjithçka; nuk kanë projekt, por kanë paragjykim për çdo projekt.

Kur mashtruesi bëhet normë morale

Në shoqërinë tonë është instaluar, hap pas hapi, niveli moral i mashtruesit. Nuk është më përjashtim; është bërë normë. Për ta zbutur fjalën “hajni” apo “mashtrim”, kemi shpikur termin “keqpërdorim”. Keqpërdorim i detyrës, keqpërdorim i fondeve, keqpërdorim kompetencash… Sikur fjala të ishte më e butë, edhe krimi të ishte më i lehtë.


Pikërisht për këtë, në këtë tekst po përdor një fjalë të re: hamakeq. Është një akronim që i mbledh në një fjalë të vetme tri sjellje të ndryshme, por me të njëjtin themel moral: HA- hajninë, MA- mashtrimin dhe KEQ- keqpërdorimin. Pra, kur them “hamakeq”, e kam fjalën për atë profil njeriu që vjedh, mashtron dhe keqpërdor në çfarëdo mase dhe niveli.

Por në thelb, nuk ka dallim të madh moral mes atij që “hamakeq” 1 euro dhe atij që “hamakeq” 100.000 euro. I pari nuk ka qasje, i dyti ka mundësi. Tipari moral është i njëjtë; vetëm shuma ndryshon. Nëse nesër ai që sot ka në dorë 100 milionë do të mbetej pa fuqi, do të ishte i njëjti njeri që hamakeq 1 euro në pazar. Karakteri nuk ndryshon; vetëm skena ndryshon.

Në mendje shfaqen fytyrat që në Shqipëri u thonë të “kuruara”, të atyre që sot janë në pozita- me kravatë dhe podium- e në një realitet tjetër do të ishin thjesht vjedhës xhepash në pazar. Dallimi është vetëm në veshje; jo në moral.

Politika si strehë e të padiplomuarve/ paditurve
Le të pyesim veten: si fitohet pozita në shoqërinë shqiptare? Pyet dikë në rrugë të përmendë pesë akademikë të Akademisë së Shkencave dhe Arteve; pesë arkitektë shqiptarë; pesë kompozitorë, pesë inxhinierë, pesë shkencëtarë. Shumica do të ngurrojnë. Por po t’u kërkosh pesë politikanë, do të të pyesin: “Nga cila parti…?”

Pozita në shoqërinë tonë nuk vjen nga vlera profesionale, as nga përgjegjësia, as nga licenca. Vjen nga partia. Rrjedhimisht, ata që e mbajnë pushtetin politik, mbajnë automatikisht në dorë edhe statusin social, edhe të ardhmen e profesionistëve: mjekëve, inxhinierëve, arkitektëve, artistëve. Dhe pikërisht këtu lind paradoksi:

-Për t’u bërë mjek duhen vite studimesh, specializime, prova, licencë.

-Për t’u bërë arkitekt apo inxhinier duhen vite studimi, punë, eksperiencë, licencë profesionale.

– Për të drejtuar një automjet duhen teste teorike dhe praktike.

Por për të “timonuar” një shtet, një qytet, një ekonomi, një territor, nuk kërkohet as shkollim i detyrueshëm, as eksperiencë profesionale, as licencë etike. Politikanët vetëquhen profesionistë, por nuk i nënshtrohen asnjë tregu profesional dhe asnjë standardi minimal. Kjo e kthen politikën në strehë të atyre që nuk ia dolën në profesione të tjera- e shpesh në vend ku grumbullohen dështakët e fushave të ndryshme, por me oreks të madh për pushtet.

Arkitekti shqiptar, nga autor në vizatues

Në këtë realitet, arkitekti shqiptar ka humbur gradualisht rolin e tij natyror në shoqëri. Arkitekti nuk është thjesht dikush që “vizaton ndërtesa”; ai është profesionisti që lexon nevojat e shoqërisë dhe i përkthen ato në hapësira të banueshme, në qytete të shëndetshme, në vende ku jeta ka dinjitet. Arkitektura nuk është vetëm formë; është moral i ndërtuar në beton, qelq dhe dritë.

Por në shoqërinë tonë, politika ka hyrë aq thellë në çdo pore, sa edhe këtë profesion e ka kthyer në diçka tjetër: arkitektin e licencuar shqiptar, me vite studimi e përvoje, me përgjegjësi ligjore mbi kokë, po e shndërron në vizatues për llogari të të tjerëve.

Po marr shkas nga vizita e 80 arkitektëve në Zvërnec për investime. Për ata që nuk i njohin detajet: mënyra se si janë ndërtuar marrëdhëniet i redukton arkitektët e licencuar shqiptarë në nënshkrues të projekteve të vizatuara e konceptuara diku tjetër. Për ta thënë më troç: është sikur t’i japësh një piktori shqiptar skicat e Salvador Dalít dhe t’i thuash: “Ngjyrosi, por ke përgjegjësi penale nëse del jashtë vijave”.

Jo, nuk po them që jemi më të mirë se të tjerët, as që kemi monopolin e talentit; por kemi të drejtë të mos jemi të përbuzur, të mos vendosemi në fund të vargut, të mos trajtohemi si teknikë që vetëm vënë firmën. Arkitekti vendas nuk mund të jetë spektator në territorin e vet me taksa te veta.

Fuçia shqiptare dhe dorëzimi i licencës

Kthehem te fuçia e shqiptarëve pa kapak. Në vend që ta shohim si anekdotë për të qeshur me veten, duhet ta lexojmë si aktakuzë: jemi të prirur ta tërheqim poshtë atë që tenton të dalë. E bëjmë këtë edhe me profesionet. Arkitekti që flet për cilësi hapësinore quhet “snob”. Ai që flet për trashëgimi kulturore quhet “i papunë”. Ai që kundërshton një ndërhyrje brutale mbi qytetin etiketohet si “pengues i zhvillimit”.

Në këtë klimë, në këtë fuçi kombëtare pa kapak, roli i arkitektit është bërë pothuaj i pakuptueshëm për publikun. Shumëkush sheh vetëm fasadën e ndërtesës, por jo procesin, konfliktin, përgjegjësinë. Askush nuk pyet kush e nënshkruan moralin e asaj që po ndërtojmë. Përballë kësaj, vendimi im është personal, por besoj se flet për një gjendje kolektive.

Mbas gjithë kësaj, solemnisht po ia dorëzoj mbrapsht shtetit shqiptar:

• Licencën A.0951/1 – në projektim, dhe

• Licencën MK.3867 – për mbikëqyrje dhe kolaudim të punimeve të zbatimit.

Nuk jam vizatues. Nuk jam dikush që ngjyros skicat e tjetrit, duke mbajtur mbi vete gjithë përgjegjësinë ligjore e morale. Nuk jam i gatshëm të pranoj një rol ku arkitekti vendas është vetëm firmëtar formal i projekteve të importuara, ndërsa politika negocion interesat pa përfshirë profesionistët e vendit.

Ky akt nuk është teatër. Është refuzim i rolit të rremë brenda një shfaqjeje që vazhdon prej vitesh: shfaqja ku politika luan rolin e arkitektit, ekonomia luan rolin e urbanistit, kurse arkitekti shtyhet në fund si “vizatues”.

Roli i arkitektit që duam dhe shoqëria që kemi

Shoqëria shqiptare ka nevojë për arkitektë që mendojnë, jo vetëm që vizatojnë. Ka nevojë për profesionistë që pyesin:  Çfarë qyteti po u lëmë fëmijëve tanë? Si do të jetë jeta mes këtyre ndërtesave pas 30 vitesh? A po ndërtojmë veç për sot, apo edhe për nesër?

Por për t’i pasur këta arkitektë, shoqëria duhet t’i njohë dhe t’i respektojë si të tillë. Duhet ta kuptojë që arkitekti nuk është dekor; është një nga filtërat kryesorë mes pushtetit, kapitalit dhe jetës së përditshme të qytetarit. Nëse ky filtër shndërrohet në vizatues, kush e mbron qytetin?

Unë nuk e kam luksin të ndryshoj shoqërinë vetëm; askush nuk e ka. Por kam detyrimin të mos e mashtroj veten, të mos bëj sikur jam arkitekt në një sistem ku arkitekti trajtohet vetëm si dorë teknike. Prandaj, ky është akt personal kundërshtimi: jo kundër profesionit tim, por kundër mënyrës si po trajtohet ai.

Në fund të ditës, roli ynë si arkitektë nuk matet me numrin e ndërtesave që kemi vizatuar, por me cilësinë e jetës që ato ndërtesa prodhojnë. Dhe për këtë, duhet së pari të dalim nga fuçia. Ose të paktën të refuzojmë të jemi ata që tërheqin poshtë të tjerët./Lapsi.al 

Astrit Nixha është arkitekt dhe menaxher projektesh me përvojë mbi tri dekada në Kosovë, Shqipëri dhe jashtë vendit. I diplomuar në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës në Universitetin e Prishtinës, ai ka qenë themelues dhe drejtues i disa zyrave të arkitekturës, mes tyre “anarch”, ku ka punuar si projektues kryesor dhe menaxher i projekteve të mëdha publike, kulturore, komerciale e rezidenciale.

nixha licensa anrch studio arkitektet e huaj astrit nixha

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje