LIVE UPDATES
Aktualitet

Dhuna në shkolla: A ka ardhur koha ta rimendojmë qëllimin e arsimit?

Për vlerësimin e cilësisë së arsimit të një shteti ekzistojnë shumë tregues, dhe zhvillohen testime ndërkombëtare ndër vite.

12 Shkurt 2026, 16:49 Nga E.d
Dhuna në shkolla: A ka ardhur koha ta rimendojmë qëllimin e
Foto ilustruse

Ndonëse jo pak tronditëse, pamjet e dhunës fizike mes një mësimdhënësi dhe një nxënësi këtë javë në Kosovë nuk ishin diçka e paparë për shoqërinë. Për shuplaka e forma tjera të dhunës në shkollat kosovare flitet vazhdimisht. Si mund t’i jepet fund kësaj forme të “disiplinimit” të nxënësve? Pse janë të domosdoshme ndryshimet thelbësore në sistemin arsimor?

Për vlerësimin e cilësisë së arsimit të një shteti ekzistojnë shumë tregues, dhe zhvillohen testime ndërkombëtare ndër vite.

Te këto të fundit, Kosova nuk është treguar aspak e zonja. Interpretimet për këtë gjendje janë të ndryshme: planprogrami i vjetërsuar, mungesa e pajisjeve teknologjike nëpër shkolla, objekte joadekuate...

Ekspertë të arsimit thonë se, në realitet, problemi qëndron diku tjetër.

Sipas edukatorit finlandez, Pasi Sahlberg, pyetjet që duhet t’ia bëjnë vetes personat përgjegjës – nga niveli ministror e deri te mësimdhënësit – janë: Cili është qëllimi i shkollave, pse ekzistojnë shkollat sot?

Ai kujton se në ditët e sotme, notat, mësimet dhe diplomat nuk janë në krye të prioriteteve në Finlandë, ndër vendet e vlerësuara me sistemin më të mirë të edukimit në botë – ato janë zëvendësuar me mirëqenien, gjendjen shëndetësore dhe ndërtimin e mirëfilltë të marrëdhënieve.

Duke diskutuar rastin e fundit të dhunës në një shkollë në Kosovë, Sahlberg thotë se sjellja e nxënësve, sidomos kur është agresive, është tregues i qartë se diçka nuk është në rregull me jetën e tyre. Dhe, sipas tij, vlerësimet tregojnë se shkalla e agresivitetit vetëm është rritur pas pandemisë së koronavirusit, që shpërtheu në gjithë botën më 2020.

“Shumica e fëmijëve, thellë në zemër, janë të mirë, dhe arsyeja se pse ndonjëherë e thyejnë atë mirësi, është diçka në të cilën duhet fokusuar, jo thjesht te disiplinimi”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

Dhuna ndaj nxënësve, thotë Sahlberg, nuk duhet konsideruar mjet disiplinimi në asnjë rrethanë.

Ai rikujton se mësimdhënësit janë shembuj për fëmijët në shkollë, sikurse prindërit në shtëpi.

Duke folur për rastin konkret të dhunës në Prishtinë, Sahlberg thotë me bindje se nëse diçka e ngjashme do të ndodhte në Finlandë, mësimdhënësi me automatizëm do ta humbte vendin e punës dhe licencën për të ligjëruar.

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit në Kosovë e ka miratuar një Strategji për arsim për periudhën 2022-2026, me fokus në edukim në fëmijëri të hershme, aftësim profesional dhe digjitalizim të arsimit, por shumëçka duket se ka mbetur në letër.

Radio Evropa e Lirë e ka pyetur ministrinë se çfarë ka bërë në drejtim të ofrimit të trajnimeve për mësimdhënësit se si te sillen me nxënësit, dhe se çfarë masash disiplinore rekomandohen për nxënësit, por nuk ka marrë përgjigje deri në publikimin e këtij teksti.

Fokusi në emocione, jo në njohuri
Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), mësimet parauniversitare në Kosovë i ndjekin mbi 260 mijë fëmijë.

Në prill të vitit 2022, qindra nxënës të shkollave të mesme në Prishtinë patën mbajtur një marsh me moton “S’po shkohet në shkollë”, dhe patën bërë thirrje për kushte më të mirë nëpër shkolla.

Sahlberg është vetë baba i dy fëmijëve adoleshentë. Ai thotë se gjëja më urgjente për nxënësit sot është që t’iu kushtohet vëmendje rrethanave të jetës nëpër të cilat kalojnë, nga Kosova e deri në Australi, ku ai ligjëron aktualisht.

“Kjo është një botë shumë e ashpër nëpër të cilën jetojmë. Nëse e kuptojmë këtë gjendje në të cilën janë fëmijët, duke e parë prej kësaj perspektive, dhe sidomos në Ballkan, ku memoria e asaj që ka ndodhur, dhe asaj që vazhdon të ndodhë është shumë e lidhur me fëmijët, e bën edukimin në shtëpi dhe shkolla shumë më të komplikuar, sesa në vendet ku ka më shumë siguri për këta të rinj”.

Çelësi? Parandalimi
Finlanda dhe vendet skandinave investojnë shumë në parandalim: mësimdhënësit kanë shumë qasje nëpër trajnime, dhe punojnë në krijimin e shkollave si vende mikpritëse për të gjithë.

Çdo shkollë atje e ka një ekip – të përbërë nga psikologë, ndoshta infermierë dhe staf tjetër të jashtëm – të cilët takohen një herë në javë, dhe pas vëzhgimeve të vazhdueshme në gjithë shkollën, diskutojnë nëse kanë dëgjuar diçka nga nxënësit, nëse dikush nuk po ndihet mirë, apo rrezikohet të ndodhë diçka.

Një tjetër aspekt me rëndësi është që ligjet dhe rregulloret të jenë shumë të qarta.

Duke e komentuar pretendimin e disa mësimdhënësve për rastin e dhunës në Kosovë, që mësimdhënësi i ndaluar për disa orë nga Policia është përballur me sjellje agresive nga nxënësi, ai thotë se për këtë arsye rregullat duhet të jenë të qarta në një shoqëri, që askush të mos ketë mundësi për interpretim.

“Rregullat shkruhen gjithmonë nga perspektiva e nxënësve. Nëse është një rast i barabartë, gjithmonë fiton perspektiva e nxënësit. Pra, mësimdhënësi do të humbte rastin në Finlandë”.

Rrjeti Ombrellë i Shoqërisë Civile të Arsimit Parauniversitar në Kosovë lëshoi një deklaratë më 10 shkurt, me thirrjet për krijim të një mjedisi më të sigurt në shkollat e Kosovës.

Aty përfshihen kërkesat për instalimin e kamerave të sigurisë dhe trajnimin e personelit për menaxhimin e situatave të tensionuara nëpër shkolla, për krijimin e mundësive për trajnim dhe mbështetje psikologjike për nxënësit dhe mësimdhënësit, dhe për vendosjen e afisheve për rregullat e sjelljes së nxënësve në shkolla dhe për mënyrat e raportimit të dhunës.

Gjithë këto kërkesa bëhen në kohën kur Kosova sapo formoi Qeverinë e re. Mbetet të shihet a do të jetësohen reformat e premtuara prej vitesh./REL

kosova arsimi dhuna

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj