12 Shkurt 2026, 15:28
Nga E. D
Bankers
TIRANË- Gjykata e Apelit të Posaçëm ka pranuar pjesërisht ankimimin e Ardit Keros kundër vendimit të gjykatës së Fierit për sekuestrimin e llogarive bankare. Bëhet me dije se, Apeli i GJKKO ka vendosur shfuqizimin e pjesshëm të vendimit për sekuestrimin të disa llogarive bankare dhe kthimin e shumave monetare të tij.
Ardit Kero, i përfshirë në dosjen e Bankers Petroleum, u la në arrest shtëpie në muajin gusht nga gjykata e Fierit pas operacionit ndaj kompanisë Bankers Petroleum. Bankers akuzohet për evazion fiskal dhe krijim skemash mashtruese në lidhje me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar (TVSH).
NJOFTIMI I PLOTË I GJYKATËS:
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Igerta Hysi, sot më datë 12.02.2026, disponoi për çështjen penale nr. 48 akti, datë 03.02.2026 regjistrimi, mbi ankimin e ankuesit A.K: “Ankim kundër vendimit Nr. 62-2025-4590 (1309), datë 13.08.2025, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, lidhur me kundërshtimin e vendimit të sekuestros”, si vijon:
1. Ndryshimin e vendimit Nr. 62-2025-4590 (1309), datë 13.08.2025, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, në këtë mënyrë:
– Pranimin pjesërisht të kërkesës së shtetasit nën hetim A.K.
– Shfuqizimin e pjesshëm të vendimit “Për sekuestrimin pranë bankave”, datë 18.07.2025, të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier për pjesën që ka vendosur sekuestrimin pranë Bankës “***” të llogarive nr. ***, me balancë 327,060.55 lekë; nr. ***, me balancë 11,535 Euro; nr. ***, me balancë 1,653 Usd dhe pranë Bankës “***” të llogarisë nr. ***, me balancë 2,043 euro, në emër të shtetasit nën hetim A.K, i biri i A. dhe i Y., i datëlindjes ***, me Nr. ID ***.
– Kthimin e shumave të mësipërme monetare, shtetasit nën hetim A.K. 2.
Miratimin e vendimit Nr. 62-2025-4590 (1309), datë 13.08.2025, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier për pjesën tjetër.
3. Kundër vendimit mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë, brenda 45 (dyzet e pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të vendimit. U shpall në Tiranë, më datë 12.02.2026./Dosja.al
bankers
Aktualitet
12 Shkurt 2026, 15:20
E.d
Foto ilustruse
VORA- Policia ka arrestuar ditën e sotme dy të rinjë në Vorë. Ata u arrestuan nga forcat blu, pasi dyshohet se kan&...
Aktualitet
12 Shkurt 2026, 14:51
D.S
Në takimin e parë zyrtar si Drejtor i Përgjithshëm i Doganës Shqiptare, Besmir Beja, priti Drejtorin e Doganës së Kosov&eum...
Aktualitet
12 Shkurt 2026, 14:29
E.d
Foto ilustruse
Ekspertët thonë se prodhimi tani po kthehet në nivele më normale pas goditjes nga valët e të nxehtit dhe that&...
Aktualitet
12 Shkurt 2026, 14:09
E.d
Foto ilustruse
KUÇOVË- Një punonjëse e pastrimit ka kërcënuar se do të kryej vetëvrasje, pasi situatës ...
Aktualitet
12 Shkurt 2026, 14:03
D.S
foto nga vendngjarje
BERAT- Elona Bregaj, punonjësja e pastrimit e bashkisë Kuçovë ka hypur në një shtyllë dhe ka...
Aktualitet
12 Shkurt 2026, 13:44
I.A
KUÇOVË- Një ngjarje e rëndë është raportuar sot në Kuçovë, ku një punonjëse e pastrimit ka hip...
Aktualitet
12 Shkurt 2026, 13:31
D.S
bardhyl fusha
TIRANË- Zbardhen të tjera detaje nga tentativa e grabitjes në një bankës "Fibank" në Tiranë. S...
Aktualitet
12 Shkurt 2026, 13:30
I.A
Bardhyl Fusha
TIRANË- Dëshmia e Bardhyl Fushës, autorit të tenativës së grabitjes së bankës 'Fibank' në p...
Aktualitet
12 Shkurt 2026, 13:16
D.S
PEQIN- Grykshi i Madh i Peqinit është në zi këtë të enjte pasi familja Kola po përcillet për në bane...
Aktualitet
12 Shkurt 2026, 12:57
I.A
TIRANË- Fotoja e mësipërme është e 58-vjeçarit Bardhyl Fusha, që tentoi të grabiste bankën 'Fibank' sot. A...