Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Kjo është një akt revolte nga ana e saj pasi pretendon se është hequr me pa të drejtë nga puna dhe nuk ka marrë as pagat e 2 muajve.
BERAT- Elona Bregaj, punonjësja e pastrimit e bashkisë Kuçovë ka hypur në një shtyllë dhe ka kërcënuar se do të hidhet. Kjo është një akt revolte nga ana e saj pasi pretendon se është hequr me pa të drejtë nga puna dhe nuk ka marrë as pagat e 2 muajve.
Bregaj është nëna e dy fëmijëve dhe deklaroi se është e vetmja që siguron të ardhurapër familjen pasi bashkëshorti i saj ka probleme të shëndetit mendor. Ajo gjithashtu u shpreh se nuk do të ulet nga kulla deri sa institucioni ti ofrojë zgjidhje.
Bashkëbisedimi mes Bregaj dhe gazetarit:
Arnold Kariqi: Me kë keni folur në bashki?
Elona Bregaj: Kam folur me Sebiun, se kryetari nuk na doli. I thashë Sebiut, më nxirr te kryetari pesë minuta. Jo tha, nuk ta nxjerr tha, se është i zënë kryetari i bashkisë. Ore pesë minuta i thashë unë sa të flas. Nuk ma nxirrte njeri kryetarin e bashkisë. Tani kanë ardhur këtu të tërë poshtë.
Arnold Kariqi: Ka punonjës të tjerë të cilët janë pushuar?
Elona Bregaj: Kanë hequr para dy muajve, hoqën katër punëtorë të tjerë ata. Tani na hoqën ne tre punëtore.
Arnold Kariqi: Cila është arsyeja e këtyre shkarkimeve sipas tyre, Elona? Apo për t'ju mbyllur gojën që të mos ankoheni?
Elona Bregaj: Asnjë lloj justifikimi. Ata s'të japin shpjegime, vetëm të heqin nga puna. Ja, ky është justifikimi. Vetëm telefoni që kam ikur unë majë shtyllës. Asnjë lloj justifikimi.
Arnold Kariqi: Ndërkohë, kanë tentuar punonjësit e firmës t'ju kontaktojnë? Të arrini një marrëveshje për të mos shkuar në këto masa ekstreme? Apo nuk u ka interesuar fare?
Elona Bregaj: Asnjë, nuk të japin rrugëzgjidhje. Këtu bashkia s'ka... Kjo bashkia jonë është kot. Këtu nuk ka kontroll këtu, këtu në bashkinë tonë.
Arnold Kariqi: Po gjatë kohës së punës, si ka qenë marrëdhënia dhe sjellja e drejtuesve të bashkisë dhe kompanisë? Sa vite keni që punoni aty?
Elona Bregaj: Po 15 vjet e kam. Është hera e dytë që po ma bën kjo kompania, që na hoqi nga puna. Hera e dytë që na hoqi nga puna, para katër vite, pesë vite. Tani e bëri prapë. Çfarë kam bërë unë që më heq mua nga puna? Edhe merr punëtore të tjera në punë. Për çfarë më hoqi nga puna? Çfarë arsye më nxjerr ai? Të paktën më jep një justifikim. Pse kërkoj rrogat? Çfarë kërkoj, rrogën kërkoj. Muaj për muaj, një datë të caktuar. Ai jep rrogën një herë në dy muaj e gjysmë, se i do qejfi atij. Të jep një rrogë edhe një rrogë ta mban brenda. Tani me atë rrogë, çfarë do mbajmë ne? Të lajmë kreditë, të mbajmë bukën, të lajmë drita, ujë, internete.
Arnold Kariqi: Jeni e martuar, keni fëmijë, detyrime?
Elona Bregaj: Po, po. Jam, dy fëmijë kam të vegjël.
Arnold Kariqi: Bashkëshorti është në punë?
Elona Bregaj: Jo, jo, është i sëmurë.
Arnold Kariqi: Ndërkohë, çfarë po ndodh aty? Ku je tani?
Elona Bregaj: Unë jam majë kullës, aty te kulla. Ka ardhur policia, kanë ardhur gjithë ata të bashkisë. Tani vijnë këtu, të luten hajde zbrit poshtë. Tani hajde se po futesh në punë thonë. Kjo është zgjidhja, t'i hipësh majë kullës edhe të futesh në punë., tha ajo./Dosja.al
KUÇOVË- Një ngjarje e rëndë është raportuar sot në Kuçovë, ku një punonjëse e pastrimit ka hip...
bardhyl fusha TIRANË- Zbardhen të tjera detaje nga tentativa e grabitjes në një bankës "Fibank" në Tiranë. S...
Bardhyl Fusha TIRANË- Dëshmia e Bardhyl Fushës, autorit të tenativës së grabitjes së bankës 'Fibank' në p...
PEQIN- Grykshi i Madh i Peqinit është në zi këtë të enjte pasi familja Kola po përcillet për në bane...
TIRANË- Fotoja e mësipërme është e 58-vjeçarit Bardhyl Fusha, që tentoi të grabiste bankën 'Fibank' sot. A...
FOTO ILUSTRUESE BERAT- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Berat pak minuta më parë, ku një 50-vjeçar ka humbur jet...
TIRANË- Zbardhen detaje nga tentativa e grabitjes së një banke të Nivelit të Dytë në zonën e ish-Parkut të autobu...
Pamjet TIRANË- Pamjet e mëposhtme janë nga tentativa për grabitjen e bankës Fibank. Mësohet se autori me armë tip k...
Grabitja TIRANË- Detaje të reja kanë dalë nga tentativa për grabitjen e bankës 'Fibank' ditën e sotme. Mësohet...
Foto nga vendngjarja TIRANË- Një ngjarje e cila ka shkaktuar panik në kryeqytet ka ndodhur pak minuta më parë ku një pe...