Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Drejtori i Përgjithshëm i Doganës Shqiptare theksoi se vendosja e Zyrave të Doganës së Kosovës pranë Doganave të Shqipërisë në Portin e Durrësit dhe Porto Romano ka rritur me 25% volumet e tregtisë nga portet e Shqipërisë drejt Kosovës.

Në takimin e parë zyrtar si Drejtor i Përgjithshëm i Doganës Shqiptare, Besmir Beja, priti Drejtorin e Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu, duke konfirmuar partneritetin efikas mes dy doganave.
Drejtori i Përgjithshëm i Doganës Shqiptare theksoi se vendosja e Zyrave të Doganës së Kosovës pranë Doganave të Shqipërisë në Portin e Durrësit dhe Porto Romano ka rritur me 25% volumet e tregtisë nga portet e Shqipërisë drejt Kosovës.
Prania e Doganës së Kosovës në Portin e Durrësit u vlerësua nga të dy palët si një vlerë e shtuar strategjike, e cila ka kontribuar drejtpërdrejt në lehtësimin e procedurave doganore, rritjen e efikasitetit operacional dhe krijimin e kushteve më të favorshme për bizneset dhe operatorët ekonomikë në të dy anët e kufirit.
Në eksport, volumi i mallrave të eksportuara drejt Kosovës gjatë vitit 2025 u rrit me 6%, duke arritur mbi 1 milion e 21 mijë ton dhe ka zënë një peshë specifike prej 26.345% ndaj peshës totale të eksporteve tona drejt të gjitha vendeve. Kryesisht drejt Kosovës gjatë vitit 2025 janë eksportuar çimento, stuko xhami, stuko transplantimi, çimento me rezinë, përbërje stukuese dhe mastikë të tjera; mbushje që përdoren në piktura; preparate jo refraktare sipërfaqësore për fasada, mure të brendshme, dysheme, tavane të brendshme apo të ngjashme me to, etj.
Në fjalën e tij, z. Beja theksoi se proceset e dixhitalizimit të shërbimeve doganore mbeten një prioritet strategjik për Administratën Doganore Shqiptare, pasi kontribuojnë në rritjen e transparencës, thjeshtimin e procedurave dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimit ndaj bizneseve. Ai nënvizoi se shkëmbimi elektronik i të dhënave dhe zhvillimi i sistemeve të përbashkëta dixhitale do të vijojnë të jenë në fokus, në funksion të përshpejtimit të proceseve, forcimit të kontrollit dhe luftës kundër paligjshmërisë.
Drejtori i Doganës së Kosovës vlerësoi se hapja e Zyrës Doganore të Kosovës në Portin e Durrësit përbën një arritje të jashtëzakonshme për ekonominë e Kosovës, pasi mundëson përpunim më të shpejtë të mallrave, kursen kohë dhe ul ndjeshëm kostot për bizneset, duke rritur konkurrueshmërinë e tyre dhe duke krijuar lehtësi konkrete për operatorët ekonomikë kosovarë.
Në këtë kuadër, u theksua se procedurat e përshpejtuara dhe funksionimi i pikës unike “One Stop Shop” në Morinë kanë ndikuar ndjeshëm në rritjen e volumit tregtar mes Shqipërisë dhe Kosovës, si dhe në rritjen e fluksit të pasagjerëve, duke reflektuar drejtpërdrejt në lehtësimin e lëvizjes së mallrave dhe njerëzve. Lehtësitë procedurale dhe ulja e kostove janë ndjerë konkretisht nga bizneset dhe tregtarët, çka ka sjellë reduktim të kohës së pritjes, ulje të kostove financiare dhe rritje të shkëmbimeve tregtare ndërmjet dy vendeve./Monitor.al
Foto ilustruse Ekspertët thonë se prodhimi tani po kthehet në nivele më normale pas goditjes nga valët e të nxehtit dhe that&...
Foto ilustruse KUÇOVË- Një punonjëse e pastrimit ka kërcënuar se do të kryej vetëvrasje, pasi situatës ...
foto nga vendngjarje BERAT- Elona Bregaj, punonjësja e pastrimit e bashkisë Kuçovë ka hypur në një shtyllë dhe ka...
KUÇOVË- Një ngjarje e rëndë është raportuar sot në Kuçovë, ku një punonjëse e pastrimit ka hip...
bardhyl fusha TIRANË- Zbardhen të tjera detaje nga tentativa e grabitjes në një bankës "Fibank" në Tiranë. S...
Bardhyl Fusha TIRANË- Dëshmia e Bardhyl Fushës, autorit të tenativës së grabitjes së bankës 'Fibank' në p...
PEQIN- Grykshi i Madh i Peqinit është në zi këtë të enjte pasi familja Kola po përcillet për në bane...
TIRANË- Fotoja e mësipërme është e 58-vjeçarit Bardhyl Fusha, që tentoi të grabiste bankën 'Fibank' sot. A...
FOTO ILUSTRUESE BERAT- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Berat pak minuta më parë, ku një 50-vjeçar ka humbur jet...
TIRANË- Zbardhen detaje nga tentativa e grabitjes së një banke të Nivelit të Dytë në zonën e ish-Parkut të autobu...