LIVE UPDATES
Aktualitet

"Të rishikohet harta gjyqësore"/ Dhoma e Avokatisë Vlorë kërkesë ministrisë së Drejtësisë dhe KLGJ: Centralizimi i gjykatave ka shkaktuar vonesa në shqyrtimin e çështjeve

Në deklaratën e tyre thuhet se aksesi real në drejtësi është vështirësuar ndjeshëm, sidomos për qytetarët që jetojnë larg qendrave të përqendruara gjyqësore.

12 Shkurt 2026, 17:43 Nga E.d
"Të rishikohet harta gjyqësore"/ Dhoma e Avokatisë
Foto ilustruse

VLORA- Dhoma e Avokatisë Vlorë  i ka dërguar një kërkesë ministrisë së Drejtësisë dhe KLGJ-së. Përmes një shkrese zyrtare ajo ka kërkuar rishikim urgjent të hartës gjyqësore, duke e cilësuar zbatimin e saj si problematik dhe me pasoja të drejtpërdrejta për aksesin në drejtësi.

Në deklaratën e tyre thuhet se aksesi real në drejtësi është vështirësuar ndjeshëm, sidomos për qytetarët që jetojnë larg qendrave të përqendruara gjyqësore. Sipas tyre, kjo situatë krijon një cenim të drejtpërdrejtë të së drejtës për një proces të rregullt ligjor, duke e shndërruar të drejtën për ankim në një mjet formal dhe jo efektiv, në kundërshtim me standardet kushtetuese dhe konvencionale.

Ata kërkojnë rikthimi ose krijimi i të paktën tre Gjykatave të Apelit, të shpërndara mbi bazën e kritereve të ngarkesës reale, densitetit të çështjeve dhe aksesit gjeografik. Sipas tyre kjo do të përmbushte më mirë kërkesat kushtetuese dhe konvencionale për një drejtësi efikase, të aksesueshme dhe funksionale.

DEKLARATA E PLOTË

Për Dështimin e hartës gjyqësore dhe nevojën urgjente të rishikimit të saj.

Drejtuar: 1. Këshillit të Lartë Gjyqësor.

2. Ministrisë së Drejtësisë

Në ushtrim të të drejtës kushtetuese për t’u drejtuar organeve shtetërore dhe në funksion të mbrojtjes së parimeve themelore të shtetit të së drejtës, po ju parashtrojmë shqetësimin tonë serioz dhe të argumentuar juridikisht lidhur me gjendjen aktuale të sistemit gjyqësor, në veçanti sa i përket funksionimit të Gjykatave të Apelit pas zbatimit të hartës së re gjyqësore.

Sipas nenit 42 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, çdo person gëzon të drejtën që çështja e tij të shqyrtohet nga një gjykatë e pavarur, e paanshme dhe e vendosur me ligj, brenda një afati të arsyeshëm. Ky parim përforcohet më tej nga neni 6 i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, e cila është pjesë e rendit të brendshëm juridik dhe ka përparësi ndaj ligjit të zakonshëm, në përputhje me nenin 122 të Kushtetutës.

Sot, pas një periudhe të mjaftueshme zbatimi, është e qartë se centralizimi i tejskajshëm i gjykatave, veçanërisht në nivel apeli, ka krijuar mbingarkesë serioze, vonesa të papranueshme në shqyrtimin e çështjeve dhe kosto të shtuar për qytetarët dhe profesionistët e së drejtës. Aksesi real në drejtësi është vështirësuar ndjeshëm, sidomos për qytetarët që jetojnë larg qendrave të përqendruara gjyqësore. Kjo situatë krijon një cenim të drejtpërdrejtë të së drejtës për një proces të rregullt ligjor, duke e shndërruar të drejtën për ankim në një mjet formal dhe jo efektiv, në kundërshtim me standardet kushtetuese dhe konvencionale.

Jurisprudenca e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut ka theksuar vazhdimisht se shtetet kanë detyrimin pozitiv të organizojnë sistemin e tyre gjyqësor në mënyrë të tillë që gjykatat të jenë në gjendje të përmbushin kërkesën për gjykim brenda një afati të arsyeshëm. Dështimi për të garantuar një organizim efikas të gjykatave përbën përgjegjësi shtetërore, pavarësisht reformave të ndërmarra apo kufizimeve strukturore.

Në këtë kontekst, zbatimi i hartës së re gjyqësore, ndonëse i mbështetur në objektiva reformuese, ka prodhuar pasoja që kërkojnë një rishikim të menjëhershëm dhe realist, bazuar në tregues konkretë funksionalë dhe jo vetëm në kritere teorike apo administrative. Centralizimi i gjykimeve të Apelit ka rritur ndjeshëm distancën gjeografike, kostot për palët, si dhe ka përqendruar në mënyrë jo proporcionale një numër të lartë çështjesh në pak struktura gjyqësore, duke cenuar parimin e aksesit efektiv në drejtësi.

Duke pasur parasysh se, sipas Kushtetutës dhe legjislacionit në fuqi, Këshilli i Lartë Gjyqësor është organi kushtetues kompetent për organizimin dhe funksionimin e sistemit gjyqësor, vlerësojmë se edhe Ministria e Drejtësisë, në rolin e saj të rëndësishëm në hartimin dhe orientimin e politikave publike në fushën e drejtësisë, duhet të ndërmarrë një nismë institucionale për të rekomanduar pranë KLGJ-së rishikimin e hartës gjyqësore, veçanërisht në nivel Apeli.

Në mënyrë të posaçme, konsiderojmë se rikthimi ose krijimi i të paktën tre Gjykatave të Apelit, të shpërndara mbi bazën e kritereve të ngarkesës reale, densitetit të çështjeve dhe aksesit gjeografik, do të përmbushte më mirë kërkesat kushtetuese dhe konvencionale për një drejtësi efikase, të aksesueshme dhe funksionale.

Mosadresimi i kësaj situate rrezikon jo vetëm cenimin e vazhdueshëm të të drejtave themelore të qytetarëve, por edhe shtimin e ankesave pranë Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, me pasoja financiare dhe institucionale për shtetin shqiptar.

Duke shprehur besimin se ky shqetësim do të trajtohet me seriozitetin dhe përgjegjësinë që kërkon rëndësia e tij për shtetin e së drejtës, mbetemi në dispozicion për çdo bashkëpunim institucional dhe kontribut profesional në funksion të përmirësimit të sistemit të drejtësisë./Dosja.al

klgj vlorë dhoma e avokatisë

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj