LIVE UPDATES
Aktualitet

Ekzekutimi i Erjon Xhenjes në Shkodër, ja çfarë dëshmoi babai i tij: S'më erdhën për ngushëllim as vëllai, as nipat… (Nëna prek me fjalët)

Babai i Erion Xhenjes, që dha për grupin hetues, një indicie të arsyeshme se kush mund të ishin autorët e vrasjes së djalit të tij, i cili edhe pse nuk hodhi akuza të drejtpërdrejta, tregoi për hetuesit, se ai kishte shkuar për të shprehur ngushëllime në familjen Çekorja.

9 Nëntor 2022, 21:23 Nga k.m.
Ekzekutimi i Erjon Xhenjes në Shkodër, ja çfarë
Babai i Erjon Xhenjes

SHKODËR- Ishte i pari që pa trupin e pajetë të të birit, por edhe gjithë tragjedinë duhet që ta kalonte vetëm. Babai i Erjon Xhenjes ka treguar se çfarë ka ndodhur pas vrasjes të së birit, detaje që janë zbuluar në emisionin "Në shënjestër". Babai i Erion Xhenjes, që dha për grupin hetues, një indicie të arsyeshme se kush mund të ishin autorët e vrasjes së djalit të tij, i cili edhe pse nuk hodhi akuza të drejtpërdrejta, tregoi për hetuesit, se ai kishte shkuar për të shprehur ngushëllime në familjen Çekorja.

"Ismet Çekorja, që ishte ekzekutuar më 2 shtator 2022. Na ndanin vetëm 100 metra nga banesat e tyre. Por që sipas babait të Erjon Xhenjes, ai ishte pritur ftohtë nga familja Çekorja. Çka kishte rritur dyshimin te ai, se diçka nuk shkonte. Pa e menduar, se vrasja e Ismet Çekorjas, kishte lidhje me familjen e tij. Dhe aq më pak të dyshonte, që hakmarrja e shpejtë e tyre, do të binte mbi djalin e tij. Shkova në ceremoninë mortore të Ismet Çekorjas. Por ata më pritën ftohtë. Pas kësaj mora nipat në telefon dhe i pyeta. A mos keni ju gisht ne vrasjen e Çekorjas? Ata më thanë, jo. Por, kur u vra djali, as vëllai dhe as nipat nuk më erdhën për ngushëllim. Edhe pse babai i Erjon Xhenjes e pyeti familjen e vëllait të tij, përse kjo ftohtësi nga ana e familjes Çekorja, ai nuk e mori kurrë këtë përgjigje. Madje, ishte e habitshme mungesa e familjes së vëllait në mortin që tashmë kishte rënë në familjen Xhenje,"-u tha në emision. 

Por ajo që e përjetoi edhe më shumë dhimbjen e humbjes të së birit, ishte padyshim nëna e Erjon Xhenjes. Edhe pse ndjehet e kërcënuar, ajo kërkon drejtësi për të birin. 

"Jam Elvira Xhenje, nëna e të ndjerit Erjon Xhenje, të riut që u vra në Shkodër me datë 18 Shtator 2022. Vrasja e djalit tonë ka qenë një tronditje e madhe për familjen tonë, por jo vetëm. Dhimbjen për djalin tim e kam parë në sytë e gjithë prindërve që në sytë e mi kanë parë veten e tyre, sesi një fëmijë të pafajshëm i merret jeta me pa të drejtë. Dhimbjen për Erjonin e kam parë në sytë e të rinjve që e kuptojnë sesa e pasigurtë dhe e pa vlerë është jeta në Shqipëri. Fatkeqësia e djalit tim ishte se kushërinjtë e tij janë me precedentë penalë. Ky fakt i dha të drejtën dorës kriminale që t’ia marrë pa mëshirë jetën djalit tim. Erjon Xhenje ka qenë student i degës fizioterapi. Ka qenë një i ri me angazhime në jetën personale dhe shoqërore. Erjoni është edukuar me vlera dhe i ka manifestuar në familje dhe në rrethin e tij të pastër shoqëror. Erjoni ka qenë një djalë besimtar. Jam e sigurtë qe ai është lule në xhenet. Allahu e pastë në mbrojtje pasi në këtë jetë ka padrejtësi. Kërkoj nga shteti drejtësi për djalin tim. Kërkoj gjithashtu që familja ime të merret në mbrojtje, pasi ndihemi të pambrojtur,"-shtoi ajo pas humbjes të së birit.

Erjon Xhenje u qëllua me mbi 30 plumba në Shkodër. 19-vjeçari ishte ulur në një lokal, duke konsumuar kafe në momentin që mbeti i vdekur. Mbrëmjen e 18 shtatorit, Bajram Çekorja nxorri armën qëlloi me breshëri mbi të riun duke marrë kështu hak për vrasajen e të atit, Ismetit, që u vra disa javë më parë, po në këtë lagje. E gjitha nisi pasi emri i Bajram Çekores u artikulua fillimisht nga Policia për atentatin e dështuar ndaj Alban Bruçajt, më 25 gusht. Policia shpalli në kërkim për atentatin e dështuar, Bajram Çekorjan dhe Tornado Fushën. Shkak, mendohet se ishte një konflikt që dy palët kishin prej kohësh, që kulmoi në përplasjen me armë zjarri. Fatmirësisht pa të lënduar.

Pas lajmeve dhe aludimeve, më 29 Gusht, Ismet Çekorja, babai i 24-vjeçarit doli në një deklaratë për mediat, duke mohuar që djali i tij të qëndronte pas atentatit e duke i quajtur inskenime të disa personave, duke pretenduar se sulmet ndaj familjes së tij i përgatisnin bandat dhe shteti. 5 ditë më pas, më datë 2 Shtator, 58-vjeçari u ekzekutua për vdekje nga një person ende i paidentifikuar. Ndonëse zyrtarisht vrasësi i Ismet Çekores nuk dihet, ka dyshime se të përfshirë në vrasjen e tij janë kushërinjtë e të riut, Erjon Xhenje. Por megjithatë nuk përjashtohet mundësia që Xhenje të ketë pasur gisht, ose të paktën informacion lidhur me atentatin për të cilin janë në kërkim kushërinjtë e tij. Ndaj për Bajramin, 19-vjeçari ishte objektivi më i lehtë për të marrë hakun e babait. 

babai i erjon xhenjes erjon xhenje

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj