LIVE UPDATES
Aktualitet

Ekzekutimi i Xhulio Prelës/ Gjykata: Vrasjen e bëri Brilant Martinaj. SMS anonime tek shefi i policisë (TEKSTI)

“Ora News” ka siguruar vendimin me 41 faqe të gjykatës së Lezhës, e cila në 13 korrik 2023, deklaroi të pafajshëm Redion Hysën, të akuzuarin kryesor të prokurorisë si autor i vrasjes së Xhulio Prelës dhe kanosjes me armë të Gjok Malaj.

25 Shtator 2023, 09:39 Nga A.B

Ekzekutimi i Xhulio Prelës/ Gjykata: Vrasjen e bëri Brilant Martinaj.

TIRANË- Vrasja e Xhulio Prelës, punonjësit të Policisë së Shtetit me detyrë efektiv në repartin e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në Shkodër, i është faturuar 23-vjeçarit të vdekur, Brilant Martinaj.

Në këtë konkluzion kanë dalë tre gjyqtarët e Lezhës, Eva Hysko, Alda Sadiku dhe Olti Skrame, të cilët fiks një vit pas vrasjes së Briland Martinajt në masakrën e mbikalimit të Fushë-Krujës, kanë etiketuar 23-vjeçarin si autorin e vrasjes së policit Prela, në fshatin Gajush të Lezhës.

“Ora News” ka siguruar vendimin me 41 faqe të gjykatës së Lezhës, e cila në 13 korrik 2023, deklaroi të pafajshëm Redion Hysën, të akuzuarin kryesor të prokurorisë si autor i vrasjes së Xhulio Prelës dhe kanosjes me armë të Gjok Malaj.

Në të njëjtin vendim, dy nga 3 gjyqtarët e çështjes, vendosin të dënojnë me 3 vjet e 6 muaj burgim shokun e Brilant Martinaj, Nikoll Shërrniku, (Çeri), i cili në proces gjyqësor akuzohej për “Përkrahje të autorit të krimit”.

Në këtë çështje ndryshe nga si kishte orientuar hetimin prokurori Erion Shehaj, duke etiketuar si autor dhe kërkuar një dënimin me 20 vite burgim për Redion Hysën, gjykata në vendimin e saj ka vendosur ta deklarojë të pafajshëm.

Tashmë prokuroria e Lezhës ka apeluar vendimin duke kërkuar në Apelin Tiranë, dënimin me 20 vjet heqje lirie të Redion Hysës.

Ndërkohë, sipas tre gjyqtarëve, megjithëse dy armët e krimit tip “TT” dhe një kallashnikov janë gjetur në depozitën e ujit të banesës së Redion Hysa, prokuroria nuk ka kryer hetime të mjaftueshme për të provuar autorësinë e krimit të Hysës në dy ngjarjet kriminale të ndodhura në mesnatën e 5 dhjetorit 2020, ku mbeti i vrarë me 3 plumba punonjësi i policisë Xhulio Prela dhe në ngjarjen e 29 dhjetorit 2020, ku u kanos me armë Gjok Malaj.

Për gjykatën provohet se:

…personi Brilant Martinaj, i cili ka qënë në automjetin “Opel Frontera” me targë AA470BO, ka qënë personi që ka qëlluar në drejtim të viktimës Xhuljano Prela. Provat e administruara në këtë gjykim, konkretisht pamjet filmike të administruara, vijnë në përputhje me njëra-tjetrën, lidhur me kohën intenerarin dhe faktin se automjeti me targa AA470BO, nga ku ka rezultuar një person i seksit mashkull, ka qënë i vetmi automjet përgjatë rrugës ku ka ka ndodhur ngjarja.Ky mjet evidentohet më tej të jetë larguar në drejtim të aksit Rrilë-Ishull Lezhë, rreth orës 02:18 pasi ka ndodhur ngjarja kriminale në orën 02:07…”.

Por megjithëse tre gjyqtarët e Lezhës, ia faturojnë ngjarjen e vrasjes së policit Prela, Briland Martinaj, prokuroria në vitin 2021 ka proceduar me pushimin e akuzës për 23-vjeçarin.

Në kohën kur është kryer mbyllja e dosjes për Martinaj, ai ende nuk kishte mbetur vetë i vrarë në një atentat tjetër, të 17 korrikut 2022 në mbikalimi i Fushë-Krujës.

“…nga këqyrja e pamjeve filmike në aksion Gajush-Fushë Milot, për periudhën 02:03 deri në 02:20 minuta të mesnatës së 5 dhjetorit, brenda kohës që ka ndodhur ngjarja në këtë segment rrugor, kanë lëvizur vetëm dy automjete. Ai i policit të FNSH-së Xhuljano Prela dhe makina foristradë me targë AA 470 BO, që përdorej nga Briland Martinaj…”, thuhet në vendimin e gjykatës së Lezhës.

Një ditë pas vrasjes në datën 6 dhjetor 2020, Brilant Martinaj është larguar në Kosovë dhe prej këtij përmes aeroportit të Prishtinës, është larguar në Stamboll, Turqi.

Mundësia e futjes së dy armëve në depozitë

Sipas vendimit të gjykatës prokuroria ka bazuar akuzën e saj kundër Redion Hysa, duke u mbështetur vetëm tek zbulimi i armëve në depozitën e ujit që ndodhet në tarrancën e shtëpisë së Hysës.

Këto dy armë njëra automatike dhe tjetra pistoletë “TT”, kanë dalë se janë përdorur në vrasjen e policit Prela dhe në kanosjen me armë ndaj një punonjësi karburanti Gjok Malaj. Dy dyja ngjarje kanë vetëm vetëm 24 ditë nga njëra-tjetra dhe kanë ndodhur në muajin Dhjetor 2020.

“…pozicioni dhe vendi ku janë gjetur armët, në tarracën e banesës të të pandehurit Redion Hysa, në depozitën e ujit, nuk krijon bindjen te gjykata se këto armë kanë qenë në posedim vetëm të të pandehurit Redion Hysa. Pra, nuk përjashtohet mundësia e vendosjes së këtyre armëve nga persona të tjërë…”, thuhet në vendim.

Këto dyshime gjykata i ngreh pasi 4 ditë para se policia e Lezhës të zbulonte armët tek banesa e Redion Hysa, ata kishin ushtruar një kontroll të imtësishëm dhe nuk kishin arritur të gjenin armatimin.

Indicia për të krijuar një kontroll të dytë në shtëpinë e Redion Hysa, ka ardhur vetëm pas ngjarjes së 29 dhjetorit 2020, ku u godit me 28 plumba kallashnikovi, Gjokë Malaj, shofer i një kamioni.

Pikërisht në mesnatës e 29 dhjetorit 2020 rreth orës 01:12 përmes numrit 0676763XXX, ka mbëritur një sms në telefonin e shefit të komisariatit të policisë Kurbin, Erdit Rrëçeku.

Në këtë mesash thuhej se: ”…zoti shef krimesh, u ba jë muaj që më kërcënojnë për punë kamerash Denis Hysa, Ed Hysa, Gen Kuqi, Vin Kuqi nga Miloti. Unë jam shofer kamioni, nuk jam pronar karburanti e sonte ma kanë ba makinën bira bira veq me mrem. M’kan gjujt sonte këta në Gajush…”.

Shefi i komisariatit ka dorëzuar përmbajtjen e këtij mesazhi tek anëtarët e grupit hetimor. Mbi bazën e këtij mesazhi, policia ka kontrolluar banesat e personave të përmendur, duke arritur të gjejë automatikun dhe pistoletën tek shtëpia e Redion Hysa.

Redion Hysa, i ka mohuar autorësinë e posedimit të dy armëve dhe njëherësh autorësinë e vrasjes së Xhulio Prelës dhe kanosjes së Gjok Malaj.

Gjatë seancave gjyqësore është thirur si dëshmitar Gjok Prela, i cili ka deklaruar para gjykatës se pas ngjarjes nuk i ka dërguar asnjë mesazh shefit të policisë Kurbin. Malaj më tej ka thënë se nuk e njihte fare Redion Hysën.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se numri nga është dërguar sms drejt shefit të komisariatit, i përket shtetasit Hermes Alinj një person nga Elbasani i arrestuar në 2014 për vjedhjen e kapakëve të pusetave.

Ende dhe sot Hermes Alinj nuk është gjetur nga policia dhe prokuroria për tu pyetur lidhur me rrethanat për dërgimin e këtij mesazhi drejt shefit të komisariatit policisë Kurbin.

“…fakti i gjetjes së armëve në një ambient jashtë banesës së të pandehurit, në një depozitë uji, për gjykatën ka krijuar dyshimin se sms-ja është dërguar qëllimisht, për të orientuar hetimin drejt banesës së të pandehurit Redion Hysa, me qëllim shmangien nga përgjegjësia penale e personave të vërtetë të ngjarjes…”, thuhet në vendim.

Gjatë gjyqit babai i Xhulio Prelës, Martin Prela, ka deklaruar se konkluzjonet e prokurorisë së Lezhës, janë rrjedhojë e një hetimi të mangët dhe për të dhënë një dënim sa për të “kënaqur” viktimën dhe opinionin publik.

Sipas tij hetimet nuk janë të plotë pasi ende policia nuk ka gjetur makinën me të cilën lëvizte Briland Martinaj.

“…ka një akuzë alogjike për shtetasin Nikoll Shërniku, i cili akuzohet se është personi që i ka dhënë në përdorim mjetin shtetasit Briland Martinaj, për të cilin është kërkuar pushimi i hetimeve…”, ka deklaruar babai.

Në përfundim të gjykimit babai i Xhulio Prelës ka kërkuar që çështja ti kalonte për hetime të mëtejshme prokurorisë SPAK, pasi në këtë rast personat kanë vepruar si grup kriminal./Marre nga Oranews

xhulio prel brilant martinaj

Sondazh

Poll

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër