LIVE UPDATES
Aktualitet

Ndezën zjarre në Fier, arrestohen 5 autorë, shpallet në kërkim një tjetër

Mësohet se në pranga kanë rënë autorët e 9 vatrave të zjarrit në fshatrat Pishë Poro, Frashër, Ofiçinë, Marinëz, Jagodinë, Lumth, Goriçaj dhe Remas.

24 Shtator 2023, 11:09 Nga I.A
Ndezën zjarre në Fier, arrestohen 5 autorë, shpallet në
Zjarri

FIER- 5 persona janë arrestuar në Fier për zjarrvënie. Mësohet se në pranga kanë rënë autorët e 9 vatrave të zjarrit në fshatrat Pishë Poro, Frashër, Ofiçinë, Marinëz, Jagodinë, Lumth, Goriçaj dhe Remas.

Po ashtu një prej autorëve është shpallur në kërkim për zjarrvënie. Ndërkohë që tre të tjerë janë proceduar penalisht. Zjarret në këto fshatra janë shuar nga autoritëtët zjarrfikëse gjatë orëve të natës së kaluar.

Njoftimi i Policisë:

Policia identifikon autorët e 9 zjarrvënieve ditën e djeshme në qarkun Fier. Arrestohen 5 prej tyre, procedohen në gjendje të lirë 3, si edhe u shpall në kërkim 1 tjetër, pasi si pasojë e zjarreve që ndezën, u dogjën sipërfaqe të mbjella me ullinj, pemë frutorë dhe sipërfaqe pyjore. Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Fier, Lushnjë dhe Divjakë, në bashkëpunim me shërbimet mbështetëse, pas njoftimeve për 9 vatra zjarri në fshatrat Pishë Poro, Frashër, Ofiçinë, Marinëz, Jagodinë, Lumth, Goriçaj dhe Remas, u identifikuan dhe u proceduan penalisht autorët e të 9-ta rasteve. Konkretisht, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier:

-u arrestua shtetasi A. D., 62 vjeç, banues në Pishë Poro, pasi për shkak se ka ndezur zjarr në tokën e tij, për të djegur mbeturina, zjarri ka dalë jashë kontrollit dhe për pasojë u dogj sipërfaqe e konsiderueshme me pyje në pyllin e Darëzezës; -u arrestua shtetasi H. L., 72 vjeç, banues në Ofiçinë, Patos, pasi për shkak se ka ndezur zjarr në tokën e tij, për të djegur mbeturina, zjarri ka dalë jashë kontrollit dhe për pasojë u dogjën 50 hektarë me të mbjella në pronësi të shtetasve të tjerë në këtë zonë; -u arrestua shtetasi G. R., 48 vjeç, banues në Frashër, pasi për shkak se ka ndezur zjarr në tokën e tij, për të djegur mbeturina, zjarri ka dalë jashë kontrollit dhe për pasojë u dogjën 12 dynum me të mbjella në pronësi të shtetasve të tjerë; -u arrestua shtetasi O. C., 70 vjeç, banues në Marinëz, pasi për shkak se ka ndezur zjarr në tokën e tij, për të djegur mbeturina, zjarri ka dalë jashë kontrollit dhe për pasojë janë djegur dhjetëra rrënjë ullinj, në pronësi të një shtetasi tjetër; -u arrestua shtetasi N. Ç., 49 vjeç, banues në Jagodinë, pasi për shkak se ka ndezur zjarr në tokën e tij, për të djegur mbeturina, zjarri ka dalë jashë kontrollit dhe për pasojë u dogjën serat në pronësi të një shtetasi tjetër.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë dhe Divjakë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit Ll. J., 79 vjeç, banues në Lumth, F. K., 53 vjeçe, banuese në Lumth dhe N. Z., 62 vjeç, banues në Goriçaj, si edhe u shpall në kërkim shtetasi B. K., 61 vjeç, banues në Remas, pasi për shkak se kanë ndezur zjarr në tokat në pronësi të tyre, janë djegur një sipërfaqe toke me të mbjella, ullinj dhe pemë frutorë, në pronësi të shtetasve të tjerë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme. Drejtoria Vendore e Policisë Fier apelon për qytetarët që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi ky veprim përbën krim dhe ndëshkohet penalisht, si dhe i fton ata që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të tillë, me qëllim ndërhyrjen e menjëhershme për shuarjen e flakëve dhe procedimin penal të shtetasve përgjegjës.

zjarr ne fier

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje