11 Korrik 2023, 13:00
Nga DOSJA
policia
ELBASAN- Policia e Elbasanit ka vënë në pranga tre persona, dhe një tjetër është proceduar në gjendje të lirë, për vepra të ndryshme penale. Burime zyrtare të policisë njoftojnë se kanë arrestuar shtetasin Xh. A., 34-vjeç, pasi automjeti që drejtohej nga ai, ka përplasur shtetasin O. B., 78-vjeç (këmbësor), i cili për shkak të dëmtimeve të marra, ka humbur jetën.
Po kështu janë arrestuar në flagrancë dy persona të moshës 33 dhe 34-vjeç, pasi kanë ushtruar dhunë ndaj bashkëshorteve të tyre. Po të njëjtat burime shtojnë se ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. H., 26-vjeç, pasi dyshohet se ka depozituar një sasi dherash dhe mbetjesh në shtratin e lumit Devoll, dhe për pasojë ka shkaktuar ndotje të mjedisit.
Njoftimi i policisë
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, për një aksident në aksin rrugor “Elbasan - Librazhd”, ju bëjmë me dije se specialistët e qarkullimit rrugor të DVP Elbasan arrestuan shtetasin Xh. A., 34 vjeç, pasi automjeti që drejtohej nga 34-vjeçari, ka përplasur shtetasin O. B., 78 vjeç (këmbësor), i cili për shkak të dëmtimeve të marra, ka humbur jetën. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasit:
-F. P., 33 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij;
-R. M., 34 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. H., 26 vjeç, pasi dyshohet se ka depozituar një sasi dherash dhe mbetjesh, në shtratin e lumit Devoll, dhe për pasojë ka shkaktuar ndotje të mjedisit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Aktualitet
11 Korrik 2023, 12:51
A.B
Alda Klosi
TIRANË- Seanca e sotme për ish-zyrtaren e kryeministrisë, Alda Klosit është shtyrë. Shkak është bër...
Aktualitet
11 Korrik 2023, 12:50
A.B
Policia
GRAMSH- Një operacion i befasisshëm është zhvilluar ditën e sotme në zonën e Gramshit. Forcat e Ndërhyrjes ...
Aktualitet
11 Korrik 2023, 12:01
policia Tirane
TIRANË- Një 33-vjeçare me inicialet DH.J., është gjetur pa shenja jete sot nga bashkëshorti i saj, brenda n...
Aktualitet
11 Korrik 2023, 11:16
A.B
Jonada Avdia
TIRANË- Prokuroria e Vlorës ka përfunduar hetimet për ngjarjen e Himarës ku humbi jetën e mitura Jonada Avd...
Aktualitet
11 Korrik 2023, 11:02
A.B
Gjergj Luca
TIRANË- Mbrëmjen e kaluar ishte i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Gjergj Luca, aty ku tjera ka rr&e...
Aktualitet
11 Korrik 2023, 11:04
Arnold Selishta
ITALI- Në rrjetet sociale janë shpërndarë pamjet e aksidentit, ku humbi jetën 22-vjeçari shqiptar Arnold Se...
Aktualitet
11 Korrik 2023, 10:18
A.B
Safet Gjici
TIRANË-Ish-kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici, do të dalë përpara Gjykatës së Apelit të Posaç&e...
Aktualitet
11 Korrik 2023, 09:39
El Salih (Lekica)
TIRANE- Apeli i GJKKO lë në burg Ibrahim El Salih (Lekica). 56-vjeçari është dënuar me 4 vit...
Aktualitet
11 Korrik 2023, 08:57
foto ilustruese
"Shqipëria është quajtur ndryshe Kroacia e Re, Maldivet e Evropës, Karaibet e Evropës, Greqia e ardhshme. Aj...
Aktualitet
11 Korrik 2023, 09:28
A.B
Policia
DURRËS- Policia ka shpëtuar 13 pushues që kishin mbetur të bllokuar gjatë gjithë natës në një skaf, pr...