LIVE UPDATES
Aktualitet

Emetimi i mbetjeve të rrezikshme, vetëm 31 subjekte u monitoruan, 16 u gjobitën

Inside Story ka arritur të sigurojë listën e bizneseve të monitoruara nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit. Ky institucion ka monitoruar 31 subjekte ndër vite. 16 prej tyre kanë marrë masa administrative.

25 Dhjetor 2024, 22:28 Nga E. D
Emetimi i mbetjeve të rrezikshme, vetëm 31 subjekte u monitoruan, 16 u
foto ilustruese

TIRANË- Pasi zbuluam abuzimet me transportin e mbetjeve të rrezikshme dhe gjurmueshmërinë e tyre, tashmë do të fokusohemi tek abuzimet konkrete që janë konstatuar.

Inside Story ka arritur të sigurojë listën e bizneseve të monitoruara nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit. Ky institucion ka monitoruar 31 subjekte ndër vite. 16 prej tyre kanë marrë masa administrative. Ka dhe prej atyre kompanive që janë gjobitur në vazhdimësi për të njëjtat shkelje ligjore, pasi nuk kanë arritur të përmbushin detyrimet konform ligjit.

“Po ta fillojmë që nga dhënia e lejeve dhe licencave për ndërtimin e stacioneve të transferimit, që aty fillon puna. Një stacion transferimi duhet të jetë i pajisur me gjithë tutelën e vet. Duke menaxhuar si duhet procesin e punës deri te ujërat. Sepse ne kemi ujërat nëntokësorë shumë të ndotura. Kush i kontaminoi? Një kompani që merret me naftë, një tjetër me vaj ulliri. Ku derdhen këto llumra? Të gjitha industritë, këtu hidhen në tokë. Shteti duhet të vëri dorë” u shpreh Selim Bregu, sipërmarrës.

Ajo që bën përshtypje është fakti se vetë kompanitë shtetërore janë konstatuar me abuzime. Në vitin 2018, kompania naftë nxjerrëse Albpetrol është gjobitur për operimin në Patos dhe Kuçovë përkatësisht me 1 milionë dhe 500 mijë lekë të reja.

Të dyja këto gjoba janë vendosur për probleme në lidhje me lejen mjedisore të kompanive. Kurumi në Elbasan po ashtu është gjobitur në vitin 2016. Masa administrative ka qenë me 1.5 milionë lekë. Pas inspektimit të realizuar në vitin 2024 që lidhej me skandalin e transportit nga shoqëria “Sokolaj”, u mor masa e pezullimit të aktivitetit.

Pezullimi i aktivitetit të transferimit të mbetjeve të rrezikshme deri në momentin e lidhjes së kontratës/ve përkatëse me një subjekt të licencuar për trajtimin/asgjësimin përfundimtar të tyre. Kurumi ishte i detyruar nga AKM që jo vetëm të paguante gjobën, por dhe të merrte masa për menaxhimin dhe asgjësimin e mbetjeve, e sidomos atyre të rrezikshme.

Duhet kujtuar se ndaj këtij subjekti janë 2 hetime paralele në Prokurorinë e Elbasanit. Për zjarrin e vitit 2023 që shpërndau tym toksik në zonë të banuar dhe për disa padi të ndryshme që lidhen me aktivitetin e përditshëm ndër vite.

Një tjetër kompani e rëndësishme që ka qenë në bllokun e paralizimeve institucionale për mungesën e menaxhimit të mbetjeve ka qenë dhe Albchrome.

Dy filialet e kësaj kompanie, në Burrel dhe në Elbasan janë gjobitur me 1 milionë lekë për problemet me lejet mjedisore. Nga monitorimi i bërë nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit, kjo kompani ka marrë masat administrative në të njëjtën kohë, pra në vitin 2015.Në fakt, Albchrome nuk është gjobitur vetëm nga ky institucion, pasi dhe Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit i ka vendosur masën administrative 2 000 000 lekë më 6 tetor 2021.

Arsyeja e gjobitjes ka qenë se gjatë inspektimit në ambientet e uzinës së Ferrokromit Albchrome është konstatuar se shkrirja e substancave minerare realizohej pa sistemin funksional pluhur kapës. Kjo bie ndesh me kushtet dhe parimet e lejes mjedisore./Top Channel 

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj