Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Deri në vitin 2050 parashikohet një rënie prej 340 milionë banorësh të popullsisë në moshë pune që përbën grupmoshat nga 15 deri në 64 vjeç. Rënia do të shtrihet në shtetet e kontinenteve Amerikës, Europës, përfshirë edhe shtetet e mëdha aziatike, si Kina, Japonia dhe Koreja e Jugut.
TIRANË- Emigracioni dhe rënia e lindshmërisë ndër vite janë faktorë kyç që po ndikojnë te mplakja e fuqisë punëtore në vend dhe thellimi i hendekut te bizneset për mosplotësim stafesh. Fenomeni është global. Revista “The Economist”, së fundmi në një shkrim, analizonte shkaqet e rritjes së plakjes së popullsisë nga rënia e lindshmërisë.
Deri në vitin 2050 parashikohet një rënie prej 340 milionë banorësh të popullsisë në moshë pune që përbën grupmoshat nga 15 deri në 64 vjeç. Rënia do të shtrihet në shtetet e kontinenteve Amerikës, Europës, përfshirë edhe shtetet e mëdha aziatike, si Kina, Japonia dhe Koreja e Jugut.
Përjashtim nga fenomeni i plakjes së forcës punëtore do të bënin vetëm shtetet e Afrikës Nënsaharine, ku ritmet e rënies së lindjeve ishin shumë të ulëta dhe ardhja e tranzicionit demografik është ende disa dekada larg.
Po si ka ndryshuar numri i popullsisë në moshë pune në dekadën e fundit në Shqipëri? Nga rezultatet e Censit të Popullsisë 2023, rezultoi se popullsia në moshë pune në vend kishte pësuar tkurrje të thellë krahasuar me vitin 2011.
Numri total i popullsisë në moshë pune nga 1,903,987 persona në vitin 2011 arriti në 1,555,080 persona në vitin 2023, që përbën një ulje prej rreth 349 mijë vetash ose 18,3%. Rënia e numrit të popullsisë në moshë pune është më e lartë se tkurrja e totalit të popullsisë prej gati 14% që rezultoi në Censin 2023 krahasuar me rezultatet e Censit 2011.
Referuar të dhënave konstatohet se ulja e numrit të popullsisë në moshë pune është më e theksuar te grupmoshat e reja nga 15 deri në 29 vjeç. Për grupmoshën e parë, nga 15 deri në 19 vjeç, rezulton se rënia është 46,8% krahasuar me rezultatet e Censit 2011.
Për grupmoshën 20 deri në 24 vjeç, rënia është 41,2%. Ndërsa për grupmoshën nga 25 deri në 29 vjeç, tkurrja është me 24,9%. Rënia e numrit të popullsisë në moshë pune te grupmoshat e reja, sipas ekspertëve, u vlerësua se erdhi nga emigracioni masiv i të rinjve dhe rënia e lindshmërisë në dekadën e fundit.
Ndërsa te grupmoshat më të vjetra nga 55 deri në 64 vjeç ka rritje të popullsisë në moshë pune. Rritja më e lartë është për grupmoshën nga 60 deri në 64 vjeç. Rritja është 48,8%. Për grupmoshën nga 55 deri në 64 vjeç (grupmosha afër moshës së daljes në pension) numri i popullsisë në moshë pune është rritur me 9,6%.
Sipas ekspertëve kjo rritje tregon plakje të popullsisë aktive, jo sepse ka më shumë lindje, por sepse ata që kanë qenë të rinj në 2011 tani kanë kaluar në këto grupmosha.
Të dhënat e INSTAT për shkallën e pjesëmarrjes në forcat e punës në Shqipëri në periudhën 2019–2024 tregojnë një tendencë të plakjes së fuqisë punëtore. Grupi më aktiv në tregun e punës mbetet ai i moshës 25-54 vjeç, me shkallë pjesëmarrjeje të lartë dhe në rritje, nga 83,2% në 3-mujorin e parë të 2019-s, arriti në 87,6% në fund të vitit 2024.
Në të njëjtën kohë, pjesëmarrja e grupmoshës 55-64 vjeç është rritur ndjeshëm – nga 62,9% në 2019 në mbi 75% në vitin 2024, duke dëshmuar një prani gjithnjë e më të madhe të punonjësve më të moshuar në tregun e punës.
Ndërkohë, të rinjtë (15-24 vjeç) vazhdojnë të kenë pjesëmarrje të ulët dhe të paqëndrueshme, që luhatet nga 32 deri në 40%. Kjo tregon për vështirësi të kësaj grupmoshe për t’u integruar në tregun e punës, çka mund të lidhet me arsimin, papunësinë, emigracionin ose mungesën e mundësive të përshtatshme për këtë kategori.
Një zhvillim interesant është rritja e pjesëmarrjes edhe në grupmoshën mbi 65 vjeç, ku në dy tremujorët e parë të vitit 2024 arrihen nivele mbi 25%, një rritje e ndjeshme krahasuar me rreth 14-16% që ishte në vitet 2019–2020.
Krahas kësaj, edhe grupi 20-64 vjeç ka shfaqur rritje të qëndrueshme, duke arritur në mbi 81% pjesëmarrje në fund të vitit 2024, që konfirmon një tendencë të përgjithshme të zgjerimit të angazhimit të popullsisë në moshë pune./ Monitor
Foto BAJRAM CURR- Një 18-vjeçar është plagosur me thikë ditën e djeshme nga një 25-vjeçar në Bajram Curr. ...
Foto TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK përmes një njoftimi ka bëre ...
Foto VELIPOJË- Drejtori i IKMT-së në Shkodër, Emiljano Nika kallëzuar në polici një rast kërcënimi që...
Foto ilustruese SARANDË- Policia e Sarandë përmes një njoftimi ka bërë me dije se ka vënë në pranga 43-vj...
Foto TALE- Një 60-vjeçar ka ndërruar jetë në ditën e sotme në Tale. Viktima mësohet se po lahej në plaz...
Viktima SHËNGJIN- Policia ka dalë me një njoftim të ri në lidhje me vdekjen e punëtorit 32-vjeçar, Zef Lorenci. Polici...
Foto TIRANË- Ministri e Mbrojtjes ka dalë më një njoftim në lidhje me situatën e zjarrve në vend. Ministria bën me ...
Foto DURRËS- Policia ka vënë në pranga 3 persona në lidhje me një operacion të zhvilluar së fundmi. Mësohet se...
Pamje nga dhuna KOSOVË- Një rast dhune mes disa vajzash është regjistruar mbrëmjen e së shtunës në një karbu...
Foto POGRADEC- Policia ka vënë në pranga 52-vjeçarin Jetmir Muçllari në lidhje me përplasjen fizike të regjistr...