LIVE UPDATES
Aktualitet

Emigracioni masiv vjen me një kosto të madhe, dhe të vërtetat e tjera të hidhura që duhen pranuar nga politikanët evropianë

Në kulmin e krizës së emigracionit të vitit 2015, krye-ekonomisti i Deutsche Bank, David Folkerts-Landau deklaroi plot eufori se “imagjinoj një rilindje kulturore dhe ekonomike të ngjashme me atë të dekadave para fillimit të Luftës së Parë Botërore”.

8 Janar 2024, 08:58 Nga Ralph Schoellhammer

Emigracioni masiv vjen me një kosto të madhe, dhe të

Nga Ralph Schoellhammer “Brussels Signal”

Në vitin 2007, Philippe Legrain botoi librin e tij “Emigrantët: Vendi juaj ka nevojë për ata”, ku ai pretendon ndër të tjera se “ekonomistët e matur mendojnë se janë të mëdha përfitimet e mundshme nga një emigrimi më i lirshëm në nivel global”.

Në kulmin e krizës së emigracionit të vitit 2015, krye-ekonomisti i Deutsche Bank, David Folkerts-Landau deklaroi plot eufori se “imagjinoj një rilindje kulturore dhe ekonomike të ngjashme me atë të dekadave para fillimit të Luftës së Parë Botërore”.

Sipas tij, refugjatët janë “gjëja më e mirë që i ka ndodhur Gjermanisë në vitin 2015”. Edhe Banka Botërore përdor argumente të ngjashme. Ndërsa Organizata Ndërkombëtare për Emigracionin, një organ i OKB-së, publikoi së fundmi një video të financuar nga Holanda që tregon arsyet pse “emigrimi është pjesë e zgjidhjes”.

Atëherë pse shumica e qytetarëve evropianë refuzojnë ende me këmbëngulje që të përqafojnë përfitimet e emigrimit masiv, kur sipas “ekonomistëve më të matur” si Folkerts-Landau është gjëja më e mirë që mund t'i ndodhë kontinentit të vjetër?

Një arsye mund të jetë se me gjithë mendjemprehtësinë e tyre, këta ekonomistë nuk arritën kurrë të analizonin shifrat aktuale. Matematikani holandez Jan H.Van de Beek kreu kohët e fundit një analizë të imtësishme mbi përvojën e emigrimit në Holandë. Dhe rezultatet që ai nxjerr janë shumë domethënëse.

Sipas shifrave të tij, gjatë viteve 1995-2019 qeveria federale shpenzoi rreth 17 miliardë euro në vit për emigracionin, ose më shumë se 1 miliardë euro çdo muaj. Me studimin e tij, Van de Beek, guxoi të shkelë në një terren të cilin shumëkush nuk guxon ta prekë edhe sot e kësaj dite. Ai bëri dallimin midis emigracionit perëndimor dhe joperëndimor, dhe rezultateve të ndryshme ekonomike.

Kostoja e emigracionit kryesisht nga vendet joperëndimore arrin në 17 miliardë euro në vit, ndërsa emigrimi i individëve me prejardhje perëndimore shkakton një tepricë prej rreth 1 miliardë eurosh. Ky dallim ka rëndësi për të ardhmen e holandezëve dhe të shumë sistemeve të tjera evropiane të mirëqenies sociale.

Nëse emigracioni mbetet në nivelet 2015-2019, barra buxhetore vjetore do të rritet nga 17 miliardë euro në vitin 2016, në rreth 50 miliardë sot. Një rritje, së cilës me shumë gjasa nuk do të mbijetonte shteti i mirëqenies sociale. Gjetjet e studimit holandez, gjejnë pasqyrim në studime të ngjashme në të gjithë Evropën.

Ministria daneze e Financave, zbuloi se emigrantët jo-perëndimorë kanë më shumë gjasa të mbeten përfitues të mirëqenies gjatë gjithë jetës me ritme shumë më të larta sesa danezët vendas apo emigrantët që vijnë nga vendet perëndimore.

E njëjta gjë është e vërtetë në Gjermani dhe Austri: Rreth 45 për qind e atyre që marrin përfitime për papunësinë nuk janë shtetas gjermanë, dhe kjo u kushton taksapaguesve gjermanë rreth 20 miliardë euro në vit. Një nga grupet më të mëdha të emigrantëve, komuniteti turk, tani është 1.4 milionë, ose mbi 2 për qind e popullsisë gjermane.

Mesatarisht, ata kanë një ecuri shumë më të keqe se kolegët e tyre gjermanë: kanë një numër më të lartë papunësie, dalin në pension më herët dhe varen më shumë nga përfitimet sociale të qeverisë sesa grupet e tjera. Edhe Austria tregon shifra të ngjashme me pothuajse 60 për qind të përfituesve të ndonjë forme të përfitimeve shtetërore që kanë një “prejardhje emigrante”.

Megjithatë, jo të gjithë emigrantët jo-perëndimorë janë të njëjtë. Një studim i fundit në Francë, ka arritur në përfundimin se ndërsa emigrantët e Azisë Juglindore e tejkalojnë edhe popullsinë vendase në arritjet arsimore dhe aktivitetin ekonomik, janë veçanërisht emigrantët nga Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut ata që duket se hasin shumë vështirësi në integrim.

Në kundërshtim me narrativën popullore se faji është i “racizmit strukturor”, ne shohim dallime të rëndësishme midis grupeve me një prejardhje të ngjashme etnike. Për shembull, emigrantët nga India priren t'ua kalojnë atyre nga Pakistani dhe Bangladeshi, ndërsa nigerianët priren që të tejkalojnë emigrantët e tjerë afrikanë.

Ka shumë pak gjasa që një evropian i zakonshëm të jetë në gjendje të bëjë dallimin midis këtyre grupimeve, apo që evropianët të jenë aq shumë selektivë në racizmin e tyre, saqë t'u pëlqejnë emigrantët nga Nigeria dhe jo ata që vijnë nga Somalia.

Van de Beek por edhe studiues të tjerët shohin si përgjegjësen kryesore për situatën aktuale në strukturën e shtetit të mirëqenies sociale. Pasi shpeshherë ajo krijon stimuj të dëmshëm. Në rast se është shumë e lehtë qasja tek shërbimet e paguara nga qeveria, atëherë ajo shndërrohet në një motiv kryesor për emigrimin, duke dekurajuar çdo motivim për të kërkuar punë, pavarësisht nga vendi i origjinës së emigrantit.

Një sistem i mirëqenies sociale, i projektuar në mënyrë të gabuar, mund të çojë në rezultate të ndryshme edhe midis njerëzve me të njëjtën origjinë. Këtë e tregon më së miri edhe  përvoja evropiane me refugjatët ukrainas: Në Danimarkë mbi 70 për qind e tyre janë të integruar në tregun e punës.

Në Poloni dhe Republikën Çeke kjo normë është mbi 60 për qind, në Holandë, Britaninë e Madhe dhe Irlandë rreth 50 për qind, ndërsa në Gjermani dhe Austri numri mbetet nën 20 për qind. Gjithsesi nuk mund të mohohet se edhe faktorët kulturorë luajnë një rol shumë të madh. Dhe pretendimi i përgjithshëm se emigrimi është gjithmonë një “dukuri pozitive” nuk e kalon testin e përvojës praktike. Prandaj udhëheqësit evropianë duhet të nisin që ta kuptojnë këtë, sepse qytetarët e tyre e bënë këtë pak kohë më parë.

ralph schoellhammer david folkerts-landau

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit