LIVE UPDATES
Aktualitet

Emigrantët me gomone/ Policia franceze: Shqiptarët janë më efikasët, por dhe më të shtrenjtët

Një zyrtar i lartë francez, tha se rrjetet e dedikuara të kontrabandës shqiptare tani po operojnë përgjatë Kanalit, veçmas nga rrjetet kurde dhe irakiane.

4 Tetor 2022, 19:13 Nga F.M
Emigrantët me gomone/ Policia franceze: Shqiptarët janë më
Emigrantët në çadra

FRANCË- Policia e franceze ka treguar rastet kur ka shpëtuar varka me emigrantët, mes tyre edhe shqiptarë që kanë qenë duke u mbytur gjatë tentativës për të kaluar në Britaninë e Madhe. Dronët i pikasin emigrantët edhe në momentin që ata gjejnë shkurre për tu strehuar deri në momentin që gomonja bëhet gati për tu nisur. Patrullat franceze thonë se po ndalojnë rreth gjysmën e të gjitha përpjekjeve për kalim, por më shumë se 30,000 njerëz kanë arritur në Mbretërinë e Bashkuar deri më tani këtë vit. Një zyrtar i lartë francez, tha se rrjetet e dedikuara të kontrabandës shqiptare tani po operojnë përgjatë Kanalit, veçmas nga rrjetet kurde dhe irakiane. Shqiptarët i konsiderpjnë më efikas në këtë rrugë, kujdesen për emigrantët dhe mjetet e transportit, ndryshe nga grupet e tjera.

Artikulli i plotë:

Të fshehur në bimësi të dendur përgjatë bregut në veri të Calais, dy burra qëndrojnë në heshtje. Më pak se një kilometër larg, xhandarët francezë shqyrtojnë dy figurat në kamerën termike të dronit; imazhet e tyre shfaqen në ngjyrë rozë e portokalli. Brenda pak sekondash, njësia nis kërkimet nëpër shkurre. Duhen më pak se pesë minuta për të arritur atje, por 50 metrat e fundit duhet të bëhen në këmbë. Efektivët ecin përmes një bimësie të trashë dhe me gjemba, disa prej të cilave mbërrijnë deri në gjoks. Dy burrat ikin ndërsa njësia afrohet, duke lënë pas tyre varkën gjysmë të përgatitur, karburantin dhe motorin bashkë me dy thasë me xhaketa shpëtimi.

"Bimësia punon kundër nesh," më tha gjenerali Frantz Tavart. "Kontrabandistët e dinë këtë dhe i fshehin anijet këtu me qëllim."

“Kemi pesë minuta për të ndërhyrë nga momenti kur e fryjnë varkën deri në momentin që e futin në det, përndryshe është e kotë,”- tha Gjeneral Frantz Tavart.

Dronët e Mbretërisë së Bashkuar janë të vlefshëm, thotë ai, sepse ata dallojnë edhe vende të fshehura mirë si ky.

"Droni e kapi këtë," tha ai. "Aeroplani [mbikqyrjes] kaloi paraprakisht dhe nuk e vuri re, sepse ishte fshehur nga pemët."

Franca dhe Britania e Madhe kanë investuar në më shumë patrulla, teknologji më të mirë dhe lloje të ndryshme automjetesh, por ende emigrantët që kalojnë Kanalin vazhdojnë të rriten. Sekretarja e re e Brendshme e Britanisë, Suella Braverman, do të mbajë një fjalim në konferencën e partisë së Konservatorëve më vonë, ku pritet të ritheksojë vendosmërinë e saj për të goditur emigracionin e paligjshëm. Patrullat franceze thonë se po ndalojnë rreth gjysmën e të gjitha përpjekjeve për kalim, por më shumë se 30,000 njerëz kanë arritur ende në Mbretërinë e Bashkuar deri më tani këtë vit. Një zyrtar i lartë francez, na tha se rrjetet e dedikuara të kontrabandës shqiptare tani po operojnë përgjatë Kanalit, veçmas nga rrjetet kryesore kurde dhe irakiane.

“Rrjetet shqiptare janë më efikase se të tjerat”, na tha ai. “40% e atyre që përgjojmë në këtë anë të Kanalit janë shqiptarë, por përbëjnë 60% të atyre që mbërrijnë në anën tjetër”.

"Hipoteza jonë është se ata janë shumë më me përvojë se të tjerët përsa i përket aktivitetit kriminal dhe më të mësuar të organizohen dhe të shmangin policinë. Rrjetet shqiptare i kanë çmimet më të larta sesa të tjerët."

Gjenerali Tavart thotë se nuk mund të konfirmojë nëse rrugët e reja të kontrabandës shqiptare po drejtohen nga grupe kriminale, ndoshta me bazë në MB, por ai thotë se do të kishte kuptim.

"Me çmimin e një kalimi rreth 4,000 euro (3,482 £) dhe rreth 40 njerëz në një varkë, bëni llogaritë," tha ai. “Është jashtëzakonisht fitimprurëse, madje më shumë se trafiku i drogës dhe akuzat penale janë më të lehta”.

Një numër më i madh shqiptarësh janë parë në kampin kryesor të emigrantëve në Dunkerque, por shumica duket se qëndrojnë në hotele përreth zonës, ose në Paris apo Bruksel. Në një hotel në Dunkerque, pronarja konfirmoi se tani kishte një numër të madh klientësh shqiptarë që kalonin atje. Pronari i një lokali përballë stacionit tha se disa ditë gjysma e klientëve të tij janë shqiptarë.

"Pyes veten nëse ka mbetur dikush në Shqipëri," tha ai, "duke parë sa prej tyre po kalojnë këtu".

Për muaj të tërë, qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka premtuar se do të dërgojë disa nga ata që mbërrijnë me varka të vogla në Ruanda, ku kërkesat e tyre për azil do të përpunohen dhe ku do të pritet të vendosen nëse kërkesa e tyre miratohet.

Në rrugën jashtë Calais, në orët e vogla të mëngjesit, takuam 17-vjeçarin Sikunder dhe miqtë e tij, të mbështjellë me batanije mbijetese që shkëlqenin si copa argjendi në errësirë.

“Ata janë të gjithë nga Afganistani”,- thanë ata, “dhe sapo ishin shpëtuar nga një varkë që po fundosej nga policia franceze”.

E pyeta Sikunderin nëse ishte në dijeni që Britania e Madhe mund ta dërgonte në Ruandë.

"Kam dëgjuar për këtë," u përgjigj ai, "por disa nga të afërmit e mi në Mbretërinë e Bashkuar na thanë se plani ishte anuluar dhe ne mund të vijmë në MB."

Ishte përpjekja e tij e dytë për të kaluar; ai është i vendosur që nuk do të jetë e fundit e tij.

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar aktualisht po lufton një betejë gjyqësore mbi ligjshmërinë e politikës së saj të Ruandës. Në kampet përreth Calais, pothuajse të gjithë janë të vetëdijshëm për rrezikun dhe pothuajse të gjithë gjejnë një mënyrë për ta racionalizuar atë.

Biniam është një djalë 28-vjeçar nga rajoni Tigray në Etiopi. Me një anglishte të rrjedhshme, ai më tha se kishte një diplomë master në prodhim dhe se donte të kërkonte azil në MB, sepse kishte parë sesi qeveria britanike ishte shprehur fuqishëm kundër konfliktit të dhunshëm në Tigray.

"Mbretëria e Bashkuar e kupton situatën në vendin tim," më tha ai. "Pra, kjo është arsyeja pse unë do të shkoj."

E pyes se sa i frikësuar është se mos e dërgojnë në Ruandë.

"100% frikë," tha ai. “Nëse më kthejnë në Afrikë, qeveria e Etiopisë do ta ketë të lehtë të më marrë”.

Jess Sharman nga Care4Calais thotë se njerëzit po rrezikojnë jetën e tyre për të shkuar në MB, sepse nuk mund të kërkojnë azil ndërsa janë në Francë dhe nuk mund të kalojnë Kanalin përmes rrugëve zyrtare.

"Ata nuk duhet të jenë këtu dhe janë vetëm për shkak të politikave të qeverisë," tha ajo. "Dhe kjo mund të ndryshojë brenda natës”.

Kampet shkatërrohen sistematikisht nga njësitë policore; shpërthejnë konflikte të dhunshme ndërmjet bandave të kontrabandës; patrullat e sigurisë ndjekin emigrantët për milje me radhë përgjatë vijës bregdetare dhe pavarësisht kësaj, shumë shpesh, në mëngjes, një tjetër varkë me njerëz nga e gjithë bota përfundon në brigjet e Britanisë.

shqiptaret ne britani

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje