Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Këta dy persona raportohet se janë vëllezërit e drejtoreshës së Agjencisë së Zhvillimit të Territorit, Adelajda Roka.
TIRANË- Detaje të reja kanë dalë nga operacioni i SPAK ndaj grupit të Suel Çelës në Elbasan. 21 persona janë vendosur në masë sigurie arrest me burg. Ndërkohë që dy prej tyre janë Xhino Roka dhe Marsel Roka.
Këta dy persona raportohet se janë vëllezërit e drejtoreshës së Agjencisë së Zhvillimit të Territorit, Adelajda Roka. Raportohet se gjatë kontrollit në shtëpinë e vëllait të Rokës janë gjetur të gjitha lejet e ndërtimit në jug të vendit. Agjencia e Zhvillimit të Territorit ishte ndër të parat që u krijua nga Edi Rama me ardhjen e tij në pushtet.
Operacioni i SPAK:
Prokuroria e Posaçme ka zhvilluar një operacion në Elbasan pas zbërthimit të bisedave në SKY ECC. Aksioni në Elbasan është zhvilluar për kapjen e Suel Çelës dhe goditjen e grupit të tij kriminal. Në kuadër të operacionit janë lëshuar 18 udhërarreste në burg, një urdhërarrest në shtepi dhe dy masa sigurie. Deri më tani janë ekzekutuar vetëm disa prej tyre.
Konkretisht masa “arrest në burg” është ekzekutuar për ish-gjyqtaren Pajtime Fetahu (gjatë ushtrimit të detyrës i shërbente krimit, ndodhet në arrest shtëpie për përfshirje në dosjen e grupit të Çopajve po në Elbasan), ish-kreun e gjyqtarëve në Elbasan Zihni Shahu, ish-shefin e krimeve në Tiranë, Dedan Gjonin (aktualisht në burg për dosjen “Metamorfoza 2”) dhe biznesmenin Marsel alias Bujar Shega (dyshohet se pastronte paratë e grupeve kriminale përmes kompanive të tij).
Në kuadër të operacionit që është zhvilluar dhe në Tiranë janë kontrolluar një sërë banesash, kryesisht në qytetin e Elbasanit, ish-gjyqtarësh, përfshirë edhe ato të Zihni Shahut dhe Taulant Tafës, dhe 2 ish-prokurorëve. Të sipërpërmendurit dyshohet se kanë dhënë vendime korruptive duke favorizuar Suel Çelën dhe grupin e tij kriminal. Me urdhër të SPAK, forcat e policisë kanë ushtruar kontrolle të befasishme në ‘bazat’ e Suel Çelës. Operacioni u organizuar pas zbërthimit të bisedave në SkyECC, ku ka dyshime se emrat e gjyqtarëve përmenden në një bisedë për zbutjen e një mase sigurimi personal. Operacioni i SPAK për ekzekutimin e masave të sigurisë, i cili po mbështetet nga Europol dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese shqiptare dhe evropiane, është në vijim.
Eduart Reçi TIRANA- Vëllezërit Shkëlqim dhe Florian Duka të arrestuar për vrasjen e biznesmenit Eduart Reçi kan...
SPAK TIRANË- Me goditjen e grupit kriminal të drejtuar nga Suel Çela, Prokuroria e Posaçme ka njoftuar zbulimin e detajeve të ...
Elton Kila TIRANË- SPAK ka goditur grupin kriminal të drejtuar nga Suel Çela, teksa zbulon detaje nga ngjarjet kriminale. Janë zbardh...
Foto ilustruese PRESHEVA- Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg do të jetë adresa e radhës ku do të dr...
Ardian Çapja TIRANË- SPAK ka zbardhur detaje nga atentati i ndodhur në Elbasan ndaj Ardian Çapjas. Nga dinamika e zbardhur, rezulto...
SPAK ELBASAN- Detaje të reja kanë dalë nga zbërthimi i operacionit të Prokurorisë së Posaçme në zon&eum...
Suel Çela TIRANË- Detaje të reja kanë dalë nga aksioni i Prokurorisë së Posaçme kundër grupit krimina...
Autori dhe viktima TIRANA- Autori i dyshuar i vrasjes së bashkëmoshatarit Martin Cani në shkollën “Fan Noli”, 14-vje&c...
pamje pas termetit TIRANË- Sot, 5 vjet nga tërmeti shkatërrues që goditi Shqipërinë dhe që mori jetën e 51 personav...
Pamje Pozicionuar mes detit Adriatik dhe Jon, Vlora është një nga ato qytete që lidhet pashmangshmërisht sa me detin, po aq edhe m...