26 Nëntor 2024, 12:05
Nga ZH.LL
pamje pas termetit
TIRANË- Sot, 5 vjet nga tërmeti shkatërrues që goditi Shqipërinë dhe që mori jetën e 51 personave dhe 1000 të tjerë mbetën të plagosur, duke lënë qindra të tjerë pa banesa. Në mesin e 51 personave që humbën jetën ishin edhe tetë fëmijë.
Tërmeti i 26 nëntorit me magnitudë 6.4, ishte ndër më të fortët që është regjistruar ndonjëherë në vendin tonë.
Tërmeti shkatërrimtar, është një prej ngjarjeve më të rënda që Shqipëria përjetoi nga fatkeqësitë natyrore, pasojat e të cilit ndihen edhe sot nga familjarë të mbetur pa shtëpi.
Dy nga zonat më të goditura nga tërmeti ishin Durrësi dhe Thumana, ku po ashtu aty ishte edhe numri më i madh i personave që humbën jetën. Por jo më pak edhe në bashkitë e Shijakut, Krujës, Kamzës, Kavajës, Kurbinit, Lezhës, Rrogozhinës.
Ndërtesa shumëkatëshe, shtëpi, shkolla të shembura, njerëz që kërkonin ndihmë, ambulanca, makina policie e ushtrie, janë imazhe të ngulitura fort në kujtesën e secilit. Ndërkohë që nën rrënoja, kërkoheshin dhe numëroheshin me shpresë numra jetësh të mbijetura.
Ndërkohë, sot, pa 5 vitesh, rindërtimi nuk ka ndalur pasi punimet vijojnë në disa zona të vendit.
Konkretisht deri më tani janë dorëzuar 5524 banesa individuale, 6139 apartamente të reja, ndërsa janë rikonstruktuar 167 shkolla në zonat e prekura.
Thumana është një lagje e re e rindërtuar, së bashku me lagjet në Vorë dhe dy në Tiranë, rruga “5 Maji” dhe “Kombinat”.
Rindërtimi është procesi më i kushtueshëm i cili është përballuar nga buxheti i shtetit edhe pse në konferencën e donatorëve në shkurt të 2020 u arrit të sigurohej një fond për 1.1 miliard eurosh, nga rreth 1 miliard dëm të përllogaritur.
termeti 26 nentor fatkeqesi natyrore pas 5 vitesh
Aktualitet
26 Nëntor 2024, 12:17
I.A
Pamje
Pozicionuar mes detit Adriatik dhe Jon, Vlora është një nga ato qytete që lidhet pashmangshmërisht sa me detin, po aq edhe m...
Aktualitet
26 Nëntor 2024, 12:19
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Prokuroria e Posaçme ka dalë me njoftim zyrtar lidhur me operacionin goditjen e grupit kriminal ku u lëshuan ...
Aktualitet
26 Nëntor 2024, 11:50
ZH.LL
Foto ilustruese
DURRËS- Një 50-vjeçar humbi jetën në mënyrë tragjike ditën e djeshme në Durrës. Më...
Aktualitet
26 Nëntor 2024, 12:02
I.A
Martin Cani
TIRANË- Shoku i Mario Përlleshajt autorit të vrasjes së Martin Canit, Kledjon Bejkaj është dorëzua...
Aktualitet
26 Nëntor 2024, 11:16
Izmir Akulli
Marjo Perlleshaj dhe Martin Cani
TIRANË- Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani ka marrë një rrjedhë tjetër, për shkak t&eum...
Aktualitet
26 Nëntor 2024, 10:57
ZH.LL
carabinieri
ITALIA- Një tjetër shqiptar është vrarë në Itali, pas një sherri në mes të rrugës. Ngjarja e ...
Aktualitet
25 Nëntor 2024, 15:19
I.A
Vodafone Albania
TIRANË- Vodafone Albania ka siguruar spektrin e ri 5G në brezat e frekuencave 3400-3800 MHz në ankandin e fundit të zh...
Aktualitet
26 Nëntor 2024, 10:48
M.B
Autori dhe viktima
TIRANA- Ditën e sot vendoset në lidhje me transferimin nga spitali të 14-vjeçarit Mario Përlleshaj i cil...
Aktualitet
26 Nëntor 2024, 10:32
ZH.LL
Nikolin Nika
ITALIA- 42-vjeçari shqiptar, Nikolin Nika u vra mbrëmjen e 24 nëntorit në Bettola të Italisë, teksa hetimet e ...
Aktualitet
26 Nëntor 2024, 10:28
M.B
Saimir Kodra dhe Pajtime Fetahu
TIRANA- Ish-gjyqtarja e Elbasanit, Pajtime Fetahu e cila ishte pjesë e listës së masave të siguris...